GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Tani na duhet një kryeministër me inteligjencë artificiale me emrin Topo Xhixho

12:52 - 18/09/25
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 8 min
A A
Tani na duhet një kryeministër me inteligjencë artificiale me emrin Topo Xhixho
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Agron Gjekmarkaj
Fjala e mohuar sot në Kuvendin e Shqipërisë!
Ky që kemi përballë nuk është një program qeverisës. Është një skenar propagande. Një përmbledhje gënjeshtrash të përsëritura, të zbukuruara me fjalë deri në humbje kuptimi.
Keni sfiduar edhe monologjet e Sanço Panços!
“Ibret-programi” është pasqyra e një pushteti personal, i cili si dje, si sot, për 12 vjet rresht, mban emrin Edi Rama, dhe prej kohësh nuk qeveris më për qytetarët, por për pushtetin vetë.
Në Shqipëri nuk ka as qeverisës që qeverisin, as qytetarë që qeverisen, por një grup të vogël njerëzish që sundojnë, përfitojnë e fitojnë dhe pjesa tjetër e popullsisë që grabitet e varfërohet çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit, çdo stinë qeverisëse.
Shqipëria zvogëlohet, ata shëndoshen! Ata tallen! Ata zgerdhihen!
Rrallëherë ndeshen në kohët moderne një rast si Shqipëria, ku tirania e shumicës artificiale ka dënuar me varfëri dhe degdis nga vendi pjesët më vitale të popullsisë.
Shqiptarët, sidomos të rinjtë, ikin çdo ditë.
Vendi zbrazet, drita fiket, dera mbyllet.
Farsa e 11 majit ishte një ditë e rëndë!
Vota u mor peng. Shqiptarëve iu mohua zgjedhja.
Synohet një vend pa Opozitë.
Ky “derdimen-program” i qeverisë është produkt i kësaj farse. Një plan për të zgjatur pushtetin dhe shkurtuar shpresat e qytetarëve, për të ruajtur privilegjet, një kurs përplasje me shoqërinë!
Ju pretendoni se Shqipëria është para dyerve të Europës, por në realitet dyert e Shqipërisë janë shpërthyer nga krimi, bandat dhe koncesionet.
Jo për qytetarët, jo për drejtësinë.
Në vend të kapitujve të BE-së, ju po hapni kapituj të rinj plagosjeje për këtë popull.
Fjalët tuaja trukokalle për zhvillim, përqeshen nga qytetarët dhe realiteti në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo shtëpi shqiptare.Ju qofshi që nuk i trembeni ditës së gjykimit dhe bëni sikur nuk e kuptoni që po talleni me Shqipërinë, po kaq me shqiptarët.
Po arsimi?
Ka katandisje më të madhe se braktisja e arsimit?
Shkollat bosh. Universitetet pa studentë.
Financimi më i ulët në rajon. Nxënësit mësojnë në kushte të viteve ’90. Mësuesit ikin. Librat mungojnë. Laboratorët nuk ekzistojnë.
E çfarë duhet dija dhe shkolla, kur CV-në e deputetëve e përcaktojnë banditët?
Kot u mundove të vesh një ministre tejet të konsumuar, që ndërron vetëm karrige teksa vitet ikin, rrethuar me akuza të panumërta – mund të vijë aty Zoicen artificiale!
Në këtë krizë totale, çfarë bën qeveria?
Hap një ministri për inteligjencën artificiale, një ekzibicionizëm teknologjik pa lidhje me realitetin, ndërkohë që shumica e shqiptarëve nuk kanë me se të njyejnë kafshatën në tavolinat e tyre të varfra.
Shkenca dhe teknologjia ecin përpara si shërbim ndaj zhvillimit dhe mirëqenies, jo si maskë për të mbuluar thelbin e pushtetit që mashtron, vjedh dhe korrupton me “inteligjencë” të vërtetë!
Ju flisni për siguri?
Po pyesni si jetohet në Shkodër?
Si lëviz një grua natën? A guxon një fëmijë të dalë vetëm? Policia e shantazhuar e fyer me Proden në krye, i cili lëviz si bimbash me shpurë e makina të shumta luksoze rrugëve – kaq i akuzuar, kaq shërbëtor! Prokuroria e heshtur. Gjykatat të tromaksura nga kërcënimet e përditshme prej qeverisë.
Ju flisni për ekonomi?
Si mbijeton një pensionist? Si mbush një rrogëtar shportën, kur çmimet janë në qiell?
