GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Tallje me… tallavá

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Tallje me… tallavá
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Frano Kulli

Kolona muzikore, me motive orientale e me spërdredhje çengijash e shfaqur si gjetja e fushatës së sivjetme të Partisë së pushtetit, që në zhargonin e vulgut njihet me emrin tallava u pasua me kundërreagimin e përkuljes së gishtit të mesit e të ngritur përpjetë prej palës tjetër respektive kundërshtuese.

Të dyja qasjet u drejtohen zgjedhësve, si shije të parapëlqyera prej tyre, thonë. Të dy palët përbetohen se kështu e duan zgjedhësit, pra kështu e do njerzia shqiptare. Edhe pse, si kategori estetike, njëra formë e mostruar si edhe tjetra, emërtohen e shëmtuara e për këtë janë mjaftueshmërisht të vetëdijshëm të dy prijësit. Sidomos i gjithpushtetëshmi i udhëheqësve që, siç është e ditur vjen nga bota e artit. Por…populli, njerëzia pra që i zgjedh ata, kështu e dashka, na thonë. E ndaj janë improvizuar e kuruar me kujdes prej njërës edhe prej tjetrës palë. Si formë e shije e parapëlqyer e popullit !!

Thua të jetë me të vërtetë kështu ?!

Njëri prej të dy kuptimeve të foljes tall, prej së cilës e merr kuptimin edhe emri  tallje, sipas fjalorit të gjuhës shqipe, është: e gënjej dikë me fjalë, e mbaj me shpresa e me premtime, e vë në gjumë… Dhe sa më e hollë tallja, pra sa më e gjetur dhe inteligjente fraza tallëse dhe sa më e lëmuar ajo të jetë, aq më ndikuese dhe e efektëshme ajo është; aq më shumë ndikim ajo ka në “përgjumjen” e të tallurit. Sepse, duke qenë e tillë ajo përcillet tek i talluri si një e vërtetë dhe jo ashtu siç ajo është. Zakonisht tallësit janë njerëz të mençur e veçanërisht të artikuluar. (Edhe zevzekë, sigurisht, që s’e kanë për gjë t’i bien në qafë tjetrit).Udhëheqësit suprem të këtyre dhjetë viteve të fundit në Shqipëri, zotit Edi Rama, kjo formë, pra tallja i ka funksionuar me sukses. Falë edhe aftësisë së tij të dallueshme artikuluese, të cilën, sipas meje, shpesh herë ia nënçmojnë me të padrejtë, tallja i është çmuar si zotësi e për këtë është shpërblyer.

Dhe jo pak, po me pushtet gati…monarkik. Do vite më parë kur ai doli në mejdanin e votëmbledhësit me tepsi e timon, pa përmendur se çka bërë nga ato gjëra që kishte premtuar në kohëpushtetërimin e mëparshëm katërvjeçar pa bërë premtime të reja, votëdhënësit e besuan, ia mbushën torbën me vota e ia rrasën edhe më thellë në kokë kurorën e mbretërimit sundimtar. Tallja me zgjedhësit , sidomos në dy a tri  fushatat e fundit elektorale, tek ne është bërë rutinë; një e dhënë prioritare për të qenë politikan i suksesshëm në Shqipëri. Atje ku ta pranojnë me kënaqësi talljen, s’është më e nevojëshme ta mprehësh mendjen….

Ndoshta edhe për arsyen se herën e mëparëshme tallja nuk ka qenë kaq ashiqare, se e ke ka pasë një thelb të kërkesës: ma jepni mua timonin, ta drejtoj i vetëm makinën e pushtetit e jo me të tjerë nëpër këmbë dhe do të provoni …një udhëtim të sigurtë drejt vetë lumturisë. Dhe ia besuan timonin, në mos për tjetër, me ia dhënë edhe mundësinë e një sprove  të re. Ani pse sprova doli e “shpuar” në të gjitha anët. Në vend të premtimit të gjelbrimit të rrafshtë qytetës u rritën përpjetë qiellgërryeset, në vend të drejtësisë së reformuar u shpartallua edhe ajo e pakta sa ç’ishte; u burgosën  katundarë për një kësollë pa leje, teksa “djegësat me leje” të mbetjeve urbane kapërdijnë miliona edhe mbuluar me heshtjen e drejtësisë së reformuar. Në vend të demokracisë më të përparuar u rrënua opozicioni e u bë si teneqe e shpuar me njëqind vrima. Sigurisht për mëkatet e veta e të prijësave  të saj, por edhe me bekimin e tij e me të shtymen (shtytjen) e tij me sa i “hangri krahu”, me kombëtarë e me ndërkombëtarë, me miq e jo miq, me dreqin e me të birin. Deri tek ajo pamja e posterit sa…i gjithë opozicioni përfaqësohet me të zezën e përposhtëme të prijësve të tij. Ani pse ,në të vërtetë, kundërshtia opozitare vlon; asaj i shton zjarr përditë qeverisja skandaloze, që rrokullis teposhtë prosperitetin e të ardhmen tonë.

Kurse kjo tallavája lodron si një tallje që s’ndalet . Një tallje aspak e zgjuar dhe si e tillë edhe më poshtnuese për ne njerëzinë mbarë. Thua me të vërtetë këtë meritojmë ?! Përsëri ?…

Etiketa: Frano KulliOpinion

Lajme të lidhura

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua

13:45 - 05/09/26
Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave
Editorial

Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave

14:48 - 31/08/26
Para
OKB: Bota të përgatitet për El Ninjon dhe temperatura të reja rekorde

OKB: Bota të përgatitet për El Ninjon dhe temperatura të reja rekorde

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Një prokuror rrethi dërgoi OPGJ-në në degën e Thesarit”/ Ministri: U tha punonjësve ekzekutoni pagesat, ose do ju arrestojmë
Breaking Views

“Një prokuror rrethi dërgoi OPGJ-në në degën e Thesarit”/ Ministri: U tha punonjësve ekzekutoni pagesat, ose do ju arrestojmë

23:10 - 17/09/26

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar në Kuvend se një prokuror rrethi ka dërguar oficerin e policisë gjyqësore në degën...

Lexo më shumë
Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë

22:38 - 17/09/26
“Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1

“Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1

22:16 - 17/09/26
Nis marshimi i protestuesve drejt Komisariatit 1, një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit

Nis marshimi i protestuesve drejt Komisariatit 1, një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit

22:01 - 17/09/26
Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?

Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?

21:12 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com