GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku kritikon projektligjin për investimet e huaja: I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare

09:58 - 20/12/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku kritikon projektligjin për investimet e huaja: I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale ndaj projektligjit të qeverisë për kontrollin e investimeve të huaja, duke e cilësuar atë si të vonuar, të mangët dhe pa garanci reale për sigurinë kombëtare dhe standardet europiane.

 

Ajo u shpreh se ka depozituar në Kuvend një ligj të plotë për screening-un e investimeve të huaja direkte (FDI), të hartuar me mbështetjen dhe ekspertizën e SHBA-së dhe BE-së, por theksoi se u rrëzua nga maxhoranca.

Tabaku shtoi se qeveria vjen me një version të cunguar të të njëjtit ligj, “vetëm pasi krizat e korrupsionit kanë nxjerrë në pah rrezikun real që vjen nga mungesa e filtrave seriozë”.

“Djalli fshihet gjithmonë në detaje,” theksoi Tabaku, duke vënë në dukje se ligji i propozuar nga qeveria parashikon që analiza e sigurisë së investitorëve të huaj të bëhet nga vetë qeveria, një qasje që ajo e konsideron thellësisht problematike, në një moment kur AKSHI është vënë në qendër të akuzave publike si grup i strukturuar kriminal.

Një tjetër problem madhor, sipas Tabakut, është fakti se ligji i qeverisë lë jashtë sektorë jetikë për sigurinë kombëtare si infrastruktura, energjia, teknologjia e informacionit dhe projektet Smart City.

Ajo ngriti shqetësimin se pa një analizë të thelluar dhe të pavarur, askush nuk garanton që investitorët, nënkontraktorët apo burimet e financimit në këta sektorë vijnë nga vende dhe interesa të sigurta.

Deputetja demokrate paralajmëroi se një strukturë e akuzuar për korrupsion dhe abuzim, e cila sot ka në dorë të dhëna sensitive si ato të Gjendjes Civile dhe E-Albania, nesër mund të administrojë edhe tenderë që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë publike, si kamerat e qyteteve.

“Ky nuk është thjesht një ligj për integrimin europian,” u shpreh Tabaku. “Është një çështje normash, standardesh dhe vlerash. Dhe shqiptarët nuk kanë arsye të besojnë se këto mund të garantohen nga një qeveri që po zhytet çdo ditë e më shumë në afera korrupsioni.”

Në përfundim, Tabaku ritheksoi se Shqipëria ka nevojë për një ligj serioz, gjithëpërfshirës dhe të besueshëm për kontrollin e investimeve të huaja, jo për zgjidhje formale dhe gjysmake që rrezikojnë sigurinë kombëtare dhe besimin e partnerëve ndërkombëtarë.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Ndryshimi i Kushtetutës/ Kurti mbështet nismën e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli
Breaking Views

Ndryshimi i Kushtetutës/ Kurti mbështet nismën e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

17:42 - 05/03/26
Thirrje urgjente nga Shoqata e Bankave: Mos u bëni pre e mashtrimeve telefonike
Breaking Views

Thirrje urgjente nga Shoqata e Bankave: Mos u bëni pre e mashtrimeve telefonike

17:33 - 05/03/26
Aksidentohet në vizat e bardha polici në Durrës
Aktualitet

Siguroi eksploziv për një ngjarje kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Durrës (Emri)

15:26 - 05/03/26
Para
Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi

Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndryshimi i Kushtetutës/ Kurti mbështet nismën e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli
Breaking Views

Ndryshimi i Kushtetutës/ Kurti mbështet nismën e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

17:42 - 05/03/26

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se mbështet kërkesën e Vjosa Osmanit për amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Lëvizja...

Lexo më shumë
Thirrje urgjente nga Shoqata e Bankave: Mos u bëni pre e mashtrimeve telefonike

Thirrje urgjente nga Shoqata e Bankave: Mos u bëni pre e mashtrimeve telefonike

17:33 - 05/03/26
Aksidentohet në vizat e bardha polici në Durrës

Siguroi eksploziv për një ngjarje kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Durrës (Emri)

15:26 - 05/03/26
Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan

Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan

15:10 - 05/03/26
I dënuar me 7 vite burg, arrestohet 60-vjeçari i shpallur në kërkim

Sherr mes tre personave, plagoset me thikë një person në Pogradec

14:57 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com