Ka ndonjë indeksim real? Apo vetëm shifra imagjinare? Kur gënjen me dashje, e vërteta nuk të intereson kurrë.
Ju flisni për stabilitet?
Po sot në Shqipëri, më shtrenjtë kushton jeta e një pule sesa e një njeriu. Për një pulë bëni sikur ngrini inspektime, ndonëse salmonelën nuk e ndalni.
Por kur një qytetar vdes nga varfëria, errësira, uji i ndotur, mungesa e ilaçit, apo kërbaçi i shtetit, askush nuk lëviz.
Dhe ndërsa flisni për zhvillim, nuk keni asnjë fjalë për kulturën, pasqyrën më të qartë të një kombi.
Një vend që braktis kulturën, pret rrënjët e veta.
Në vend të Gonxhes mund të vihej Trendafili artificial!
Kulturën e vertitni sa andej-këtej nëpër godina që i quani Ministri, por teatri, kinemaja, letërsia, historia, biblioteka janë të harruara dhe dekor propagande.
Kam frikë se do të vijë dita që për të kuptuar këto fjalë, brezave do t’u duhet të hapin fjalorët!
Kultivimi i injorancës dhe dekulturimi janë qëllime në vetvete!
Të nderuar kolegë,
Partia Demokratike, edhe në opozitë, qëndron mbi themele të vërteta. Ne marrim forcë nga njerëzit, nga dhimbja e tyre, nga toka që shkelim. Nga varfëria që shohim. Nga sytë e qytetarëve. Nga halli i pjesës më të madhe të Shqipërisë dhe shqiptarëve që nuk përfaqësohen në qeveri.
Ju bëtë farsë sepse kishit frikë.
Jo nga zgjedhjet.
Jo nga rezultati.
Por nga populli, nga Partia Demokratike, nga Sali Berisha.
Dhe më në fund, dua të ndalem te Lezha ime, qyteti im që përmbytet pas çdo shiu, dhe te fshatrat e Zadrimës, Zejmenit, Torovicës, Kashnjetit, Shënkollit – që rrinë pa drita, pa ujë, pa rrugë.
Rruga tokësore me Europën, segmenti Milot–Balldren, është kthyer në ferr – për turistët, për banorët, për demokratët e socialistët.
Duhet të matësh mirë të marrësh rrugën për në veri për dasmë a për mort!
Mirdita, një bashki e qeverisur nga e djathta, për këtë arsye është harruar dhe braktisur totalisht nga qeveria.
Në Kurbin, në qytetet si Milot dhe Mamurras, nuk ka asnjë investim të rëndësishëm.
Kjo është hakmarrja ndaj një krahine të tërë, krejt rreth qarkut të Lezhës, që nuk thyhet dhe vazhdon të nxjerrë fitues Partinë Demokratike.
Shqipëria është i vetmi vend në të cilin, po nuk i fitoi zgjedhjet partia jote, mbetesh pa punë, pa shkollë, pa ujë, pa drita, pa mjek.
Dhe, siç thoshte Gjergj Fishta:
“Atdheu s’ka fuqi, kur prijësit kanë lakmi.”
Zonja e zotërinj të mazhorancës,
Duke gjykuar sjelljen tuaj qeverisëse, as që mund të bëhet fjalë që në Shqipëri të ketë standarde demokracie: ndarje pushtetesh, sundim të ligjit, kontroll të qeverisë nga opozita, pavarësi të sistemit gjyqësor, llogaridhënie të institucioneve, transparencë dhe pjesëmarrje të qytetarëve në qeverisje.
Të flasim për këto, ne na duket luks i madh, ndërsa për ju janë gjepura.
Si përfundim, duke dëgjuar këtë gjytyrym-program dhe duke gjykuar çfarë keni bërë dymbëdhjetë vitet e kaluara, ju nuk po shtroni për diskutim mandatin e katërt qeverisës, por po u jepni shqiptarëve mandatën e katërt!
Një Zot e di se si mund të rezistojë ky popull dhe ky shtet pas kësaj mandate!
Atëherë po, do na duhet një Kryeministër me inteligjencë artificiale me emrin Topo Xhixho, në një vend të shkretuar, të thyer e përgjunjur !!!
Etiketa: artificialkryeminister

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Para
Princ Dobroshi dënohet me 13 vite burg dhe 8 milionë euro gjobë në Gjermani

Princ Dobroshi dënohet me 13 vite burg dhe 8 milionë euro gjobë në Gjermani

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni, i cili aktivizohet në MLS për Austin Fc, ka vendosur që të investojë në Shqipëri,...

Lexo më shumë
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com