GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Talebanët kërkojnë nga SHBA-ja dhe BE-ja heqjen e sanksioneve

09:53 - 13/10/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Talebanët kërkojnë nga SHBA-ja dhe BE-ja heqjen e sanksioneve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e udhëhequr nga talebanët në Afganistan ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian se përpjekjet e tyre që përmes sanksioneve të bëjnë presion mund të paraqesin kërcënim për sigurinë dhe të shkaktojnë një valë refugjatësh ekonomikë.

Ministri i Jashtëm në qeverinë e talebanëve, Amir Khan Muttaqi, u tha diplomatëve perëndimorë gjatë bisedimeve në Doha se “dobësimi i qeverisë afgane nuk është në interesin e askujt, sepse efektet negative do të ndikojnë drejtpërdrejt në botë në sektorin e sigurisë dhe migrimin ekonomik”.

Talebanët e kanë një zyrë politike në Doha të Katarit.

Talebanët rrëzuan qeverinë e Afganistanit të mbështetur nga SHBA-ja në muajin gusht, pas një konflikti dy-dekadësh, dhe kanë shpallur një emirat islamik të qeverisur përmes interpretimit të ashpër të ligjit islamik.

Por, përpjekjet për të stabilizuar vendin kanë hasur në vështirësi pasi ata po përballen me sulmet e grupit ekstremist rival, Shteti Islamik-Khorasan dhe komuniteti ndërkombëtar ende nuk e ka njohur qeverinë e tyre duke ngrirë edhe fondet.

Në bankat afgane janë në përfundim paratë e gatshme dhe nëpunësit civilë nuk paguhen.

“Ne i nxisim vendet botërore të heqin sanksionet ekzistuese dhe t’i lejojnë bankat të veprojnë normalisht në mënyrë që grupet bamirëse, organizatat dhe qeveria të mund t’i paguajnë pagat stafit të tyre me rezervat e tyre”, citohet t’u ketë ministri taleban, diplomatëve perëndimor.

Vendet evropiane në veçanti janë të shqetësuara se nëse ekonomia afgane shembet, një numër i madh emigrantësh do të nisen drejt kontinentit evropian.

Uashingtoni dhe BE-ja kanë thënë se janë të gatshëm të mbështesin nismat humanitare në Afganistan, por janë të kujdesshëm në dhënien e mbështetjes direkte talebanëve pa garanci se do të respektojnë të drejtat e njeriut, veçanërisht të drejtat e grave. / REL

Etiketa: AfganistanBEEvropaSHBA

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
“E kemi të vështirë ta mbajmë Haaland”, e pranon dhe shefi i Dortmundit

Mino Raiola fillon bisedimet në janar, Haaland drejt Premier League

TË FUNDIT

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26

Një 32-vjeçar u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka tentuar që të vriste një 21-vjeçar në Shkodër. Pas hekurave...

Lexo më shumë
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com