GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Takimi me Kallas, Kurti zbardh detaje: Kërkova që Serbia të dorëzojë terroristin Milan Radoiçiç

në Breaking Views, Kosovë & Rajon, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi me Kallas, Kurti zbardh detaje: Kërkova që Serbia të dorëzojë terroristin Milan Radoiçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar shefes së re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, që Serbia të dorëzojë terroristin Milan Radoiçiç tek autoritetet e Kosovës, si organizatorin e sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Kurti u takua të martën me Kallasin në Bruksel.

“Në takim diskutuam çështjet e progresit të Kosovës sa i përket integrimeve evropiane, por edhe raportet me fqinjin tonë verior. Theksova se kemi pasur rritje ekonomike dhe progres demokratik të paparë në Kosovën e pavarur dhe njëkohësisht kemi menaxhuar sfidat më të rënda të sigurisë, kërcënimet më serioze të cilat rezultuan me vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

Kryekrimineli i bandës që kreu sulmin në Banjskë – mbahet i lirë dhe mbështetet nga Serbia. Ne kërkuam, si në çdo takim tjetër, dorëzimin e Radoiçiçit tek autoritetet e Kosovës pasi Prokuroria tani ka aktakuzë prej 160 faqesh për të dhe grupin e tij prej mbi 40 personave”, ka thënë Kurti.

Kallas pas këtyre takimeve në një postim në “X” ka shkruar se rruga e vetme për anëtarësimin në BE të dyja vendeve është normalizimi i marrëdhënieve.

“Takova sot kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Rruga e vetme për anëtarësim në BE është normalizimi i marrëdhënieve të tyre, në bazë të marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Kallas.

Kallas ka theksuar se kanë folur edhe për sulmin e fundit terrorist në Ibër-Lepenc që ndodhi të premten më 29 nëntor.

“E mirëprita gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht pas sulmit të fundit terrorist. Autorët duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Kallas.

gijotina.com/

Etiketa: Albin KurtiKaja Kallas

Lajme të lidhura

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?
Breaking Views

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet
Breaking Views

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26
Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar
Breaking Views

Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar

19:41 - 25/10/26
Para
Kallas i kërkon sanksione ndaj Rusisë, Vuçiç: Do veprojmë sipas interesit tonë

Kallas i kërkon sanksione ndaj Rusisë, Vuçiç: Do veprojmë sipas interesit tonë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?
Breaking Views

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26

Mjeku Ermal Pasha ka bërë një denoncim të fortë lidhur me momentet pas plagosjes së rëndë të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli,...

Lexo më shumë
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26
Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar

Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar

19:41 - 25/10/26
Tension pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve

Tension pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve

18:37 - 25/10/26
Policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit, në bulevard del edhe autoboti i ujit, hidhet gaz lotsjellës

Policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit, në bulevard del edhe autoboti i ujit, hidhet gaz lotsjellës

18:06 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com