GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Tatimet korrigjojnë parapagimin e kësteve të tatimit te profesionet e lira, i ulin me rreth 30%

08:05 - 31/05/24
në Ekonomi
Kohë leximi: 4 min
A A
Tatimet korrigjojnë parapagimin e kësteve të tatimit te profesionet e lira, i ulin me rreth 30%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas debateve të shumta që shkaktoi moszbatimi korrekt i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, administrata tatimore ka rishikuar me ulje këstet e parapagimit të tatimit për profesionet e lira.

Në njoftimet e dërguara më 28 Maj nga Drejtoria Rajonale e Tiranës, rezulton se për llogaritjen e tatimit për muajin Maj dhe muajt qershor-dhjetor, janë zbritur shpenzimet 30%, të parashikuar në ligj për të vete punësuarit me xhiro deri 10 milionë lekë.

Zbritja e shpenzimeve apriori nuk u zbatua në llogaritjet e parapagimit të tatimit me njoftimet e mëparshme, dërguar në muajin Prill ndaj bizneseve.

Tatimet për parapagimin e kësteve të tatimet u mbështeten mbi deklarimet e bizneseve, ku shumica e tyre kishin deklaruar shpenzime të ulëta, për shkak të mosnjohjes së tyre me dokumentim kontabiliteti.

Pas korrigjimit kësti i parapagimit për muajin Prill ka mbetur i pandryshuar. Ndërsa detyrimi për muajin Maj dhe muajt e tjerë është midis 27-34% më i ulët. “Njoftim vlerësimi për tatim mbi fitimin e korrigjuar për periudhën 9 mujore (prill-dhjetor)

Ju njoftojmë se nga shqyrtimi i të dhënave që disponojmë në mbështetje të nenit 63 ”Parapagimet”, pika 2 të ligjit nr Nr. 29/2023 ”Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar si dhe Udhëzimin nr.26, datë 08.09.2023, tatim mbi fitimin i rishikuar për periudhën 9 mujore (Prill-Dhjetor) për vitin 2024 do të jetë për shumën totale 663,680 lekë, i ndarë në muaj si më poshtë”, thuhet në njoftimin e administratës tatimore dërguar një subjekti si profesion i lirë.

Tatimpaguesit të mësipërm nga 102,059 lekë i llogaritur kësti i parapagimit për muajin Prill për muajin Maj, pas korrigjimit, detyrimit të tatimit i janë zbritur 30%. Kësti i tatimit për muajin Maj për këtë biznes do të jetë 70,200 lekë.

Për muajt në vijim nga Qershori deri në Dhjetor kësti i parapagimit të tatimit është në vlerën e 70,203 lekëve.

Për një tjetër biznes të profesioneve të lira në shumën totale të detyrimit të llogaritur prej 343,626 lekë, kësti i tatimit nga 52,001 lekë për muajin Prill, për muajin Maj është 36,454 lekë (zbritja e detyrimit rreth 30%).

Për muajt Qershor deri në Dhjetor 2024 detyrimi i këstit të parapagimit është 36,543 lekë çdo muaj.

Edhe në “Njoftim vlerësimi për tatim mbi fitimin e korrigjuar për periudhën 9 mujore (prill-dhjetor)” dërguar një tjetër biznesi është rishikuar me zbritje detyrimi për muajin maj dhe në vijim.

Referuar njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Tiranës, dërguar këtij biznesi me detyrimin total të parapagimit në vlerën e 602,686 lekëve.

Detyrimi i tatimit për muajin i llogaritur është 95,593 lekë. për muajin maj detyrimi i tatimit është korrigjuar me ulje rreth 34% në vlerën e 63,384 lekëve.

Ndërsa për muajt Qershor deri në Dhjetor 2024 detyrimi i këstit të parapagimit është 63,387 lekëve çdo muaj.

Afati për pagesë është përkatësisht 30 Qershor për muajt (Prill, Maj, Qershor); 30 Shtator për muajt (Korrik, Gusht, Shtator); 31 Dhjetor për muajt (Tetor, Nëntor, Dhjetor). Këstet mund te paguhen edhe ne baza mujore, jo më vone se data 15 e çdo muaji.

Llogaritjet e administratës tatimore për parapagimin e tatim fitimit të 2024 për profesionet e lira mbështetur nga deklarimet për 2023, iu dërguan bizneseve më 11 Prill.

Në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, parashikohet zbritja e shpenzimeve fikse në masën 30% për të vete punësuarit me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë, por me llogaritjet për parapagimin e tatimit të thjeshtuar nga administrata tatimore nuk u mor parasysh zbritja e shpenzimeve 30%, por ato shpenzime të deklaruara nga biznesi.

Pse bizneseve nuk iu zbritën fillimisht 30% e shpenzimeve

Në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, parashikohet zbritja e shpenzimeve fikse në masën 30% për të vete punësuarit me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë.

Në janar të këtij viti, pasi nuk u arrit të bëhej gati formulari i ri i deklarimit të të ardhurave, qeveria miratoi një akt normativ në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat” i cili përcakton se deklarimi i të ardhurave do të bëhet sipas modelit të formularëve të vjetër, pra atyre ekzistues, por sipas normave të reja tatimore që nisin zbatimin nga 1 janari 2024 me të vetëpunësuarit e profesioneve të lira.

Si rrjedhojë, deklarimi i të ardhurave do të bëhet sipas modelit të formularëve të vjetër, pra atyre ekzistues, por sipas normave të reja tatimore që nisin zbatimin nga 1 janari 2024 me të vete punësuarit e profesioneve të lira.

Në njoftimin e vlerësimit fillestar të drejtorive rajonale të tatimeve dërguar bizneseve rezulton se shkalla tatimore 15% për tatimin mbi fitimin u llogarit në bazë të ardhurave, shpenzimeve dhe fitimit të deklaruar nga vetë subjektet për 2023 që u përfshinë në regjimin e ri, më parë të përjashtuara nga taksimi.

Tatimet sqaruan se zbritja e tyre do të bëhet në bazë të aplikimeve të bizneseve të profesioneve të lira në fund të vitit 2024, pas plotësimit të formularit për zgjedhjen e regjimit të veçantë.

Kjo bëri që këstet të rezultonin të larta, duke shkaktuar pakënaqësi dhe ankesa nga profesionet e lira.

Ligji në Kushtetuese

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” konsiderohet antikushtetues dhe është paditur 4 herë në Gjykatën Kushtetuese. Seanca e parë për shqyrtimin e 3 padive sëbashku është njoftuar më 18 Qershor.

Nismëtarët e ankimimeve vlerësojnë se ligji cenon barazinë mes tatimpaguesve, parimet e shtetit të së drejtës, të sigurisë juridike dhe shkel konkurrencën.

Në rast të mos shfuqizimit të tij nga Kushtetuesja nga juristët, kontabilistët dhe ekspertë të tjerë paralajmërohen efekte të menjëhershme që do të ndihen që me rritjen artificiale të tarifave për shërbimet e ofruara nga profesionistët e lirë, evazion, mbyllje të bizneseve dhe emigrim të shtresës së mesme.

Etiketa: tatimet

Lajme të lidhura

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor 4 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:34 - 04/12/25
Para
Juria e shpall fajtor, Donald Trump ish Presidenti i parë që dënohet për vepra penale

Juria e shpall fajtor, Donald Trump ish Presidenti i parë që dënohet për vepra penale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com