GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tabaku ngre shqetësimin për menaxhimin e fondeve të BE-së: Zyra e qeverisë ka abuzuar me besimin e partnerëve

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj gënjen në Komisionin Hetimor/ Tabaku: Ti përdor SPAK si qen sulmi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimin lidhur me menaxhimin e fondeve të BE, nga zyra e ngritur për koordinimin e këtyre fondeve, që është në varësi të ministrisë së Financave. Tabaku thotë se kjo zyrë, ka ndryshuar destinacion dhe gjithashtu drejtues duke kompromentuar jo pak besimin dhe raportet me partnerët tanë në lidhje me donacionet.

“Ditën e djeshme Komisioni i Integrimit Europian diskutoi në lidhje me menaxhimin e fondeve të BE! Në korrik të vitit të kaluar me një vendim abuziv u krijua zyra për koordinimin e fondeve ku u përfshinë dhe fondet IPA të BE. Kjo zyrë që është krijuar pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që në fillimet e saj dhe që partnerët i kanë besuar, ka ndryshuar destinacion dhe gjithashtu drejtues duke kompromentuar jo pak besimin dhe raportet me partnerët tanë në lidhje me donacionet. Është fakt që partnerët ndërkombëtarë kanë shprehur pakënaqësi për kalimin e zyrës nën varësinë e drejtë për drejtë të kryeministrit! Ka një fakt të padiskutueshëm për mënyrën se si do të manaxhohen këto fonde nga kjo zyrë dhe gjithashtu pavarësinë e saj dhe decentralizimin si koncept. Mbledhja e disa përgjegjesive si ajo e informimit, koordinimit fondeve BE por dhe e funksioneve lokale në zyrën e KM është kundër parimeve evropiane të gjithëpërfshirjes e decentralizimit. Copëzimi i procesit të integrimit në një moment kur duhet patjetër një përgjegjësi e fortë politike, e lë këtë proces pa drejtues real. Përgjegjësia politike e ndarë nga ajo teknike si dhe nga ajo e koordinimit të fondeve thjesht eviton mbajtjen e përgjegjësive në një proces ku duhet të ketë një lidership të plotë. Ky proces kërkon vullnet politik më së pari, vullnet për të transformuar mënyrën se si kemi punuar e operuar deri dje, kërkon transformim rrënjësor të administratës publike, kërkon gjithëpërfshirje, kërkon që ta shndërrojë integrimin një prioritet e proces kombëtar! Ndjej keqardhje që deri më sot kjo nuk ka ndodhur! Me sa mundësi e hapësirë kam, do vazhdoj të përpiqem të ndryshoj këtë realitet, me sa forcë e mundësi kam do përpiqem të jap ide e sugjerime, fatkeqësisht zbatimi nuk është në dorën tonë! Duhet të ndryshojmë për të vazhduar përpara! Nuk ka asnjë rrugë tjetër!” – u shpreh Jorida Tabaku.

 

Etiketa: BEfondetJorida TabakuMenaxhimisheqtesimi

Lajme të lidhura

“Vera kaloi, zemërimi mbeti!”/ I riu: Qeveria Rama nuk e mbulon dot realitetin me propaganda
Aktualitet

“Vera kaloi, zemërimi mbeti!”/ I riu: Qeveria Rama nuk e mbulon dot realitetin me propaganda

20:51 - 26/08/26
Aktivisti Arben Kola: Kërkojmë konfiskimin e pasurive, arrestoni Ramën dhe Ballukun!
Aktualitet

Aktivisti Arben Kola: Kërkojmë konfiskimin e pasurive, arrestoni Ramën dhe Ballukun!

20:37 - 26/08/26
Protesta 88 kundër qeverisë, qytetari komenton prangosjen e Ergys Agasit: Lajm i mirë! Duam arrestimin e Ballukut dhe Ramës
Aktualitet

Protesta 88 kundër qeverisë, qytetari komenton prangosjen e Ergys Agasit: Lajm i mirë! Duam arrestimin e Ballukut dhe Ramës

20:21 - 26/08/26
Para
Balla mesazh prekës për Bujar Nishanin: Erdhi nga fusha ushtarake, por respektoi Kushtetutën

PS, kundër propozimit të PD për rritjen e numrit të Bashkive

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Vera kaloi, zemërimi mbeti!”/ I riu: Qeveria Rama nuk e mbulon dot realitetin me propaganda
Aktualitet

“Vera kaloi, zemërimi mbeti!”/ I riu: Qeveria Rama nuk e mbulon dot realitetin me propaganda

20:51 - 26/08/26

Protesta e 88-të kundër qeverisë Rama është zhvilluar me tone të forta politike dhe kritika të ashpra ndaj mazhorancës. Në...

Lexo më shumë
Aktivisti Arben Kola: Kërkojmë konfiskimin e pasurive, arrestoni Ramën dhe Ballukun!

Aktivisti Arben Kola: Kërkojmë konfiskimin e pasurive, arrestoni Ramën dhe Ballukun!

20:37 - 26/08/26
Protesta 88 kundër qeverisë, qytetari komenton prangosjen e Ergys Agasit: Lajm i mirë! Duam arrestimin e Ballukut dhe Ramës

Protesta 88 kundër qeverisë, qytetari komenton prangosjen e Ergys Agasit: Lajm i mirë! Duam arrestimin e Ballukut dhe Ramës

20:21 - 26/08/26
Arrestimi/ Biznesmeni Ergys Agasi në makinë me krahun e djathtë të Prodës! Edhe Uljan Shpataraku ishte në kërkim

Arrestimi/ Biznesmeni Ergys Agasi në makinë me krahun e djathtë të Prodës! Edhe Uljan Shpataraku ishte në kërkim

20:12 - 26/08/26
Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi

19:43 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com