GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Takimi me Vuçiç, Stoltenberg: Trupat e NATO-s gati të ndërhyjnë në Kosovë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Takimi me Vuçiç, Stoltenberg: Trupat e NATO-s gati të ndërhyjnë në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se i takon Beogradit dhe Prishtinës që të shmangin përshkallëzimin e situatës.
Ai i ka bërë këto deklarata pas takimit që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Bruksel.
Stoltenberg ka thënë se situata në teren është përmirësuar, ndonëse misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke vëzhguar situatën dhe është i gatshëm të intervenojë në rast të destabilizimit të situatës.
I pyetur se çfarë nënkupton paralajmërimi për intervenim të NATO-s, Stoltenberg ka thënë se KFOR-i është në kontakt të ngushtë me autoritetet në Beograd dhe Prishtinë.
“Nëse ka nevojë, ne do të lëvizim forcat dhe do të rrisim prezencën tonë. Tashmë kemi rritur prezencën në veri. Ne do të veprojmë kur ka nevojë, dhe në mënyrë proporcionale”.
Stoltenberg ka thënë se fakti që KFOR-i është misioni më i madh ushtarak i NATO-s jashtë aleancës, flet për përkushtimin e saj në parandalim të tensioneve.
Vuçiç, në anën tjetër, ka thënë se Serbia respekton misionin e KFOR-it.
“Kemi folur për atë që ka ndodhur. Nuk kemi nevojë që të shohim secilën herë situatën sipas një perspektive. E respektojmë misionin e KFOR-it dhe njoftimi i tyre atë natë ka ndikuar në ulje të tensioneve”, ka thënë Vuçiq, duke iu referuar deklaratës së misionit të NATO-s më 31 korrik, se është e gatshme të intervenojë nëse përshkallëzohet situata në veri të Kosovës.
Takimet në selinë e NATO-s vijnë një ditë para se Kurti dhe Vuçiq, po në Bruksel, do të takohen për të vazhduar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Takimet në kryeqendrën evropiane mbahen në kohën e rritjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, pasi më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë ngritën barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendime të ekzekutivi të udhëhequr nga Kurti.
Vendimi i parë ka të bëjë me lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës. Dokument të tillë Serbia lëshon për shtetasit e Kosovës qe 11 vjet.
Ndërkaq, vendimi i dytë ka të bëjë me riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Vlerësohet se 10.000 makina me targa me akronime të Kosovës, sikurse PZ, KM e të ngjashme, qarkullojnë në veriun e banuar me shumicë serbe. Prishtina i konsideron këto targa ilegale.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, më 31 korrik tha se ishte i gatshëm të ndërhynte nëse do të rrezikohej stabiliteti, sipas mandatit që derivon nga rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara.
Qëndrim të njëjtë shprehu edhe Stoltenberg gjatë një bisede telefonike me Vuçiçin më 3 gusht.
“Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zgjidhin mospajtimet përmes diplomacisë”, kishte thënë Stoltenberg në Tëitter pas bisedës me Vuçiçin.
Serbët lokalë më 31 dhe 1 gusht ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe. Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe ekzekutivi u pajtua që të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.
Kryeministri Kurti deklaroi për Radion Evropa e Lirë më 8 gusht se ka pasur rrezik që tensionet në veri të përshkallëzoheshin në konflikt të armatosur. Ai ka fajësuar Beogradin për rritjen e tensioneve.
Ai po ashtu ka thënë se deri te rritja e tensioneve erdhi si pasojë e një fushate të dezinformimit të udhëhequr nga Serbia dhe u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të mos bien pre e fushatave të tilla.
Ndërkaq, në Beograd, Vuçiq deklaroi disa ditë më vonë se kishte informacione për plane të Prishtinës për “likuidimin” e serbëve në veri të Kosovës, teksa ka shtuar se Serbia është për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
Këto deklarata u panë me shqetësim nga Bashkimi Evropian që më 14 gusht u bëri thirrje zyrtarëve në Kosovë dhe Serbi të ndalonin retorikën nxitëse dhe tha se do të mbajë përgjegjës liderët “për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”.
Përderisa, agjenda e takimeve mes shefit të NATO-s dhe liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk dihet, agjenda e rundit të ri të dialogut është bërë publike.
Sipas njoftimit të BE-së, takimi Kurti-Vuçiq, do të përqendrohet se si të avancohet dialogu drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve. Po ashtu, mëtohet që të trajtohen çështjet aktuale që kanë për synim zbutjen e tensioneve mes dy shtete.
Kurti dhe Vuçiq nuk janë takuar në Bruksel që nga korriku i vitit të kaluar.
Palët kanë qëndrime të kundërta sa i përket edhe përfundimit të procesit dialogut të nisur më 2011. Përderisa Kosova kërkon që procesi të përmbyllet me një marrëveshje që do të përfshijë njohjen reciproke, Serbia synon një zgjidhje kompromisi./REL

Lajme të lidhura

Frikë për destabilitet për zgjedhjet/ EULEX-i përforcon njësitin policor të specializuar
Kosovë & Rajon

Përmirësimi i situatës së sigurisë, NATO planifikon zvogëlimin e pranisë në Kosovë

15:29 - 13/06/26
Greqia aleat besnik i Serbisë, ministri i Jashtëm në Beograd: Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar
Kosovë & Rajon

Greqia aleat besnik i Serbisë, ministri i Jashtëm në Beograd: Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar

14:21 - 13/06/26
Zgjedhjet parlamentare/ Emigrantët e Kosovës votojnë për herë të parë në vendet ku jetojnë
Kosovë & Rajon

Diaspora forcon Kurtin, votat nga jashtë i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend

13:30 - 13/06/26
Para
Mbante një flamur të Ukrainës me vete, grupi i të rinjve sulmon me thikë të moshuarin

Mbante një flamur të Ukrainës me vete, grupi i të rinjve sulmon me thikë të moshuarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“PS pengoi arrestimin e Ballukut”, Brukseli: Duhen dënime përfundimtare për korrupsionin në nivele të larta
Aktualitet

“PS pengoi arrestimin e Ballukut”, Brukseli: Duhen dënime përfundimtare për korrupsionin në nivele të larta

14:03 - 17/06/26

Në raportin përfundimtar të Parlamentit Evropian për Shqipërinë 2026, ngrihen disa shqetësime që lidhen kryesisht me sundimin e ligjit dhe...

Lexo më shumë
Deklarata e Koçekut për kërcënime nga Bajrat, reagon PS: T’i drejtohet policisë dhe jo Instagramit!

Deklarata e Koçekut për kërcënime nga Bajrat, reagon PS: T’i drejtohet policisë dhe jo Instagramit!

13:45 - 17/06/26
Kinematografia  dhe skena shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i mirënjohur Gjergji Lala

Kinematografia dhe skena shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i mirënjohur Gjergji Lala

13:26 - 17/06/26
U rrëzua nga skela në Teqenë e Koshtanit, 45-vjeçari në gjendje kritike për jetën

U rrëzua nga skela në Teqenë e Koshtanit, 45-vjeçari në gjendje kritike për jetën

13:21 - 17/06/26
Marjana Koçeku deklaroi se po kërcënohet me jetë, reagon avokati i Bajrave: Akuzat të bazohen mbi prova

Marjana Koçeku deklaroi se po kërcënohet me jetë, reagon avokati i Bajrave: Akuzat të bazohen mbi prova

12:46 - 17/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetmeritbet girişGrandpashabetgrandpashabetpadişahbetjojobetcasibom girişgrandpashabet girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet giriş