GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tatimet letër bizneseve me shërbime profesionale: Nga 1 janari do të tatoheni me 15%

16:17 - 25/01/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Tatimet letër bizneseve me shërbime profesionale: Nga 1 janari do të tatoheni me 15%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në zbatim të ligjit të “Tatimit mbi të Ardhurat”, Administrata Tatimore ka informuar tatimpaguesit, që ofrojnë shërbime profesionale sipas përcaktimeve të VKM Nr. 753, datë 20.12.2023, që nga janari 2024 do të tatohen me 15%.

Me qëllim ndërgjegjësimin e tatimpaguesve (jo penalizimin e tyre), Administrata Tatimore u ka dërguar letër të personalizuar çdo tatimpaguesi, që është pjesë e listës së shërbimeve profesionale të miratuar me vendim qeverie, që të marrë masa për saktësimin e kodit ekonomik në mënyrë që të tatohet në mënyrë të drejtë.

Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që tatimpaguesit të vetë verifikojnë kodin ekonomik të aktivitetit në llogarinë elektronike në e-Filing, sipas listës së shërbimeve profesionale, dhe ta ndryshojnë atë në përputhje me aktivitetin që ushtrojnë për 2 qëllime:

Të tatohen drejtë, si shërbime profesionale, sipas vendimit të qeverisë dhe të mos tatohen gabimisht nëse kodi ekonomik nuk përputhet me aktivitetin e biznesit.

Korrigjimi i kodit ekonomik bëhet lehtësisht, online nëpërmjet shërbimeve “Aplikim për ndryshim të personit fizik” ose “Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (SHPK)”.

Nëpërmjet kësaj letre, Administrata Tatimore inkurajon gjithashtu tatimpaguesit të pasqyrojnë saktë të dhënat në Deklaratën Vjetore të Tatimit mbi Fitimin apo Tatimit te Thjeshtuar mbi Fitimin, për vitin 2023, në lidhje më të dhënat e deklaruara për të ardhurat, shpenzimet dhe fitimin e tatueshëm, pasi këto të dhëna do të jenë objekt i vlerësimit nga Administrata Tatimore për përllogaritjen e tatim fitimit paraprak gjatë vitit 2024.

Si viti i parë i zbatimit të ligjit, Administrata Tatimore sqaron se gjatë vitit 2024, si viti i parë i zbatimit të ligjit të ri, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënies me tatimpaguesit, qasja e saj do të fokusohet drejt këshillimit me synim lehtësimin e përmbushjes së detyrimeve ligjore nga ana e tyre. /Top Channel

Etiketa: Bizneseprofesionaletatime

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Para
“Tempulli 2″/ “E ke super tritol”, zbardhen bisedat mes agjentëve të policisë dhe shitësve të drogës

"Tempulli 2"/ “E ke super tritol”, zbardhen bisedat mes agjentëve të policisë dhe shitësve të drogës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com