GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SKANDALI/ Kryebashkiaku britanik nuk deklaroi vizitën e paguar në Tiranë ku u takua me Ramën e Veliajn

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
SKANDALI/ Kryebashkiaku britanik nuk deklaroi vizitën e paguar në Tiranë ku u takua me Ramën e Veliajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti i Kombinuar i Tees Valley (TVCA) i ka dhënë dy ditë kohë kryebashkiakut të tij Ben Houchen, për të deklaruar udhëtimin e bërë në Shqipëri, shkruan media e huaj “Yorkshire Post”.

Kryebashkiaku konservator Lord Houchen bëri një udhëtim pune në Shqipëri në qershor 2022, të cilin deklaroi se e kishte paguar Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.  Mirëpo, pas publikimit të këtij lajmi nga mediet angelze si dhe ato shqiptare, TIA hodhi poshtë këto deklarata duke bërë me dije se nuk kanë paguar për vizitën e Houchen dhe delegacionit të tij.

Sipas kushtetutës së Tees Valley, të gjithë zyrtarët dhe anëtarët duhet të deklarojnë çdo ofertë dhuratash ose mikpritjeje, pavarësisht nëse ato pranohen apo jo.

Më 14 qershor të vitit të kaluar, kryebashkiaku Ben Houchen vizitoi Shqipërinë. Ai u takua me kryeministrin Edi Rama ku aso kohe u tha se në fokus të diskutimeve gjatë këtij takimi kanë qenë investimet e ndërsjellta mes Shqipërisë dhe rajonit të Luginës së Tees.

Ndërkohë, tre ditë më vonë Houchen u prit në zyrë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ku u diskutua për projektet koncesionare, ndërsa kryebashkiaku britanik ka vizituar edhe disa kantiere, të cilat deri më sot nuk janë bërë me dije se cilat kanë qenë.

Pas këtij takimi media angleze tha se vizita gjatë së cilës Houchen u takua me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paguar nga “Tirana International Airport”. Por menjëherë pas publikimit të këtij artikulli, Aeroporti i Tiranës mohoi se ka paguar për vizitën e kryebashkiakut britanik.

Pas këtyre deklaratave të njëpasnjëshme në Britani deputeti i Liberal Demokratëve Lord Scriven i cili është nënkryetar i Shoqatës së Qeverisjes Lokale dhe një ish-udhëheqës i Këshillit të Sheffield  i shkroi Autoritetit të Tees Valley për të bërë një ankesë zyrtare për atë që ai e shihte si ” shkelje e qartë” e rregullave të vetë Autoritetit, pasi kryebashkiaku nuk e kishte deklaruar këtë udhëtim të bërë.

Vetë Këshilli i Luginës së Tees u mbrojt duke deklaruar se Houchen nuk ka asnjë detyrim për të raportuar vizitën, pasi shifra për shpenzimet totale të tij ishte 1455.76 paund, ndërsa pragu për deklarimin e vizitave jashtë shtetit sipas ligjit britanik është 1500 paund. Por, në Britani çështja është kthyer tashmë në një skandal të madh ku u përfshi edhe Parlamenti.

Disa javë më parë qeveria britanike nisi hetimet për shitjen e 500 mijë tonëve skrap, sipas një marrëveshje që kryebashkiaku Houchen ka bërë me dy biznesmenë britanikë, Martin Corney dhe Chris Musgrave. Sipas laburistëve marrëveshjet i kanë shkaktuar miliona paund dëm qytetarëve britanikë.

Operacioni i shkrirjes së skrapit në terren drejtohet nga dhëndri i shqiptar i Corneyt, që quhet Orion Kotrri. Mediat britanike rapoartuan se Corney dhe Kotrri kanë qenë pjesë e delegacionit të kryebashkiakut gjatë vizitës së tij në Tiranë, duke hedhur kështu dyshime se dhëndri i oligarkut britanik mund të ketë qenë pika e kontaktit e takimeve që Lord Houchen zhvilloi në Shqipëri me qeveritarët e vendit tonë.

Lidhjet e kryebashkiakut britanik me shqiptarët kanë nisur të publikohen gjerësisht në mediat britanike. Madje ato janë bërë objekt debatesh dhe akuzash për korrupsion në Parlamentin Britanik.

Etiketa: kryebashkiaku britanik nën akuzëKryesore1Takimet me Ramën e Veliajn

Lajme të lidhura

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë
Aktualitet

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

12:52 - 22/06/26
Gazetari Osman Stafa u sulmua gjatë protestës, reagon SafeJournalists: Jemi për të raportuar dhe jo për t’u dhunuar
Aktualitet

Gazetari Osman Stafa u sulmua gjatë protestës, reagon SafeJournalists: Jemi për të raportuar dhe jo për t’u dhunuar

12:47 - 22/06/26
Protestuesit akuzojnë policinë për ‘taktika intimidimi’ me procedimet masive
Aktualitet

Protestuesit akuzojnë policinë për ‘taktika intimidimi’ me procedimet masive

12:36 - 22/06/26
Para
lajmi fundit

Makina e policisë përplas motoristin në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë
Aktualitet

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

12:52 - 22/06/26

 Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ështëi pashpresë. Gjatë një konference...

Lexo më shumë
Gazetari Osman Stafa u sulmua gjatë protestës, reagon SafeJournalists: Jemi për të raportuar dhe jo për t’u dhunuar

Gazetari Osman Stafa u sulmua gjatë protestës, reagon SafeJournalists: Jemi për të raportuar dhe jo për t’u dhunuar

12:47 - 22/06/26
Protestuesit akuzojnë policinë për ‘taktika intimidimi’ me procedimet masive

Protestuesit akuzojnë policinë për ‘taktika intimidimi’ me procedimet masive

12:36 - 22/06/26
Brunilda premtoi çadra me 700 lekë në Vlorë, pushuesit ankohen se po paguajnë shumëfishin

Brunilda premtoi çadra me 700 lekë në Vlorë, pushuesit ankohen se po paguajnë shumëfishin

12:28 - 22/06/26
“Je maskara dhe hajdut!” Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet për 30 ditë nga Kuvendi

Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e Agron Shehajt nga parlamenti për 30 ditë

12:13 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabet