GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria planifikon të mbledhë deri në 280 milionë euro në vit vetëm nga taksa e pasurise, trefish më shumë sesa u mblodhën përgjatë 2025-ës nga taksa e pasurisë së paluajtshme, prej 85 milionë euro. Kjo do të arrihet përmes reformës së re të taksës së pronës, e cila pritet të sjellë një sërë risish, nga taksimi mbi vlerën e tregut dhe jo më mbi referencat e deri tek rritja e taksës që do të paguhet.

Përmes projektligjit të hedhur në Konsultim Publik ‘Për Taksën e Pasurive Të Paluajtshme’, synohet që taksimi i banesave të bëhet mbi bazën e çmimeve të tregut, dhe jo mbi referencat, pasi bashkitë çdo vit do të nxjerrin vlerat e reja të pronave. Sa më e shtrenjtë të jetë prona aq më e lartë do të jetë edhe taksa që do të paguhet.

“Vlerat që përdoren për taksimin e pasurive të paluajtshme nuk përditësohen sipas një cikli të rregullt dhe nuk pasqyrojnë vlerat e tregut, duke sjellë humbje të ardhurash”, thuhet në relacion, ndaj është parashikuar që bashkitë çdo vit të caktojnë vlerat e reja të pasurive të patundshme mbi të cilat do të aplikohet taksa.

Mbi çmimet e banesave që do të caktojnë bashkitë do të mbahet edhe taksa nga 0.1% deri në 0.2% të vlerës së pronës, nga 0.05% që është aktualisht. Por para se të taksohet banesa, qytetarët do të kenë mundësi të përfitojnë një zbritje nga vlera e pronës por jo më shumë se 50% të vlerës së saj.

Pra për një banesë me vlerë 100,000 euro, mund të ulet vlera me 50% dhe për pjesën tjetër prej 50 mijë eurosh të paguhet tarifa vjetore nga 50-100 euro, në varësi të normës tatimore që do të përcaktohet nga bashkia. (Zbritja e vlerës së pronës do të bëhet deri 50% por jo më shumë se tavanet e caktuara për 7 kategorizimet që i janë bërë bashkive.).

Për ata që kanë dy ose më shumë banesa në pronësi, zbritje nga vlera e pasurisë do të marrin vetëm tek banesa e parë, ndërsa tek të tjerat do paguajnë për aq sa vlen banesa. Pra për banesën e dytë po 100 mijë euro do paguajnë 100-200 euro taksë vjetore. Pra tatimi do të jetë automatikisht dyfish më i lartë kush ka mbi 1 banesë.

Sipas argumenteve të dhëna në relacion rritja e taksimit si për shtëpitë e para por edhe më shumë për ata që kanë në pronësi 2 ose më shumë banesa do t’i vë fre edhe spekulimeve me çmimet e pronave, pasi sa më i lartë çmimi më i lartë tatimi.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1taksa e pasurise

Lajme të lidhura

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës
Breaking Views

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

23:15 - 02/08/26
Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi
Aktualitet

Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

22:51 - 02/08/26
Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë
Breaking Views

Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

22:13 - 02/08/26
Para
Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës
Breaking Views

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

23:15 - 02/08/26

Pas përfundimit të fjalimeve përpara kryeministrisë, qytetarët kanë lënë një mesazh të shkruar me shkronja të mëdha përpara Kryeministrisë. Protestuesit...

Lexo më shumë
Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

22:51 - 02/08/26
Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

22:13 - 02/08/26
Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

21:58 - 02/08/26
Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

21:23 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com