GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Tashmë nuk ka dyshime, Italia gjen trajnerin e ri

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbrojtësi brazilian “tallet” me Italinë: Në këtë pikë edhe unë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zgjedhja është bërë dhe FIGC (Federata Italiane e Futbollit) nuk ka ndërmend të kthehet prapa. Presidenti federal Gabriele Gravina dëshiron që Luciano Spalletti të jetë trajneri i radhës i kombëtares dhe në ditët e fundit, përfshirë edhe këtë 15 gusht të nxehtë, ka punuar me vendosmërinë maksimale në këtë drejtim. Rezultati? Tani marrëveshja është vërtet afër, vetëm detajet mungojnë.

Pavarësisht shpërthimit të ashpër të Aurelio De Laurentiis, Federata – dhe rrjedhimisht edhe Spalletti – nuk duken aspak të shqetësuar për klauzolën e famshme që lidh trajnerin nga Certaldo me Napolin dhe që do të parashikonte pagesën e dëmshpërblimit për klubin blu në këtë rast. Gravina vazhdon rrugën e tij, dukshëm i bindur nga indikacionet e avokatëve të tij, të cilët insistojnë veçanërisht në mungesën e një “marrëveshjeje jokonkurrence”, e cila do të ishte baza e klauzolës me të cilën De Laurentiis sot pretendon të drejtën për të pasur pak më shumë se 2,6 milionë euro.

Koncepti është i thjeshtë: Kombëtarja nuk konkurron me Napolin, i cili për këtë arsye nuk do të kishte asnjë kompensim.

Më pas është çështja e “kufizimit të konfidencialitetit” që do të ishte e pranishme në marrëveshjen kuadër të nënshkruar para Dhomës së Punës e cila përmban klauzolën e famshme.

Nëse do të ishte prezente, edhe fjalët e shprehura sot nga presidenti i Napolit (përveç deklaratave të shumta të ditëve të fundit për këtë çështje) mund të sillnin ujë në mullirin e Spallettit dhe FIGC-së në një mosmarrëveshje të mundshme që Napoli mund të hapte në të ardhmen.

Ajo që ka rëndësi për Gravinën tani është t’i japë Italisë, e cila në shtator do të përfshihet në dy ndeshje të rëndësishme për kualifikimin në Europian me Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën, trajnerin më të mirë të mundshëm: Luciano Spalletti.

Etiketa: ItaliaSpalletti

Lajme të lidhura

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Sport

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

21:03 - 05/10/26
Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim
Sport

Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim

18:05 - 05/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’

17:26 - 05/10/26
Para
Tentuan të vidhnin shtëpinë e yllit të PSG, policia arreston hajdutët

Tentuan të vidhnin shtëpinë e yllit të PSG, policia arreston hajdutët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com