GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tabaku publikon dokumentet për rrugën Kardhiq-Delvinë: Shpenzimet u rritën me 30 %

10:24 - 06/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nafta po shkon 300 lekë”, Tabaku: Rama ka rritur taksat, qeveri e oligarkëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë lidhur me projektin e rrugës Kardhiq-Delvinë duke thënë se është shembulli konkret se si keqpërdoren paratë e shqiptarëve.

Tabaku ka publikuar në Facebook një dokument për financimet e këtij projektit ku sipas saj prej vitit 2018, në këtë rrugë kanë përfunduar vetëm 35 km, ndërsa projekti duhet të kishte përfunduar me kohë.

Deputetja demokrate thotë se ky projekt nisi me 5.2 mld lekë dhe më pas shkoi në 6.7 mld lekë ndërsa thotë se ndërkohë qeveria ka ndihmë më të ulët në rajon.

“A duhet të normalizojmë korrupsionin? Në shqip, fjala e urtë popullore “I kushtoi sa frëngu pulën” do të mund të kuptohej nën shembullin e rrugës Kardhiq Delvinë që nisi me një parashikim në buxhetin afatmesëm me vlerë 5.2 mld lekë dhe që më pas shkoi në 6.7 mld lekë. Kjo rrugë ka dhe një nga historitë më domethënëse se si paratë e taksave të shqiptarëve keqpërdoren vazhdimisht për t’u ofruar herë pas here shqiptarëve një copëz tuneli si një arritje e madhe. Rruga ka nisur që në vitin 2018 dhe është thuajse 35 km e gjatë, me logjikë duhet të kishte përfunduar me kohë, por nuk ka përfunduar. Njësoj si shumica e rrugëve të nisura nga kjo mazhorancë, përfshirë dhe kryeveprën e dështimit rruga e Arbrit, kjo rrugë ka pësuar rritje të vazhdueshme të shumës, dështime me tendera dhe shenja të qarta abuzimi me fondet. Vetëm vitin e fundit shpenzimet për këtë rrugë janë rritur me thuajse 30% duke treguar më shumë hallin e qeverisë për të hedhur në xhepat e kompanive që ndërtojnë këtë rrugë se sa përfundimin e saj. Sivjet jemi në një vit ku shpenzimet e çdo qytetari po rriten me nga 30%-40% ndërkohë që qeveria jonë ka ndihmën më të ulët në rajon për familjet. Fotot e bukura, projektet 3 D dhe pamjet video vetëm sa mbulojnë korrupsionin e një qeverie që i ka lënë rrugët dhe shqiptarët rrugëve”, tha Tabaku.

Etiketa: financaKryesore1Tabaku

Lajme të lidhura

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE
Breaking Views

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces
Breaking Views

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26
U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK
Breaking Views

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK

15:26 - 11/03/26
Para
Çfarë ndryshimi! Shikoni si dukej Sarah kohë më parë

Sarah Berisha vihet në siklet në emisionin që prezanton vetë: I ke rënë qylit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com