GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

TABLOTË/ Abdurrahim Buza, piktori që shkroi me penel historinë e shqiptarëve

22:59 - 07/11/25
në Aktualitet, Kulturë, Lajme
Kohë leximi: 4 min
A A
TABLOTË/ Abdurrahim Buza, piktori që shkroi me penel historinë e shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Abdurrahim Buzës, kujtesa jonë kolektive rikthehet tek ai njeri që i dha ngjyrë një epoke të tërë; që i foli historisë sonë me zërin e një peneli të ndezur e një shpirti që nuk u lodh së kërkuari rrënjët. Pavarësisht kohës në të cilën jetoi, tablotë e tij mbeten një thirrje e ethshme e gjakut, një rikthim i ngulmët tek identiteti, tek epika, tek tradita, tek etnosi, tek saga e një populli që kërkoi të mbijetonte përmes kujtesës.

Në çdo vepër të tij është një rrahje zemre, një shenjë e padukshme që ai e ktheu në dritë. Paleta e tij, e ngrohtë dhe e ndezur, nuk është thjesht zgjedhje estetike: është një arkaizëm i endur me përkushtim, një dëshmi se arti mund të jetë edhe strehë, edhe shpallje, edhe revoltë e heshtur kundër një kohe që shpesh deshi ta tjetërsonte.

Arti i Abdurrahim Buzës i përket një plejade krijuesish që guxuan. Ata u përpoqën të ruanin atë që mund të humbiste nën trysninë e sistemit politik dhe syrit vigjilent të çensorëve. Por Buza, me mënyrën e tij të tërhequr, me qasjen e tij meditativo-pamore, i shpëtoi realitetit të momentit për të kapur përtej tij: thelbin e një kombi dhe historinë e tij në udhëkryqet e kohës.

TABLOTË/ Abdurrahim Buza, piktori që shkroi me penel historinë e

Në tablotë e tij, qoftë “Refugjatët”, “Malësori”, “Vajza gjakovare”, “Dasma gjakovare”, “Lojërat popullore” apo “Azem Galica dhe luftëtarët”, nuk shohim vetëm figura; shohim shpirtëra. Ai i rikrijoi ata jo si modele, por si shenja të një kujtese të largët, si jehona të një bote që kërkonte të dokumentohej, të rrëfehej, të përjetësohej. Punimet e tij mbeten testament i origjinës së vet dhe i rrënjëve të tij kosovare, të cilat i mbarti me dinjitet dhe me drojë krijuese deri në fund.

I lindur në Shkup më 22 dhjetor 1905, nga një familje gjakovare, Buza u rrit mes rrugëtimit, brengës dhe shpërnguljes. Më pas, falë kujdesit të Bajram Currit, vijoi shkollimin në Shkodër, Tiranë dhe Normalen e Elbasanit. Ishte një djalë që kërkonte penelin si mënyrë të vetën të të folurit.

Studimet në Torino e Firence e formësuan estetikisht, por nuk ia ndryshuan qasjen shpirtërore. Ai mbeti i lidhur me origjinën. Me kthimin në Shqipëri, punoi si mësues vizatimi, duke edukuar breza të tërë, e që nga viti 1947, edhe në shkollën artistike “Jordan Misja”, ku doli në pension më 1966.

Punimet e tij u ekspozuan për herë të parë në prill të 1945-s – një moment kyç ku zëri i tij u bë publik. Dhe që prej asaj dite, ai ishte pjesëmarrës i përhershëm në çdo aktivitet kombëtar, brenda e jashtë vendit: Itali, Austri, Francë, Gjermani, Kinë, Bullgari, Armeni, Greqi, Egjipt, Australi, Maqedoni e deri në Kosovë. Kudo, Buza dëshmoi një identitet të pakrahasueshëm stilistik, një origjinalitet që nuk mund të ngatërrohej me askënd.

TABLOTË/ Abdurrahim Buza, piktori që shkroi me penel historinë e

Ngjyrat e tij të ndezura dhe naiviteti i ëmbël fshatar, që shumëkush e ka quajtur “primitiv”, janë në të vërtetë një kujtesë e rizgjuar, një gjuhë e të parëve, një shenjë e pandërprerë e identitetit shqiptar.

Ai ishte student i Galileo Chinit, një mjeshtër që e njohu Buzën me traditën dekorative italiane, por nuk e ktheu atë në epigon. Përkundrazi, Buza e ktheu këtë ndikim në shtysë për të kërkuar veten.

Kritika e kohës e ka vlerësuar Buzën si një nga zërat më origjinalë të artit shqiptar të shekullit XX. “Krijimtaria e tij, shkruhet në gazetën Shekulli, na bën të vetëdijshëm se është koha për të shkruar historinë e plotë të artit shqiptar, bazuar në koncepte bashkëkohore dhe në vlerësim të drejtë të atyre që kontribuuan në të.”

Në tre grupet ku zakonisht ndahet vepra e tij, akademike, popullore dhe meditativo-epike, Buza shfaqet gjithmonë i njëjtë në tensionin e brendshëm: kërkues, ndershmërisht i sinqertë, i përkushtuar. Pavarësisht etiketimeve, vepra e tij nuk është “primitivizëm”, por është fryt i një meditimi të gjatë dhe një kujtese të thellë që i ishte ngulur në shpirt.

TABLOTË/ Abdurrahim Buza, piktori që shkroi me penel historinë e

Abdurrahim Buza i mbijetoi kohës së tij, sepse mbeti besnik ndaj origjinës, ndaj traditës, ndaj kujtesës kombëtare. Ai ndërtoi një art që modernizoi shprehjen estetike jo duke iu shmangur censurës, por duke ngritur një identitet krijues aq të fortë, saqë nuk mund të shuhej.

Ai dëshmoi se edhe në kohën më të zymtë të realizmit socialist, arti i bukur mund të ekzistonte. Mund të depërtonte si dritë e padukshme. Mund të fitonte. Dhe Buza fitoi, jo përmes kompromisit, por përmes origjinalitetit të padiskutueshëm.

U shua më 7 nëntor 1986, por vepra e tij mbeti dritë e qartë e pikturës shqiptare. Ai mbetet një nga ata mjeshtër që nuk u plaken kurrë. Sepse kujtesa nuk plaket. Sepse kujtesa, kur është e vërtetë, frymon përmes brezave.

Lajme të lidhura

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”
Lajme

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Para
Rrëfim i sinqertë nga Ervin Salianji: “Grida është fat në jetën time”

Rrëfim i sinqertë nga Ervin Salianji: “Grida është fat në jetën time”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com