GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Taçi zbulon implikimin e drejtorit të bankës dhe noterit në transfertën e Cosa Nostrës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Taçi zbulon implikimin e drejtorit të bankës dhe noterit në transfertën e Cosa Nostrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për “Top Story”, Rezart Taçi ka zbuluar implikimin e drejtorit të bankës dhe noterit në transfertën e Cosa Nostrës. Ai kishte përfshirë njerëzit më të besuar në Tiranë, kunatin Artur Balla dhe truprojën Bledar Lilo. Ai rezulton aksioner në kompani nafte dhe televizionin e mbyllur prej vitesh “Albanian Screen” që në fakt, njihen publikisht si kompani të Taçit.

“Në datë 2 Gusht të vitit 2021 Petruzzela kishte udhëtuar në Tiranë ku shoqërohej nga dy qytetarë shqiptarë, Artur Balla dhe Bledar Lilo, ishte paraqitur në filialin e Alpha Bank për të paraqitur një prokurë nga Francesco Zummo ku autorizohej të kishte akses dhe të kryente transferta përmes llogarisë së tij”

Këtu, del edhe emri i noterit shqiptar që ka lëshuar prokurën. Bëhet fjalë për një noter të Dhomës së Tiranës me mbiemrin Hamzaj. Emri i tij shfaqet edhe në një tjetër moment në dosjen italiane, por pa zbuluar identitetin e plotë.

Transferimi i 18.3 milionë eurove në llogarinë e një 90-vjeçari Italian kishte rënë në sy dhe ky ishte operacion kompleks që kërkonte bashkëpunim edhe nga sistemi bankar. Nga përgjimi i financierit Petrzzela, bie në sy fakti se drejtoria qendrore e bankës nga Athina kishte reaguar. Por, drejtori i degës në rrugën Pjetër Budi në Tiranë e kishte menaxhuar mire situatën.

“Ishte i zoti drejtori i bankës ku shkuam sepse e thirrën nga banka qendrore në Athinë duke i thënë: Pse dreqin i hap llogari një mafiozi”.
“Në Shqipëri ndodh që ka tendencë të shtuar për këto para, shkak s linja tradiconale si dikur si Zvicra kanë ndryshuar kontrollet e sigurisë për shkak të krimit të organziaur, sekreti bankar aty tashmë është më i brishtë. Kurse në vende si Ballkani janë linjë e re testimi”u shpreh Ervin Karamuço.

Të gjitha lëvizjet e italianëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë ishin nën survejimin e prokurorisë italiane. Në lojë u fut edhe prokuroria speciale shqiptare SPAK. Problemet nisën të shfaqen në 29 Shtator kur financieri i mafiozit Zummo mbërrin në Tiranë. Ai nuk mundet të transferojë paratë.

“Do të kufizoheshin vetëm në verifikimin e parave në llogari, pa mundur që ti spostojnë pasi siç i kishte shpjeguar drejtori i bankës një operacion kaq i shpejtë do të kishte sjellë dyshime tek drejtoria qendrore në Athinë dhe tek autoritetet e pastrimit të parave.”

Etiketa: Cosa nostradrejtori i bankesimplikimnoteriRezart Tacitransferta

Lajme të lidhura

Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

14:59 - 21/10/26
Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë
Aktualitet

Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

14:45 - 21/10/26
Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!
Aktualitet

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

14:16 - 21/10/26
Para
Horrori në Fier, Rama: T’i jepet dënim ekstrem autorit

Rama: Kë kam futur në burg për dritat

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes
Sport

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26

Armando Sadiku ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 35-vjeçare. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare zgjodhi të “varë këpucët në gozhdë”,...

Lexo më shumë
Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin

Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin

15:15 - 21/10/26
Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

14:59 - 21/10/26
Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

14:45 - 21/10/26
Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

14:30 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com