GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Takimi i Brukselit, propozohet hapja edhe e 4 pikave kufitare Kosovë-Serbi

21:29 - 04/07/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Rihapet rruga për dialog mes Serbisë dhe Kosovës, zbulohet data e takimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në takimin e fundit në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivel kryenegociatorësh është diskutuar edhe hapja e dy pikave permanente kufitare mes dy vendeve dhe dy të tjera sezonale.

Konkretisht është diskutuar hapja e pikës në Izvor mes Zveçanit dhe Novi Pazarit, e njëjta rrugë që u shfrytëzua për kalim edhe nga terroristët për sulmin në Banjskë. Ndërsa pika e dytë e kalimit kufitar ishte propozimi në Kapi të Sfircës, zonë mes Kamenicës dhe Medvegjës.

Të dy këto pika ishin paraparë edhe në kuadër të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit të vitit 2015, por që nuk është zbatuar nga pala serbe.

Megjithëse, kërkesa vlerësohet e drejtë dhe normale, nuk pritet që hapja e këto pikave të jetësohet.

“Në parim hapja e pikave kufitare është gjëja më normale mes shteteve por duke njohur situatën praktike në terren vlerësoj se këto janë vetëm veprime taktike për të përfituar kohë sepse hapja e pikave kufitare në praktikë është e pamundur, e parealizueshme dhe nuk mund te materializohet në këtë situatë”, tha Valdet Hoxha, ish-zv/ministër i Brendshëm.

Kosova ka propozuar që të hapen edhe dy pika të tjera sezonale në zonën e Bujanocit për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

“Mendoj se me të drejtë Kosova ka parashtruar një kërkesë që të shtohet këto pika kufitare porse vullneti nga pala e Serbisë mungon që të ketë pika të reja kufitare apo edhe është dëshmuar se Kosova ka pasur vullnet me hap pika të reja kufitare porse nga ana e Serbisë ka munguar një vullnet i tillë”, shprehet Fidan Ukaj, politolog.

Në lidhje me këto ide, tashmë ka mbetur në kompetencën e Bashkimit Evropian për të sjellë në tryezë propozimet konkrete për pikat e reja kufitare. Aktualisht mes Kosovës dhe Serbisë janë 6 pikë kalime kufitare funksionale.

Etiketa: BrukselKosoveSerbi

Lajme të lidhura

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Para
“Zjarrvënie e qëllimshme”/ Flakë në fshatin Remanicë të Beratit

"Zjarrvënie e qëllimshme"/ Flakë në fshatin Remanicë të Beratit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin
Breaking Views

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka zhvilluar ditën e sotme një takim me intelektualët. Gjatë fajlës së tij, Salianji u shpreh se SPAK ka hapur...

Lexo më shumë
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com