GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tare: Qeveria pa strategji, trashëgiminë kulturore e kanë lënë në mëshirë të fatit

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Trishtimi i një Pazari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Auron Tare, specialist i trashëgimisë kulturore foli mbi braktisjen totale të trashëgimisë nga institucionet shtetërore, ku u shpreh se ajo po shkatërrohet përditë nga neglizhenca, paaftësia dhe mungesa e vizionit të qeverisë.

Tare theksoi se trashëgimia dhe turizmi janë çështje kombëtare, por në Shqipëri trajtohen pa asnjë prioritet. Ai denoncoi mungesën e reformave serioze, shkatërrimin e ekipeve të specializuara, si dhe fakton se në vend nuk ka më restauratorë apo administratorë profesionistë të trashëgimisë.

Sipas tij, qeveria shqiptare po dështon të mbrojë një nga pasuritë më të mëdha kombëtare, ndërkohë që vendet si Greqia dhe Italia fqinjët tanë  janë shembuj të suksesshëm se si trashëgimia kthehet në vlerë ekonomike dhe identitare.

Pjesë nga deklarata:

Unë mendoj që çështja e trashëgimisë ka kohë që është në drejtim të paditur dhe që nuk po riformatohet, pavarësisht se në përgjithësi mundohemi ta kanalizojmë.
Trashëgimia dhe turizmi janë çështje kombëtare. Një sërë reformash janë nisur, por ose janë lënë përgjysmë, ose nuk janë mundësuar për të formatuar siç duhet çështjen e trashëgimisë.

Trashëgimia është çështje dashurie dhe angazhimi. Ngelet vetëm tek kaq, ndërkohë që ne kemi fatin të jemi mes Greqisë dhe Italisë shembuj globalë që mund t’i sjellim në vendin tonë.

Në qendrat kryesore si Apollonia, Bylisi, Butrinti, dikur kanë ekzistuar ateli të famshme grupe specialistësh restauratorësh. Në Gjirokastër, për shembull, ato nuk ekzistojnë më: ose kanë humbur jetën, ose janë larguar jashtë vendit. Kujdestari dhe restauratori që mirëmbajnë monumentet nuk janë më. Mungon atdhedashuria dhe menaxhimi.

Ne nuk kemi një shkollë për menaxhimin e trashëgimisë kulturore. Me një arkeolog e bëjnë drejtor dhe e çojnë te futbolli.
Bota ka administratorë të trashëgimisë ne kemi zero. Nuk kemi, nuk e bëjnë, nuk dinë ta bëjnë.

Para pak ditësh isha në kalanë e Beratit. Një numër i lartë turistësh aty futeshin taksi, makina, makinat e banorëve, përmes dyerve të ngushta. Kamionë me akullore, kamionë me rraqe ndërkohë që turistët mezi hynin. Kur hyje brenda, të dilte përpara një zotëri që të ofronte udhëtim me kuaj e karrocë. Muret me tantella… ishte një pamje banale, kur mjafton vetëm ta administrosh.

Administrimi është çështja më e thjeshtë që neve na mungon.

Etiketa: qeveristrategjitrashegimi

Lajme të lidhura

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën
Aktualitet

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

21:36 - 22/10/26
Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve
Aktualitet

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26
Para
Për herë të parë, një shqiptar zgjidhet kryetar në komunën e Çashkës në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë, një shqiptar zgjidhet kryetar në komunën e Çashkës në Maqedoninë e Veriut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com