GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Takimi Bislimi-Petkoviç, diskutime për targat dhe energjinë

22:29 - 10/05/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Takimi Bislimi-Petkoviç, diskutime për targat dhe energjinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe i Serbisë, Petar Petkoviç do të takohen të premten në Bruksel, me synimin për t’i dhënë zgjidhje çështjes së targave. Në Qeveri kanë thënë se do të diskutohet edhe për energjinë. Njohës të procesit dialogues kanë shprehur pritjen që kryenegociatorët të kthehen me marrëveshje nga Brukseli, pasi kanë konsideruar se për çështjet që do të diskutohet mund të jenë dakorduar paraprakisht në takimin që kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë pasur javën e shkuar në Berlin.

Mbërritja e një marrëveshjeje për targat mes Kosovës dhe Serbisë synohet të arrihet këtë të premte në Bruksel, gjatë një takimi të planifikuar mes delegacioneve të të dyja shteteve. Krahas për targat, në takimin mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë do të bisedohet edhe për energjinë, kanë konfirmuar në zyrën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Pas vënies së reciprocitetit në targa, të dyja vendet kanë mbërritur një marrëveshje të përkohshme, e cila parasheh mbulimin me stikers të denominimit dhe simbolit shtetëror që ndodhet në targën e secilit shtet. Marrëveshja parashihte që zgjidhja e përhershme, që nënkuptonte ridizajnim të targave, të mbërrihej brenda gjashtë muajsh. Por, ndonëse kjo periudhë ka kaluar, nuk ka një marrëveshje të firmosur dhe ajo synohet të mbërrihet në takimin e kryenegociatorëve Besnik Bislimit të Kosovës dhe Petar Petkoviqit të Serbisë.

Arbresha Loxha, drejtoreshë ekzekutive e Grupit për Studime Politike e Juridike, ka shprehur pritjen që marrëveshja për targat të arrihet në një afat të shkurtër. Ajo ka shprehur besimin se për arritjen e ujdisë u është bërë presion palëve në Berlin dhe pret që edhe ndonjë marrëveshje tjetër të mbërrihet, krahas asaj për targat.

“Për çka konsideroj që ka hapësirë dhe që mund të shtyhet përpara është në drejtim të marrëveshjes për energji, përtej kësaj për targat dhe gjithashtu marrëveshjes për të pagjeturit. Kjo duket që është duke u shtyrë më shumë edhe nga pala e Kosovës. Marrë parasysh presionin në takimin që ishte në Berlin dhe nevojën për të arritur një marrëveshje për targat mund të jetë e prishmë që marrëveshja për targat të arrihet në një afat të shkurtër”.

Nga ana tjetër, ndonëse jo për takimin e së premtes me dialogun në përgjithësi, është marrë të martën presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Pas takimit me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, Vuçiçi ka thënë se dialogu është e vetmja mënyrë drejt zgjidhjes së çështjeve të hapura. Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e tij, Vuçiçi dhe Sarrazi janë pajtuar që arritja e një marrëveshjeje të qëndrueshme është mënyra e drejtë.

“Duke folur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, bashkëbiseduesit u pajtuan se biseda është mënyra e vetme e drejtë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, si dhe për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme”, thuhet në këtë njoftim. “Presidenti theksoi se pret mbështetje konstruktive për dialogun dhe gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi që do të mundësonte stabilitet të qëndrueshëm në rajon me zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe mbi të gjitha formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, i cili ka munguar për më shumë se 9 vjet”.

E, në Kosovë nuk janë shprehur pritje për lëvizje domethënëse në kuadër të dialogut të nivelit të lartë.

Drejtoresha e GLSP-së ka thënë se përparimi në proces të dialogut është i mangët.

“Nuk mund të presim ndonjë përparim shumë të madh në proces të dialogut edhe në nivel teknik, por edhe në atë të nivelit të lartë”, ka thënë Loxha.

Megjithëkëtë, sipas saj, takimi i mbajtur në Berlin javën e kaluar do të ndikojë në shpeshtimin e takimeve mes kryeministrit Albin Kurti e presidentit Aleksandër Vuçiç.

“Sa i përket arritjes së një marrëveshjeje ose kornizimit të dialogut me marrëveshje dypalëshe që do të ketë në qendër njohjen reciproke konsideroj se krejt çfarë mund të presim, si nga shtytja që iu bë nga Berlini, por edhe në përgjithësi, është që të dy vendet të qëndrojnë ose mbesin në pozicione të njëjta. Mund të presim intensifikim të takimeve ose të negociatave në nivelin e lartë, por nuk mund të presim diçka konkrete në kornizim të dialogut”.

Afati për arritjen e një marrëveshjeje për targat ka përfunduar më 22 prill, e palët nuk kanë arritur dakordim. Me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së, Mirsolav Lajçak, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që bisedimet për këtë çështje të vazhdojnë të premten, më 13 maj.

Etiketa: bislimiKosovaPetkovic

Lajme të lidhura

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Breaking Views

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

18:41 - 04/02/26
Emri i saj në dosjen  “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë
Kosovë & Rajon

Emri i saj në dosjen “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë

14:48 - 02/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Para
Jeton në Tiranë por familjen e ka në luftë, ukrainasja: Më mirë të vdesim se sa të pushtuar

Jeton në Tiranë por familjen e ka në luftë, ukrainasja: Më mirë të vdesim se sa të pushtuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet
Aktualitet

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

16:16 - 05/02/26

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhës, Ema Çokut dhe Fatime Kryemadhit. Prokurori i...

Lexo më shumë
Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

16:05 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

15:08 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com