GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku: Industria shqiptare në vdekje klinike, prodhimi bie si në krizën e 2009-ës (video)

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Tabaku: Industria shqiptare në vdekje klinike, prodhimi bie si në krizën e 2009-ës (video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka ngritur alarmin për gjendjen e industrisë shqiptare, të cilën e cilësoi “në vdekje klinike”. Sipas saj, shifrat e fundit tregojnë se industria përpunuese ka rënë me 4,5% gjatë vitit të kaluar dhe me 3,5% në tre muajt e parë të këtij viti, duke shënuar një regres të thellë për të gjithë sektorët.

Tabaku kujtoi se kjo është hera e parë pas vitit 2009 – kur kriza financiare botërore tronditi ekonomitë në mbarë globin – që prodhimi në Shqipëri bie kaq ndjeshëm, duke zënë vetëm 7% të PBB-së.

“Faktorët janë të ditur prej kohësh: modeli ekonomik i ndërtuar nga qeveria është i varur nga ndërtimi dhe pastrimi i parave të pista, duke lënë pas dore prodhimin,” deklaroi ajo.

Një tjetër problem që sipas Tabakut ka goditur fort industrinë është zhvlerësimi i euros me rreth një të tretën e vlerës së saj, çka e ka bërë të pamundur shitjen e produkteve shqiptare në tregjet rajonale dhe europiane. Në të njëjtën kohë, rritja e kostove ka pamundësuar bizneset shqiptare të investojnë në cilësi dhe inovacion, duke ulur edhe konkurrueshmërinë. “Krenaria jonë, produktet shqiptare, sot nuk shiten. Nga fshati te industria, sektori i prodhimit po nxirret jashtë tregut. Ky është rezultat i një sistemi që favorizon pakicën dhe jo shumicën. Ky model duhet ndryshuar,” u shpreh deputetja demokrate.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/09/AQNa-XWHVh-zG5V3Drz0O5SB7LZMY5gLQ_jFmKqidfFa_MS1kUQ_a5VcnRxmP3xcSqmgiy9_XcK5LRRH2kXs53UInjt4CK0tCzbRQ-I.mp4

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Para
Zbulohet parcela kanabisi në Himarë: 302 bimë, 121 kg drogë dhe dy të shpallur në kërkim

Zbulohet parcela kanabisi në Himarë: 302 bimë, 121 kg drogë dhe dy të shpallur në kërkim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com