GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tabaku: E turpshme të merret borxh për pensione dhe paga, eurobondi përkeqëson situatën

në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku: E turpshme të merret borxh për pensione dhe paga, eurobondi përkeqëson situatën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, ngriti pikëpyetje në lidhje me borxhin publik të Shqipërisë.

Ajo argumentoi se ekonomia shqiptare nuk ka pasur ndonjë përfitim nga rritja e borxhit përkundrazi borxhi është marrë për të paguar pagat e të punësuarve.

“Qeveria e gjeti borxhin në 2013 në vlerën e 6.3 mld euro ndërkohë që në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 borxhi ka kapur vlerën e 10.29 mld euro. Nga një rritje e tillë e borxhit çfarë ka përfituar ekonomia shqiptare?! Dukshëm asgjë!” u shpreh Tabaku.

Ajo shtoi më tej se situata në tregjet botërore dhe mbi të gjitha situata në ekonominë globale do të ndikojë negativisht në normën e interesit për eurobondin.

Nënkryetarja Tabaku argumentoi se Eurobondi do të ndikohet në normën e interesit dhe në treg edhe nga situata e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve.

“Po merret borxh për paga, pensione dhe koncesione qe nuk ka ndodhur kurrë me pare. Borxhi ka arritur ne 95% te PBB!. Nuk duhet harruar se Shqipëria është një nga vendet e përfshira në listën gri të Moneyval. Kjo do të ndikojë në rezultatin e nxjerrjes së Eurobondit në treg”, – tha Tabaku.

Tabaku nënvizoi se situata e borxhit dhe menaxhimi i borxhit është trajtuar dhe nga FMN e cila ka kritikuar qeverinë Rama për të dy aspektet e menaxhimit dhe gjithashtu përdorimit të tij. FMN, sipas Tabakut, ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme shpenzimet e qeverisë duke vënë theksin tek mungesa e eficencës dhe dërgimit të borxhit në shpenzime jo eficente si ato të PPP-ve.

Etiketa: Jorida TabakuKomisioni i Ekonomise dhe Financave

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Para
Zyrtare/ Partizani rikthen sulmuesin, detajet e kontratës

Lajm i mirë për Partizanin, konfirmohet për derbi sulmuesi i dëmtuar

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com