GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku: Qeveria është një anije që fut ujë nga të gjitha anët, sistemi i kapur po mbyt Shqipërinë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku: Korporata e Investimeve, rrezik për pronat publike, vepron pa kontroll
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka përshkruar qeverisjen aktuale si një anije që fut ujë nga të gjitha anët, të kapur nga një sistem i ndërtuar për të përqendruar pushtetin, paratë publike dhe asetet strategjike në pak duar.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se listës së institucioneve të kapura i shtohet tashmë edhe AKSHI, duke denoncuar faktin se 96% e tenderave në sektorin e teknologjisë së informacionit përfundojnë tek i njëjti biznesmen. Sipas saj, ky përqendrim nuk është rastësi, por pjesë e një skeme të ndërtuar që prej vitesh.

“Qeveria sot është e delegjitimuar. Është një anije që po fut ujë nga të gjitha anët, me një kapiten që bën sikur nuk e di çfarë po ndodh. Por është pikërisht ai që e ka ngritur këtë sistem,” deklaroi Tabaku.

Tabaku theksoi se i njëjti model përsëritet në çdo sektor: nga rrugët dhe energjia, te teknologjia e informacionit dhe deri te fermerët. “Gjithçka shkon vetëm në pak duar, në duar që kanë vrarë konkurrencën dhe nuk lejojnë më funksionimin e ekonomisë së tregut,” u shpreh ajo.

Sipas saj, ky sistem ka përjashtuar të rinjtë e talentuar dhe bizneset shqiptare me eksperiencë, duke i lënë jashtë garës për tendera dhe investime, ndërsa favorizon gjithmonë të njëjtët aktorë pranë qeverisë.

Në përfundim, Tabaku tha se ky sistem ka vrarë garën, ka vrarë konkurrencën dhe ka vrarë shpresën, duke theksuar se “këtë sistem duhet ta rrëzojmë dhe ta ndryshojmë”, pasi Shqipëria nuk mund të ecë përpara me një shtet të kapur që po mbyt vetveten.

Etiketa: anijeqeveriTabaku

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Para
BKH kontroll në bizneset e Klajdi Merkajt, dyshohet se pastroi milionat e marra nga AKSHI

BKH kontroll në bizneset e Klajdi Merkajt, dyshohet se pastroi milionat e marra nga AKSHI

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka vendosur që të bojkotojë mësimin në të gjitha universitetet publike, duke...

Lexo më shumë
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Policia ndërhyn brenda lokalit te Tajvani! Efektivët e maskuar shoqërojnë 3 të rinj: Nuk kemi bërë asgjë

Policia ndërhyn brenda lokalit te Tajvani! Efektivët e maskuar shoqërojnë 3 të rinj: Nuk kemi bërë asgjë

21:58 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com