GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tabela me çmimet: Rekord Jali dhe Palasa, më lirë Velipoja dhe Shëngjini

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Turizmi u afrohet niveleve të parakrizës në qershor, efekti nga Kosova, rikthehen dhe polakët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimet këtë verë janë rritur në tërësi në bregdetin shqiptar. Kjo rritje varion nga zona në zonë, por luhatet mes 10-50%. Diku ndryshimet janë të justifikuara nga kostot dhe për këtë janë të vetëdijshëm të gjithë, diku rol ka dhënë edhe nga kërkesë/oferta e në disa raste, rritja cilësohet si e pabazuar. Por si kanë ndryshuar çmimet në raport me një vit më parë dhe cilat janë destinacionet më të lira dhe më të shtrenjta këtë verë në Shqipëri?

Destinacionet më të lira, edhe këtë vit, sikurse një vit më parë vijojnë të mbeten Velipoja dhe Shëngjini. Për çmimet mesatare të poshtme, rritja nga viti 2021 në vitin 2022 është me 25%, ndërkohë për mesataren e sipërme kjo rritje është rreth 15% për Velipojën dhe rreth 20% për Shëngjinin. Gjithsesi ajo që duhet theksuar për këto dy rajone është fakti që hotelet me çmime mesatare relativisht të larta kanë të përfshira paketa me mëngjes dhe darkë, duke justifikuar disi rritjen por edhe duke tentuar që të bëhen tërheqëse për turistët, si një alternativë ekonomike.

Çmimi mesatar i poshtëm për një dhomë dyshe në periudhën e fundkorrikut apo gushtit luhatet në 35 euro. Një vit më parë, ky çmim ishte 25 euro. Kjo rritje me thuajse 40% duket se lidhet më shumë sipas tur-operatorëve me rritjen e kërkesës sesa me kostot. Hotelet luksozë në këtë zonë, ndërkohë kanë rritur çmimet me rreth 15% dhe një pjesë e tyre kanë të përfshirë edhe paketa ose vetëm mëngjes.

Durrësi është ndër të paktët destinacione për shkak edhe të kapaciteteve të konsiderueshme akomoduese, por edhe apartamenteve private që ofron mundësi zgjedhjeje për të gjithë, si për pushimet ekonomike ashtu edhe për ato luksoze. Në Vlorë hotelet që ofrojnë çmime të mesatares së poshtme nuk e kanë ndryshuar këtë në raport me një vit më parë. Pra nëse në 2021, një dhomë dyshe e lirë mund të gjendej për 35 euro, aq mund të sigurohet edhe këtë vit. Ai që ka ndryshuar është çmimi për mesataren e sipërme që shkon deri në 200 euro, ku në raport me një vit më parë, është me një rritje rreth 35%.

Jugu mban rekordin e çmimeve të kripura, por kjo lidhet edhe me faktin që në disa destinacione, nuk kemi të bëjmë me hotele tipike por me vila. Në Palasë, një vilë ku mund të akomodohen më shumë se 7 persona, mund të gjendet edhe për 450 euro/nata kurse një vit më parë, ishte 280 euro/nata. Nga ana tjetër në Jal, çmimet mesatare të poshtme kanë mbetur njëlloj në 60 euro ndërkohë që çmimet e mesatares së sipërme shkojnë në ditë të caktuara edhe 350 euro nata, nga 280 euro një vit më parë.

Në Sarandë çmimet për hotelet mesatare të konsideruara të lira janë rritur me 10%, ndërsa për mesataren e sipërme me 15%. Sa i takon shezloneve Velipoja, Shëngjini dhe Durrësi kanë çmimet më të lira ku dominon kryesisht ai 500 lekë por te dy destinacionet e para mund të gjesh edhe më lirë, madje për klientët e hoteleve që kanë edhe plazh, ato janë falas. Ndërkohë që në Jug, në përgjithësi, çmimet luhaten mes 1000 dhe 2000 lekë. Nuk mungojnë as raste përjashtues, me çmime më të shtrenjta por kjo lidhet me plazhe ekskluzivë ose zona të cilësuara si “prive”.

Etiketa: CmimejalePalasapushimeShengjin

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
U arrestua pas ndjekjes nga policia, lirohet vrasësi në Vlorë

U arrestua pas ndjekjes nga policia, lirohet vrasësi në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet
Breaking Views

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

Tensione të forta janë regjistruar në qendër të Tiranës, ku janë hedhur molotovë në drejtim të forcave të Policisë së...

Lexo më shumë
Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar

Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar

19:41 - 25/10/26
Tension pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve

Tension pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve

18:37 - 25/10/26
Policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit, në bulevard del edhe autoboti i ujit, hidhet gaz lotsjellës

Policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit, në bulevard del edhe autoboti i ujit, hidhet gaz lotsjellës

18:06 - 25/10/26
Përplasje me policinë hidhen gurë, thyhen xhamat e katit të parë tek Kryesia e Kuvendit

Përplasje me policinë hidhen gurë, thyhen xhamat e katit të parë tek Kryesia e Kuvendit

17:48 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com