GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

“Tani dua Botërorin”, krisja me Uzunin dhe kontrata e re, Sylvinho: Do ndryshojmë skemën

në KRYESORE, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
“Tani dua Botërorin”, krisja me Uzunin dhe kontrata e re, Sylvinho: Do ndryshojmë skemën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth dy javë nga ndeshja e parë e Ligës së Kombeve, ajo me Ukrainën më 7 shtator në transfertë, trajneri Sylvinho ndodhet në Tiranë për të startuar aventurën e tij të dytë nën drejtimin e kuqezinjve.

Megjithatë rinovimi me të nuk ishte krejt i thjeshtë, apo pa negociata. U prit skadenca e kontratës së parë dhe më pas rifilluan bisedimet.

Në një intervistë për Top Channel, trajneri i kombëtares shqiptare tregon prapaskenat. Çfarë ndodhi? A kishte mëdyshje ai për të vazhduar me kombëtaren tonë? Apo priti çfarë ofertash mund të merrte pas ecurisë së sezonit të parë thuajse perfekt me kualifikimin në Europian?

“Jo, jo jo, nuk kam patur dhe as unë nuk shkova të kërkoj. Gjithmonë e them kjo e trajnerit është një jetë e vështirë por shumë e bukur. Unë nuk e kisha menduar kurrë që do të vija një ditë dhe të drejtoja kombëtaren e Shqipërisë, jemi në kahe të ndryshme të globit, por ja që jeta na vendosi në këtë vend shumë të bukur. Unë dhe Doriva jetojmë në Tiranë dhe po e jetojmë këtë sfidë, është shumë e bukur. Secili duhet të jaep kontributin e tij dhe në këtë formë arritëm të shkonim në Europian për herë të dytë dhe nuk është aspak e thjeshtë ju e dini”, tha ai.i.

Po si është kontrata e tij e re, përfitoi ai më tepër para, apo ishte presidenti Duka ai që i ka rritur më tepër kërkesat ndaj stafit teknik në aspektin e objektivave?

Sylvinho: Marrdhënia me Federatën dhe veçanërisht me presidentin është shumë e mirë. Ne i dimë përgjegjësitë tona, kishim si sfidë kualifikimin në europian dhe arritëm, por të gjithë bashkë, në asnjë moment të vetëm nuk e mendoj që jam unë dhe e bëra unë apo stafi im i vetëm. Por ne e dimë se çfarë është sfida jonë, kemi Ligën e Kombeve që po punojmë, kemi filluar punën që tani për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, kemi edhe Çekinë kundërshtare shumë të vështirë. Ne duhet të punojmë shumë dhe të përmirësohemi, gjithmonë duke patur një synim, kualifikimin për në Botëror.

Megjithatë Europiani me shumë emocioneve të bukura të përjetuara dhe të dhuruara pati edhe diskutimet, pakënaqësitë dhe të humburit, që ishin disa lojtarë që nuk ishin të përfshirë në këtë event historik për ne.

Sylvinho: Unë mund të them se ne tani jemi me fat, në kuptimin që kemi rreth 35 lojtarë me të cilët mund të luajmë, por unë duhet të merrja 23, 25 apo 26. Më pas jam unë ai që duhet të vendos, për fat të mirë apo të keq. Sa i përket Uzunit, ai me ne ka luajtur si lojtarë krahu në sulm, ndërkohë që tek klubi i tij luan si qendër sulmues apo si sulmues i dytë. Ai ka bërë një sakrificë me ne, ka luajtur ka dhënë maksimumin, por ai është një sulmues dhe atje, në klubin e tij luan si sulmues. Pasi e diskutuam menduam që thjeshtë ai është një sulmues dhe në pozicionin ku ne e përdornim duhet të provonim një lojtarë tjetër. Ky është vetëm një emër një pozicion, por mund të flasim për të 35 apo 40 lojtarët që kemi. Unë e kuptoj pozitën e atij dhe mërzitjen se kam qenë vetë, unë për shembull kam provuar të qëndroj në stol, të më çojnë në tribunë apo dikur më ka mbaruar një kontratë dhe më kanë thënë, nuk na duhesh më. I kam bërë të gjitha. Por unë jam profesionist dhe e vetmja gjë që s’më lejohet të bëj është që të mos arsyetoj me zemër, sepse unë kam përgjegjësi përballë federatës, njerëzit dhe të gjithë vendit.

Po a ishte ajo që kem parë në eliminatore dhe në europian maksimumi i Sylvinhos, i trembet ai një historie që për ne është déjà vu si ajo me De Biasin, kur në tentativën e tij të dytë u largua në mes të edicionit?

Sylvinho: Jeta e një trajneri është shumë më e keqe se e një futbollisti. Lojtarët e kanë një kontratë dhe mbahen aty, ndërkohë që edhe trajneri e ka kontratën, por gjërat ndryshojnë dhe mund të ndodh gjithçka. Unë jam shumë i kënaqur me punën e bërë deri këtu dhe federate gjithashtu është, kështu që duhet të provojmë, më pas nëse ndodh diçka dhe të them se është në dhjetor në janar apo qershor, nuk mund të bëj parashikime.

Cila është më e mira që Sylvinho i dha Shqipërisë dhe gabimi që ai bëri me Shqipërinë?

Sylvinho: Kualifikimi në europian. Kjo është pjesa më e mirë për mua ishte ëndërr. Ndërkohë gjëja e keqe që më ndodhi? Unë jam një njeri kërkues dhe pse kishim një grup shumë të vështirë, ishte mundësia që patëm dhe nuk arritëm të shkonim në 8-tshe dhe nuk shkuam.

Si do të luaj kombëtarja jonë në këtë epokë të dytë të Sylvinhos, për të shkua në Botëror por edhe në Ligën e Kombeve?

Sylvinho: Gjëja më e mirë që patëm dhe duhet ta theksoj është moduli i lojës që ne ndryshuam nga kualifikimet në finalet e europianit. Ishte e ndryshme. Ne e filluam me dy lojtarë përpara mbrojtjes më pas ndryshuam në këtë formë me një mesfushor organizator. Kjo skuadër mund të luaj edhe ndryshe, nuk është problem i skemës, por rëndësi ka të respektohen karakteristikat e lojtarëve. Mund të luajmë edhe kështu jo vetëm me 4-2-3-1, por edhe me 4-1-2-3. /TCH/

Etiketa: Kryesore1Silvinho

Lajme të lidhura

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës
Breaking Views

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

16:29 - 13/05/26
Neuer sulmon Bayern: Po e rishikoj të ardhmen time këtu
Sport

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin

15:11 - 13/05/26
Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”
Sport

Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”

08:29 - 13/05/26
Para
Ndryshon votimi në Kosovë, lista të hapura me 10 kandidatë për 1 parti dhe tre opsione për diasporën

Ndryshon votimi në Kosovë, lista të hapura me 10 kandidatë për 1 parti dhe tre opsione për diasporën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës
Breaking Views

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

16:29 - 13/05/26

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë vendimin e ri për çmimet tavan të karburanteve në vend. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Kriza e karburanteve, IEA: Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord

Kriza e karburanteve, IEA: Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord

15:32 - 13/05/26
Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës

15:22 - 13/05/26
Neuer sulmon Bayern: Po e rishikoj të ardhmen time këtu

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin

15:11 - 13/05/26
Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë

14:45 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com