GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka firmosur një fletëthirrje të dytë për ish-futbollistin e kombëtares shqiptare Igli Tare, duke i kërkuar të paraqitet për të dëshmuar në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku. Burime pranë SPAK bëjnë me dije se dëshmia e Tares konsiderohet me rëndësi për hetimet që lidhen kryesisht me verifikimin e pasurisë së Ballukut dhe transaksioneve të mundshme të lidhura me persona apo kompani nën hetim. Fletëthirrja e parë ndaj Tares nuk u ekzekutua pasi ai jeton jashtë Shqipërisë dhe nuk kishte marrë dijeni zyrtare për kërkesën e prokurorëve.

Thirrja e dytë vjen pas një serie kontrollesh të zhvilluara nga hetuesit e SPAK në banesa të familjarëve të Belinda Ballukut dhe në ambiente të lidhura me biznesmenë të ndryshëm. Hetuesit kanë ushtruar kontrolle edhe në dy vila në zonën rezidenciale të Drimadhes, ku dyshohet se po verifikohen investime dhe pasuri të lidhura me persona të përfshirë në hetim. Sipas burimeve hetimore, SPAK ka marrë masa që kësaj here Igli Tare të njoftohet zyrtarisht në adresën e tij jashtë vendit për të siguruar paraqitjen në dëshmi.

Belinda Balluku po hetohet nga SPAK për dyshime mbi abuzime me tendera publikë, përfshirë projektin e tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe në Tiranë. Javët e fundit hetimet janë intensifikuar në drejtim të pasurisë dhe lidhjeve financiare të ish-ministres. Aktualisht ndaj saj janë në fuqi dy masa sigurie, ndalimi për të dalë jashtë vendit dhe pezullimi nga ushtrimi i funksioneve publike, ndërsa Balluku i ka kundërshtuar këto masa me rekurs në Gjykatën e Lartë.

Etiketa: BallukuSpaktare

Lajme të lidhura

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari
Aktualitet

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

18:53 - 26/08/26
“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare
Aktualitet

“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare

18:32 - 26/08/26
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!
Aktualitet

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

18:05 - 26/08/26
Para
Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine

Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari
Aktualitet

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

18:53 - 26/08/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi” në...

Lexo më shumë
“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare

“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare

18:32 - 26/08/26
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

18:05 - 26/08/26
Vendimi i bujshëm i KLGJ-së ndaj qeverisë: Rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Vendimi i bujshëm i KLGJ-së ndaj qeverisë: Rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

17:39 - 26/08/26
Zjarr në Sarandë, flakët i afrohen Manastirit të 40 Shenjtorëve

Zjarr në Sarandë, flakët i afrohen Manastirit të 40 Shenjtorëve

17:18 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com