GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike është ligji i qokave për miqtë e qeverisë

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike është ligji i qokave për miqtë e qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar projektligjin e ri për investimet, të hedhur për konsultim publik nga qeveria.

Ajo shprehet se propozimi ndryshon emërtimin e investimeve strategjike, por ruan mekanizmat dhe përfitimet që, sipas saj, kanë favorizuar miqtë e pushtetit.

“Të njëjtat zakone, por me emër të ri. Të njëjtat mekanizma, por tashmë me një emër të ri”, deklaron Tabaku, duke e cilësuar ligjin ekzistues të investimeve strategjike si “ligji i qokave për miqtë e qeverisë”.

Sipas deputetes demokrate, projektligji nuk sjell ndryshim në thelb. Ajo argumenton se, përmes emërtimit “Zona të Zhvillimit Prioritar”, propozimi ruan mundësinë e përfitimit të pronave dhe aseteve publike, trajtimin e veçantë, uljen e taksave dhe favoret e parashikuara për investimet strategjike.

“Investimet strategjike do të vazhdojnë, por kësaj radhe do të jenë me një emër të ri, me të njëjtin mekanizëm, me të njëjtat favore”, shprehet Tabaku.

Në analizën e saj, deputetja ngre shqetësimin se ky mekanizëm do të shtrihet edhe në bregdet, duke vijuar praktikën që ajo ka kundërshtuar në zbatimin e ligjit aktual.

Tabaku e lidh kritikën edhe me angazhimet e qeverisë përpara Komisionit Europian.

Sipas saj, ndryshimi i emrit, ndërkohë që ruhen mekanizmat e ligjit, nuk përmbush premtimin për ndryshimin e tij dhe përbën një përpjekje për të paraqitur si reformë vazhdimin e së njëjtës praktikë.

Ajo kujton se ligji është shtyrë gjashtë herë dhe ndryshuar nëntë herë, ndërsa thekson se duhej të ishte pezulluar. Për Tabakun, propozimi i ri ruan thelbin e skemës së investimeve strategjike, pavarësisht emërtimit të ri.

Tabaku:

Ligji i Investimeve Strategjike, ose siç e njohim të gjithë, “ligji i qokave për miqtë e qeverisë”, megjithëse po i ndryshojnë emrin dhe po bëjnë një projektligj të ri, vazhdon të ruajë të njëjtin mekanizëm.

Të njëjtat zakone, por me emër të ri. Të njëjtat mekanizma, por tashmë me një emër të ri.

Projektligji për investimet, që qeveria ka nxjerrë për konsultim dhe që përfshin edhe investimet strategjike, nuk ka asnjë ndryshim në thelb nga ligji që është sot.

Do t’i quajnë tashmë “Zona të Zhvillimit Prioritar”, në vend të investimeve strategjike. Përfituesit marrin pronat publike dhe asetet, marrin statusin e veçantë të trajtimit, marrin uljen e taksave dhe çdo favor që kanë përfituesit e investimeve strategjike.

Koncepti, sigurisht, do të shtrihet edhe në bregdet, sepse nuk ka mundësi që këta t’i kenë mbyllur investimet strategjike në bregdet.

Është pikërisht ai ligj që i premtuan Komisionit Europian se do ta ndryshonin. Ai ligj që e shtynë gjashtë herë, e ndryshuan nëntë herë dhe që duhej patjetër ta kishin pezulluar, sot vjen me një emër të ri.

Investimet strategjike do të vazhdojnë, por kësaj radhe do të jenë me një emër të ri, me të njëjtin mekanizëm, me të njëjtat favore.

Etiketa: Kryesore1Ligji Investimeve StrategjikeQokaTabaku

Lajme të lidhura

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…
Breaking Views

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat
Aktualitet

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe
Breaking Views

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26
Para
Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

Discussion about this post

TË FUNDIT

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…
Breaking Views

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se samiti i ardhshëm i NATO-s nuk do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2027....

Lexo më shumë
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26
“Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni”/ Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Faturat që paraqet SPAK nuk përputhen

“Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni”/ Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Faturat që paraqet SPAK nuk përputhen

19:18 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com