GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Tayna i jep fund lidhjes me miliarderin italian, ja çfarë ndodhi (FOTO)

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Tayna i jep fund lidhjes me miliarderin italian, ja çfarë ndodhi (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tayna është ndër personazhet më të ndjekura në showbizzin tonë. Artistja prej vitesh vijon të mbetet ndër emrat më të ndjekura dhe më të pëlqyera për publikun, duke u fokusuar kryesisht tek karriera e saj. Ajo asnjëherë nuk ka pranuar të flasë për jetën private, duke lënë gjithçka në enigmë. Por duket se edhe ajo nuk i ka shpëtuar syrit të mediave, që mundën të zbulon të dashurin e saj.

Dhe nuk bëhet fjalë për një emër të thjeshtë, por për milionerin Giovanni Santoro-n 32-vjeçari është një ndër milionerët e rinj dhe duket se është mjaft i njohur edhe në Europë. Agjenti i futbollistëve të famshëm është kapur mat me Taynën gjatë pushimeve që ata kanë kaluar në Itali në verën që lamë pas. Çifti ka zgjedhur PortoCervo për të kaluar disa ditë larg vëmendjes së njerëzve, por duket se nuk ia kanë dalë. Në rrjet kanë qarkulluar videot e tyre, teksa shëtisin të përqafuar. Por duket se edhe kësaj historie i ka ardhur fundit. Vetëm pak muaj pas nisjes së këtij raporti, Tayna dhe Giovanni i kanë dhënë fund pa shumë bujë. Në rrjetet sociale çifti as nuk ndiqet më, duke vulosur kështu ndarjen përfundimtare.

Vetëm 2 muaj më parë, dyshja u kap sërish mat, këtë herë në aeroport, ku dhe nuk i kursyen puthjet e përqafimet. Në atë kohë lidhja e tyre dukej sikur po lulëzonte. Çifti zgjidhte që këtë histori dashurie ta jetonte në udhëtime, duke i shpëtuar syrit të kureshtarëve. Por edhe kjo formulë nuk i ka rezultuar e suksesshme. Sepse jo vetëm që të shumta ishin fotot e videot që vinin nga ata, por pas shumë shpejt i erdhi fundi asaj që dukej si një dashuri e madhe. Lidhja e fundit publike e saj është me tekstshkruesin Kech Montana. Edhe pse publikisht ishte mohuar një gjë e tillë nga Tayna, çifti ishte përfolur mjaft nëpër media për një lidhje dhe miqtë e kishin konfirmuar këtë raport. Por si duket lidhjes së tyre i erdhi fundi shpejtë, pasi që të dy artistët nuk ndiqeshin më rrjetet sociale dhe nuk u panë më në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ka qenë pikërisht udhëtimi në Itali që ka zbuluar raportin e saj të ri me Giovannin, që në mediat ndërkombëtare njihet se një nga miliarderët në moshë të re. Mediat ndërkombëtare kohë më parë kanë zbuluar edhe jetën e tij, ku në krah në atë kohë ka pasur një partnere ruse. Duket se çifti ishte shndërruar në një problem për fqinjët në një ndër zonat më luksoze të Londrës ku dhe jetonin në atë kohë. “Daily Mail” ka publikuar një shkrim për Giovannin, duke vënë në dukje jetën e tij të luksit me të dashurën ruse.

Giovanni Santoro, Galina Genis, kanë krijuar një reputacion në lagjen elitare si të ashtuquajturit ‘fëmijë të pasur të Londrës’. Ata hanë në restorante gustatore, blejnë në butikë të shtrenjtë dhe pushojnë në resortet më në modë. Por planet e fundit të çiftit me jetë luksoze për shtëpinë e tyre prej 5 milionë paund kanë shkaktuar zemërim te vendasit, pasi ata zbuluan propozimet për të instaluar kondicionerë të mëdhenj në çatinë e pronës katërkatëshe viktoriane.

Duket se ndarja e Taynës me të dashurin milioner nuk ka ndikuar aspak tek ajo. Reperja vijon me karrierën, e pandikuar nga gjendja e saj sentimentale. Ndërkohë si përherë ajo është përfshirë në thumbime me kolegë.

 

 

Etiketa: ItalianlidhjemilinerTayna

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Para
Makina përplas për vdekje një grua në Mamurras-Milot, autori ikën nga vendngjarja

Aksident në Prishtinë -Pejë, 7 të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!
Aktualitet

Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

11:34 - 21/10/26

Ashtu si edhe nje dite me pare, studentët dhe të rinjtë që protestojnë në Tiranë kanë refuzuar ftesën për dialog...

Lexo më shumë
Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë

11:26 - 21/10/26
“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

11:18 - 21/10/26
“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

11:03 - 21/10/26
Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

10:57 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com