GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Takimi Kurti-Vuçiç, Merkel: Dialogu ka një përparim të vogël

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi Kurti-Vuçiç, Merkel: Dialogu ka një përparim të vogël
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel foli për takimin që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku u shpreh se bisedoi për zgjidhjen e problemit midis tyre, duke theksuar se Procesi i Berlinit kishte efekt pozitiv në bashkëpunimin rajonal në Ballkan.

“Është e vështirë, por ka një përparim të vogël”, u shpreh Merkel.

Kancelarja gjermane tregoi se pjesëmarrësit në samitin BE-Ballkani Perëndimor ranë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Evropës, por ajo tha se nuk e mbështeti dhënien e një date të caktuar këtyre për pranimin e tyre në BE.

“Unë nuk e kam mbështetur idenë për t’ua dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor një datë të caktuar për pranimin e tyre në Bashkimin Evropian”, tha Merkel në samitin BE-Ballkan Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë, raporton Reuters.

“Unë me të vërtetë nuk besoj në caktimin e një date, por besoj në përmbushjen e premtimeve tona. Pasi të përmbushen kushtet, pranimi mund të realizohet”, u tha Merkel gazetarëve pas samitit.

Ajo përmendi shembullin e Malit të Zi, i cili ka shumë kapituj të hapur, duke thënë se mund t’i mbyllë ato brenda pak vitesh.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tregoi se me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe rezidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç folën për Procesin e Berlinit; lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave.

Ndërkaq Vuçiç, pas takimit e theksoi Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që sipas tij, do të jetë temë diskutimi në takimin e radhës.

Etiketa: Albin KurtiAleksandar VucicAngela Merkel

Lajme të lidhura

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?
Aktualitet

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?

10:13 - 12/11/26
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Para
NATO përgjysmon misionin e Rusisë në aleancë

NATO përgjysmon misionin e Rusisë në aleancë

TË FUNDIT

Lisander Hoxha kundër tryezës me PS-në për Kodin Zgjedhor: Rama është i certifikuar si hajdut zgjedhjesh
Breaking Views

Lisander Hoxha kundër tryezës me PS-në për Kodin Zgjedhor: Rama është i certifikuar si hajdut zgjedhjesh

18:27 - 12/11/26

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka kundërshtuar pjesëmarrjen e opozitës në tryezën me Partinë Socialiste për...

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

18:11 - 12/11/26
Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

15:38 - 12/11/26
Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

15:09 - 12/11/26
Studentët në shesh/ Mesazhi i fortë i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Eric Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

Studentët në shesh/ Mesazhi i fortë i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Eric Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

14:49 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com