GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Takimi me Bill Clinton, Blushi: Edhe tani që nuk është president na bën një shërbim të madh

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi me Bill Clinton, Blushi: Edhe tani që nuk është president na bën një shërbim të madh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ben Blushi, ish-deputet i PS-së, ishte pjesë e darkës së organizuar për nder të ish-Presidentit amerikan, Bill Clinton në Tiranë.

Blushi në rrjetet sociale ka shkruar mbi ndjesitë që pati nga takimi me Clinton, ndërsa shprehet se iu duk sikur ishte në tavolinë me një alkimist.

“Shqipëria nuk do ishte kurrë sot ajo që është, një vend normal që jeton në paqe, nëse Presidenti Clinton nuk do ndërhynte për të na hequr armët nga duart dhe për të na pajtuar.

Duke e parë se si fliste dhe qeshte në Tiranë, mendova se edhe tani që nuk është më President, ai po na bën një shërbim të madh. Si cdo alkimist që shndërron gurët, ai ka fuqi të shpërndajë optimizëm që është lënda kryesore për të ndryshuar botën tonë”, shkruan Blushi

Reagimi i Blushit:

PËR ALKIMISTIN BILL CLINTON

Kisha kënaqësinë të takoja Presidentin Bill Clinton, gjatë darkës që u shtrua për nder të tij në Tiranë dhe atyre që më pyetën se cfarë ndjesie mora, ju thashë se mu duk sikur isha në tavolinë me një alkimist, që pasi kishte prekur me dorë gjithë gurët e botës kishte vendosur të tregonte historinë e vet të mrekullueshme.

Që kur popujt kanë filluar të ndjekin liderët e tyre në ekran, asnjë burrë shteti nuk ka qenë më i dashur dhe më i adhuruar se Presidenti Bill Clinton. Ai është përlotur, ka qarë, ka qeshur, është gëzuar, është hidhëruar dhe ka vuajtur njëlloj si gjithë qytetarët e botës duke i transmetuar emocionet e veta në shpirtrat e gjithëseicilit.

Si President, Bill Clinton ishte njëkohësisht i arsyeshëm dhe emocional. Ai merrte vendime të arsyshme nisur nga emocionet dhe kontrollonte emocionet përmes arsyes.

Në kohën e tij bota jetoi në paqe,sepse ai nuk bëri asnjë luftë të pamerituar.

Bill Clinton forcoi Amerikën duke reduktuar pabarazinë, zbuti Rusinë e plagosur nga humbja e Bashkimit Sovjetik dhe bashkoi Evropën e ndarë nga Lufta e Ftohtë që zgjati gjysëm shekulli.

Por ndoshta, asnjë President nuk ka bërë dot më shumë se Bill Clinton për shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë. Të parët i cliroi nga dhuna serbe, ndërsa të dytët, i ndihmoi të shpëtonin nga dhuna e shtetit dhe e njëri-tjetrit në vitin e mbrapshtë 1997, që nëse nuk do ishte për ShBA, ndoshta do kishte pasoja fatale.

Shqipëria nuk do ishte kurrë sot ajo që është, një vend normal që jeton në paqe, nëse Presidenti Clinton nuk do ndërhynte për të na hequr armët nga duart dhe për të na pajtuar.

Duke e parë se si fliste dhe qeshte në Tiranë, mendova se edhe tani që nuk është më President, ai po na bën një shërbim të madh. Si cdo alkimist që shndërron gurët, ai ka fuqi të shpërndajë optimizëm që është lënda kryesore për të ndryshuar botën tonë.

Optimizëm,Thats all you need,tha alkimisti Bill Clinton

Dhe ka të drejtë.

Etiketa: blushiClintontakimi

Lajme të lidhura

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez
Breaking Views

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi
Aktualitet

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Para
Pse nuk bashkëpunojnë shqiptarët

Vizita e Klinton në Tiranë, Lubonja: Rama e përdori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë zyrtarisht grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve të fundit të UEFA Nations League, ndaj...

Lexo më shumë
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

19:06 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com