GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tani ka dalë hapur, Serbia kërkon destabilizimin e gjithë rajonit

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Tani ka dalë hapur, Serbia kërkon destabilizimin e gjithë rajonit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas sulmeve ndaj Kosovës, instrumenti tjetër i Beogradit në Bosnje-Hercegovinë, Dodiku i Republikës Serbska, ka tërhequr nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës një prej anëtarëve të saj.

I vetmi Gjyqtar nga Republika Srpska në Bosnje ka dhënë dorëheqjen nga Gjykata Kushtetuese.

Vendimin për  largimin para kohe të Zlatko Knezheviç është me arsyetimin e sëmundjes dhe pensionimit.

Por vendimi i dorëheqjes së tij duket se është dirigjuar nga Beogradi me qëllim krijimin e kaosit dhe bllokimin e punës së Gjykatës Kushtetuese në Bosnje.

Dorëheqjen e gjyqtarit (nënkryetarit) të Gjykatës, Zlatko M. Knezheviç, Gjykata Kushtetuese e ka quajtur të paligjshëm, në një njoftim zyrtar dhe e ka dënuar ashpër një vendim të tillë antikushtetues të Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska.

GJ.K e konsideron si një presion shumë serioz mbi autonominë dhe pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës.

“Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e Bosnje-Hercegovinës është themeluar me nenin VI të Kushtetutës si organi i pavarur dhe si garantues institucional për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të përcaktuara me Kushtetutën e Bosnje-Hercegovinës.

Vetëm Gjykata Kushtetuese e Bosnje-Hercegovinës mund të miratojë rregullore dhe akte të përgjithshme në lidhje me punën e saj dhe rolin e saj të përcaktuar në Kushtetutë. Nga e gjithë kjo rezulton se Gjykata Kushtetuese e Bosnje – Hercegovinës gëzon pavarësi të plotë nga çdo degë e qeverisjes në sistemin juridik kushtetues të saj.

Për sa më sipër, GJ. Kushtetuese thekson se Asambleja Kombëtare e Republikës Srpska nuk ka bazë për një veprim të tillë në Kushtetutën e Bosnjë-Hercegovinës.” – thuhet në deklaratën e Gjykatës Kushtetuese.

Mediat boshnjake raportojnë se, pas presioneve të vazhdueshme nga ana e anëtarëve dhe Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, Zlatko M. Knezheviç ka dhënë dorëheqjen, fillimisht duke kërkuar raport mjekësor, ndërsa më pas për shkak të gjendjes së tij shëndetësore edhe pensionim të parakohshëm./Syri

Etiketa: BiHDodikKnezhevic

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Kapet duke shitur kokainë, 18 muaj burg për 22-vjeçarin shqiptar në Itali

Kapet duke shitur kokainë, 18 muaj burg për 22-vjeçarin shqiptar në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com