GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Të ardhurat në buxhet për 8-mujorin rriten me 6% me periudhën e parakrizës

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Banka Botërore: Shqipëria ka nivelin më të madh të varfërisë në Ballkanin Perëndimor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rimëkëmbja ekonomike është reflektuar dhe në ecurinë e të ardhurave buxhetore, që e kanë tejkaluar nivelin e parakrizës, ndërsa në raport me vitin pandemik 2020 kanë shënuar rritje dy shifrore.

Të ardhurat totale për 8-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 324 miliardë ose 103 % të planit të 8-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të adhurat kanë rritje prej 53.2 miliard lekë, ose me 17%.

Ndërsa në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2019, rritja është rreth 6%, duke treguar se vendi mund të kapë nivelet e parakrizës që këtë vit.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 8-mujorin e vitit 2021, u realizuan në masën 95 % të planit të periudhës.

Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në muajin e te të të vitit 2021 rezultoi në rreth 31 miliardë lekë.

Të ardhurat

Sipas analizës së Ministrisë së Financave, Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 119.1 miliardë lekë, 23 miliardë lekë ose 23.9% më shumë se 8 mujori 2020, si dhe 9.2 miliardë lekë ose 8.4% më shumë se plani i të ardhurave doganore për 8 mujorin e vitit 2021.

Të ardhurat nga TVSH në import për 8 mujorin rezultojnë 79.4 miliardë lekë, 16.8 miliardë lekë ose 26.8% më shumë se një vit më parë, si dhe 6.9 miliardë ose 9.5% më shumë se plani për 8 mujorin 2021.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 33.4 miliardë lekë, 5.1 miliardë lekë ose 18% më shumë se viti 2020, si dhe 1.9 miliardë lekë ose 5.9% më shumë se plani i akcizës për 8 mujorin 2021.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.6 miliardë lekë, 129.7% krahasuar me vitin i kaluar dhe realizim në masën 99.1% kundrejt planit, ose 14 milionë lekë më pak.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 4.7 miliardë lekë, 0.8 miliardë lekë ose 19.5% më shumë se 8 mujori 2020, si dhe 0.4 miliardë lekë ose 10% më shumë se plani i 8 mujorit 2021.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 8 mujorin 2021 u realizuan në masën 162.7 miliardë lekë, 21.1 miliardë ose 14.9% më shumë se 8 mujori i vitit të kaluar, si dhe 2.4 miliardë lekë, ose 1.5% më shumë se plani i 8 mujorit 2021.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (bruto), u realizua në masën 36.1 miliardë lekë, 7.2 miliardë ose 25% më shumë se 8 mujori 2020, si dhe 1.9 miliardë ose 5.6% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 8 mujorin 2021. Sektorët me kontributin më të madh krahasuar me 8 mujorin e vitit 2020 janë sektori i tregtisë, ndërtimit dhe sektori i prodhimit. Rimbursimet për periudhën 8 mujore 2021 arritën 17.9 miliardë lekë, 7.7 miliardë lekë ose 75.9% më shumë se 8 mujori 2020, si dhe 5.6 miliardë lekë ose 45.2% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 2 mujorin 2021.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 21.7 miliardë lekë 4.1 miliardë lekë, ose 23.1% më shumë se 8 mujori 2020, si dhe 616 milionë lekë ose 2.8% më pak se plani 2021 për Tatimin mbi Fitimin. Nga analiza e tatimit mbi fitimin sipas sektorëve rezulton sektori i shërbimit me rritje 30% krahasuar me 8-mujorin e vitit 2020 dhe sektori i ndërtimit me rritje 37% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 27.2 miliardë lekë, 4.2 miliardë lekë ose 18.1% më shumë se 8 mujori 2020, si dhe 624 milionë ose 2.3% më shumë se plani 8 mujor i 2021. Ndikim të rëndësishëm në të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë patur:

të ardhurat nga tatimi mbi deklaratën individuale vjetore të të ardhurave me rritje 100% krahasuar me 8-mujorin e vitit 2020;

të ardhurat nga tatimi mbi dividentin dhe aksionet  me rritje 53% krahasuar me 8-mujorin e vitit 2020;

Taksat nacionale, për peridhën Janar-Korrik 2021 u realizuan në masën 25.2 miliardë lekë, 4.2 miliardë lekë ose 23% më shumë se 8 mujori 2020, si dhe 2 miliardë lekë ose 8.5% më shumë se plani i përcaktuar për 8 mujorin 2021. Peshën më të madhe në të ardhurat e taksës nacionale e zë taksa e qarkullimit rrugor me 52.1% të totalit të taksës nacionale, e cila gjatë 8 mujorit 2021 ka pësuar rritje me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 70.4 miliardë lekë, 8.6 miliardë lekë ose 13.9% më shumë se 8 mujori 2020, si dhe realizim 106.2% të planit për 8 mujorin 2021.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e tetë të vitit 2021, arritën në rreth 355.3 miliard LEK me një realizim në masën 94.9 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 9.6 përqind më i lartë ose rreth 31.16 miliard LEK më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 8 mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 59.9 përqind të planit vjetor fillestar dhe 58.2 përqind të planit vjetor të ndryshuar me Aktin Normativ nr.26, datë 22.06.2021 (AN nr.26).

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 8 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 99 përqind dhe 60 përqind të planit të periudhës.

Niveli i deficitit për periudhën 8 mujore të vitit 2021 rezultoi në rreth 31.06 miliard LEK, ose 22.07 miliard LEK më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për periudhën 8 mujore niveli i deficitit rezulton 51.9 përqind e planit të periudhës prej rreth 59.85 miliard LEK

Monitor
Etiketa: buxhetrriten

Lajme të lidhura

Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat  e Myzeqesë mbeten pa ujitje
Breaking Views

Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat e Myzeqesë mbeten pa ujitje

15:09 - 21/06/26
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me pika kufitare të përbashkëta, miratohet marrëveshja
Breaking Views

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me pika kufitare të përbashkëta, miratohet marrëveshja

20:52 - 19/06/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada
Ekonomi & Sociale

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

19:01 - 19/06/26
Para
Angela Merkel sot në Tiranë! Takim me Ramën, axhenda dhe rrugët që do të bllokohen

Angela Merkel sot në Tiranë! Takim me Ramën, axhenda dhe rrugët që do të bllokohen

TË FUNDIT

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë
Sport

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26

Belgjika është ndalur sërish në Botëror, duke barazuar pa gola, kësaj radhe me Iranin. Takimi i luajtur në Kaliforni, nisi...

Lexo më shumë
Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis