GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Taksat e larta/ Paralajmërohet rritja e çmimit të bulmetrave me 12%

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga kanë të ndalur, çmimet e bulmetit do të rriten përsëri nga 1 marsi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Industria ushqimore po përshkallëzon rritjen e çmimeve për produktet finale në tregtinë me pakicë për të reflektuar pak e nga pak kostot e larta të prodhimit që po vijnë nga të gjitha drejtimet. Kompanitë e përpunimit të qumështit në vend kanë lajmëruar tregtarët e pakicës se në mes të prillit çmimet do të rriten pothuajse të gjitha nënproduktet e qumështit, si djathi, gjiza, gjalpi, salca etj, me 10-15%, ( sipas listës bashkëngjitur).

Burimet nga tregu pohuan se, muajt e fundit shpenzimet e aktivitetit për njësitë e përpunimit të qumështit janë rritur me 20 për qind, ndërkohë rritja në treg është reflektuar vetëm me 12%. Për të mos transmetuar të gjithë rritjen e kostos në çmime fabrikat po punojnë vetëm 4 -5 ditë në javë. Një nga përpunuesit e mëdhenj të qumështit pohoi se çmimi i qumështit nga fermerët gjatë marsit u rrit me 15%, çmimi i energjisë ketë vit është rritur me 300%, gazi është shtrenjtuar me 200%, çmimi i plastikës është rritur gjithashtu.

“Ka një valë kostosh që na ka ardhur si ortek këtë vit dhe jemi munduar ta transferojmë në çmime në mënyrë të përshkallëzuar” tha një nga operatorët. Rritja më e fundit e çmimeve të qumështit dhe nënprodukteve të tij me rreth 10% ishte me 1 mars të këtij viti. Prodhuesit thanë se shtrenjtimi i marsit reflektoi kostot e çmimeve më të larta të naftës, energjisë dhe heqjes të skemës të TVSH-së të kreditueshme 6% që nisi zbatimin nga 1 janari 2022.

Aktualisht përpunuesit po përballen me mungesë në gjetjen e qumështit të prodhuar nga fermerët e vegjël. Oferta në treg për qumësht është më e ulët sesa kërkesa për produkte bulmeti, çka po sjell që përpunuesit të përballen çdo ditë me presionin e fermerëve për rritje të çmimit.

Shumë fermerë të vegjël që rrisin 1 apo 2 lopë po largohen në emigracion. Fermat e mëdha janë rritur, por numri i tyre është shumë më i vogël krahasuar me fermerët e vegjël, çka nuk arrin të ekuilibrojë sasinë e qumështit të prodhuar në treg. Mungesa e prodhimit në tregun e brendshëm me rënien e krerëve po sjell edhe rritjen e çmimeve të bulmetit/Monitor/

Etiketa: barreBULMEThstrenjtim ushqimeshkostopar;ajmerimrritje cmimeshtaksat e lartataksat per qumshtin pluhur

Lajme të lidhura

Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve, Rama i zëvendëson me punëtore aziatike
Aktualitet

Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve, Rama i zëvendëson me punëtore aziatike

09:09 - 27/08/26
60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT
Ekonomi & Sociale

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

16:37 - 26/08/26
Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve
Aktualitet

Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve

15:51 - 26/08/26
Para
“Negociata me Putin?” Zelensky: Nëse s’ka marrëveshje nënkupton një Luftë të Tretë Botërore

 Zelensky thirrje Perëndimit: Vendosni sanksione ndaj naftës ruse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktualitet

KAS lë në fuqi vendimin e Celibashit për mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës

19:29 - 27/08/26

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi që të lërë në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ku...

Lexo më shumë
Ofendoi gazetarët gjatë protestës në Maliq, procedohet penalisht 45-vjeçari

Ofendoi gazetarët gjatë protestës në Maliq, procedohet penalisht 45-vjeçari

19:12 - 27/08/26
Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit

Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit

19:00 - 27/08/26
“Kjo verë shkriu narkoshtetin dhe teserat e PS”, Berisha: Agasi, mafiozi më i rrezikshëm pas padrinos Edi Rama!

“Kjo verë shkriu narkoshtetin dhe teserat e PS”, Berisha: Agasi, mafiozi më i rrezikshëm pas padrinos Edi Rama!

18:51 - 27/08/26
Atentati me 10 kg eksploziv në Greqi/ Në pranga 8 persona, mes tyre edhe një shqiptar

Atentati me 10 kg eksploziv në Greqi/ Në pranga 8 persona, mes tyre edhe një shqiptar

18:37 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com