GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku: Reforma Territoriale do ju fusë në listën e turpit! Sistemi i kalbur i Ramës e shkatërroi Shqipërinë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku: Reforma Territoriale do ju fusë në listën e turpit! Sistemi i kalbur i Ramës e shkatërroi Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kundërshtoi në Kuvend avancimin e Reformës Territoriale, duke paralajmëruar deputetët e mazhorancës se vota pro ndryshimeve do t’i vendoste, sipas saj, në atë që e cilësoi si “listën e turpit”.

Tabaku akuzoi mazhorancën se po ndërmerr një reformë pa dëgjuar qytetarët dhe komunitetet që preken prej saj.

Ajo veçoi Tiranën, duke theksuar se një e treta e popullsisë së vendit, sipas saj, nuk është dëgjuar gjatë procesit.

Sipas deputetes demokrate, ndryshimet nuk përbëjnë një reformë të mirëfilltë administrative, por një ndërhyrje me karakter politik, elektoral dhe ekonomik.

Pjesë nga fjala e Tabakut: 

Të nderuar kryetarë, të nderuar kolegë,Ka disa lista, në fakt, që nuk i bëjnë nder politikës. Lista e atyre që kanë miratuar shembjen e Teatrit Kombëtar është një listë turpi për politikën.

Lista e atyre që kanë miratuar ligjin e investimeve strategjike është një listë turpi për politikën. Lista e atyre që kanë miratuar ligjin e zonave të mbrojtura është një listë turpi për politikën.

Këtyre do t’u shtohet njëkohësisht lista e atyre që do të shkrijnë sot, me një të rënë të lapsit, 50 bashki, pa dëgjuar zërin e qytetarëve, në kundërshtim me të gjitha vendimet e këshillave bashkiakë të të paktën tre muajve të fundit, pa dëgjuar asnjë përfaqësues të vetëm të Bashkisë së Tiranës.

Një e treta e vendit do të mbetet e padëgjuar në reformën e re territoriale që miratohet sot në Parlament.

Kjo nuk është në fakt një reformë territoriale. Kjo është një reformë politike, kjo është një reformë elektorale, kjo është një reformë edhe ekonomike, për të përqendruar në duart e Edi Ramës të gjithë pushtetin ekonomik në ato bashki, me të përzgjedhurit e vet.

Ndërkohë që flasim, nga 61 bashki, [numër i paqartë në transkript] prej tyre janë nën hetim, janë në SPAK. Dje, zoti Mazniku, që po dëgjon nga fundi i sallës, pranoi dhe tha se Bashkia e Tiranës drejtohet nga burgu.

A ka sot paradoks më të madh sesa të thuash se Bashkia e Tiranës drejtohet nga burgu? A e kuptoni se ku ka përfunduar qeverisja socialiste? A e kuptoni se për çfarë protestojnë njerëzit sot, prej 130 ditësh, edhe në këto momente jashtë derës?

Pikërisht për këtë arrogancë pushteti, që ka përmbledhur të gjithë pushtetin ekonomik, politik e mediatik; për këtë sistem të kalbur që, në fakt, e ka shkatërruar Shqipërinë.

Qytetarët e Tiranës, një e treta e vendit, nuk janë dëgjuar. Këshillat bashkiakë, edhe ata me shumicë socialiste, nuk janë dëgjuar. Kanë votuar kundër kësaj reforme.

Etiketa: Kryesore1RamasistemiTabaku

Lajme të lidhura

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?
Breaking Views

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

23:05 - 28/10/26
“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…
Breaking Views

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26
Veliaj kërkesë zyrtare institucioneve përkatëse: Dua urdhrin, arsyen e transferimit
Breaking Views

Veliaj kërkesë zyrtare institucioneve përkatëse: Dua urdhrin, arsyen e transferimit

20:31 - 28/10/26
Para
Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e ish-deputetit socialist Paulin Sterkajt

Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e ish-deputetit socialist Paulin Sterkajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?
Breaking Views

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

23:05 - 28/10/26

SPAK i ka komunikuar mbylljen e hetimeve ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tetë ditë pas komunikimit të 5 akuzave.. procesi përfshin më...

Lexo më shumë
“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26
Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

20:59 - 28/10/26
Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

20:53 - 28/10/26
Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com