Partia Demokratike ka bërë një denoncim lidhur me Drejtoreshën e Tatimeve Tiranë, Erilinda Lala. Zëdhënësja e Antikorrupsionit, Genta Vangjeli thotë se rasti i Erilinda Lalës ekspozon një skemë të dyshuar për fshehje pasurie, konflikti interesi dhe një projekt ndërtimi me vlerë 10 mln euro në bregdetin e Qerretit.
Sipas PD, transferimi i aksioneve të kompanisë 2D ngre dyshime për fshehje të pronësisë reale. Vangjeli më tej deklaroi se kjo kompani ka marrë leje në kundërshtim me ligjin në fuqi, ndërsa thekson se alarmuese janë deklarimet e pasurisë.
“Një tjetër skandal i rëndë trondit administratën e Edi Ramës. Rasti i Drejtoreshës së Tatimeve, Erilinda Lala ekspozon një skemë të dyshuar për fshehje pasurie, konflikt interesi dhe lidhje me një projekt ndërtimi më vlerë 10 mln euro në bregdetin e Qerretit.
Nga këshilltare pranë ministrisë së Financave pranë ministrit Petrit Malaj në krye të Tatimeve të Tiranës. Karriera e saj përkon me lëvizje të dyshimta financiare dhe vendimmarrje që ngre pikëpyetje serioze”, tha Vangjeli.
Sipas zëdhënës së Antikorrupsionit në PD, për këtë skandal nuk ka asnjë reagim dhe asnjë masë nga ana e Institucioni për Kontrollin e Pasurive.
“Ky rast nuk është vetëm një shkelje individuale, por dëshmi e një sistemi të kapur, ku ligji zbatohet për qytetarët e zakonshëm dhe anashkalohet për zyrtarët e lidhur me pushtetin”, tha Vangjeli.
PD kërkon transparencë të plotë, hetim të menjëhershëm dhe të pavarur dhe vënien para përgjegjësisë të cdo zyrtari të përfshirë në këtë aferë.













Discussion about this post