GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Takimi i deputetëve, Salianji: E ndihmoi edhe sjellja e Bashës

22:25 - 05/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse nuk vjen Rama në Kuvend? Salianji ironizon: Nuk bie rrufeja…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Ervin Salianji tha në emisionin “Opinion” se me takimin e sotëm patëm një çimentim të qëndrimit të grupit parlamentar të PD-së. Salianji tha se nuk ka asnjë shans që Kryeministri Edi Rama të caktojë kreun e Grupit Parlamentar të PD-së.

“Kryetar i grupit është ai që është. Zyrtarisht në Grupin Parlamentar të PD-së janë 38 deputetë dhe që të bëhesh kryetar grupi duhet minimalisht 19 deputetë. Ky ishte takim i parë, do të ketë edhe takime të tjera”, tha Salianji.

Deputeti demokrat përmendi 3 precedentë, që tregojnë se si ka funksionuar deri më sot Kuvendi i Shqipërisë.

“Precedenti i parë ishte kur ne si deputet të PD-së dorëzuam mandatet dhe hynë në Kuvend disa të tjerë që morën mandatet. Kur ne iu drejtuam me shkresë Kuvendit, na u tha se ata janë deputetë të PD-së.

Precedenti i dytë ishte kur mori mandatin z. Myslym Murrizi.

Precedenti i 3-të është kur u depozitua shkresa se Gazment Bardhi ishte Kryetar i Grupit Parlamentar, në një kohë kur statuti i PD-së e ka të përcaktuar se grupi drejtohet nga Nënkryetari dhe jo Sekretari i Përgjithshëm, por Kuvendi njohu shkresën e firmosur nga deputetët”, tha Salianji.

Sipas tij, çdo deputet opozitar duhet të marrë pjesë në takime të tilla për t’u koordinuar, madje mund të thuhet edhe për çështjet që s’janë dakort.

“Rregullorja e Kuvendit e ka të përcaktuar se Kryetari i Grupit Parlamentar të opozitës ka kohën e barabartë me atë të Kryeministrit, pra janë çështje teknike që janë të zgjidhura”, tha Salianji.

Ai u shpreh se procesi u përshpejtua edhe për shkak se patëm një sjellje të Lulzim Bashës, për të cilën mund të them se po i shërben Sali Berishës.

“Nëse ka një njeri që është me sjellje despotike, që është bunkeri i fundit anti-amerikan dhe me sjellje lindore është Lulzim Basha”, tha Salianji.

Blendi Fevziu: A e ndikoi këtë bashkim ardhja e Bashës dhe veprimet e fundit të Bashës?

Ervin Salianji: Nëse do doja që të thosha një gjysmë të vërtetë edhe kjo mund të jetë që për të disatën herë Lulzim Basha i shërben Sali Berishës. Edhe në këtë rast i shërben. Dalja e tij e përshpejtoi procesin. Dalja e tij duke mbivendosur interesat personale plotësisht mbi interesat e vendit dhe mbi interesat e opozitës, duke pasur sjellje për të gjitha ato që diskutuam, dhe unë deri në Mars kam qenë këtu duke mbrojtur disa parime. Kam thënë unë jam kundër pronësimit të partisë. Shihe pak si e pronëson ky partinë. Ngjitet si Luli pas karriges dhe nuk shqitet. Kam thënë që vlerat euroatlantike është që duhet të ketë garë, duhet të ketë parime. Shihe pak si e merr tek ai.

Blendi Fevziu: Basha ju quajti bunker anti-amerikan?

Ervin Salianji: Nëse ka një njeri që është me sjellje despotike dhe me vlerat më të këqija lindore është Lulzim Basha dhe është bunkeri i fundit anti-amerikan dhe i vetmi i akuzuar për rubla ruse.

Etiketa: BardhiBASHAberishaKryesore1Salianji

Lajme të lidhura

Rama sulmon ashpër Drejtësinë: Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan
Breaking Views

Rama sulmon ashpër Drejtësinë: Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan

10:42 - 15/03/26
Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa  vazhdon gjyqi pa fund për Mediun
Breaking Views

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun

10:10 - 15/03/26
Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça
Aktualitet

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26
Para
Platforma e njohur përdoret nga bandat për pastrim parash

Platforma e njohur përdoret nga bandat për pastrim parash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…
Ekonomi & Sociale

Skandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…

11:05 - 15/03/26

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podcastit “Flasim” është ndalur edhe në projektin për Portin e ri të...

Lexo më shumë
Rama sulmon ashpër Drejtësinë: Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan

Rama sulmon ashpër Drejtësinë: Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan

10:42 - 15/03/26
Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa  vazhdon gjyqi pa fund për Mediun

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun

10:10 - 15/03/26
Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

09:56 - 15/03/26
Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com