GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të ardhurat nga TVSH, gafë apo gënjeshtër me bisht e ministres së Ramës?

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Të ardhurat nga TVSH, gafë apo gënjeshtër me bisht e ministres së Ramës?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Propagandë para zgjedhore apo gafë e rëndë? Pyetja lind pas verifikimit të Faktoje mbi një deklaratë të ministres së Financave Delina Ibrahimaj në prag të zgjedhjeve vendore. Ministrja që ka në ‘dorë’ buxhetin e shtetit, shpalosi shifra të ‘fryra’ për të ardhurat e TVSH-së, tatimit që lidhet drejtpërdrejt me konsumin dhe aktivitetin ekonomik të vendit. Sipas saj, të ardhurat nga TVSH në tre muajt e parë të këtij viti u rritën me 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por e vërteta është se rritja e këtij zëri ka qënë vetëm 0.6%.

“…të ardhurat janë rritur me 16.7 % për tatimin mbi vlerën e shtuar, shifër që ne e analizojmë kryesisht për të kuptuar dhe analizuar ecurinë e tremujorit të parë të ekonomisë, pasi është një shifër që lidhet qoftë me aktivitetin ekonomik, qoftë me konsumin.”, deklaroi ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në një konferencë për shtyp më 2 maj, dedikuar ecurisë së treguesve kryesorë të ekonomisë për tremujorin e parë të vitit.

Verfikimet e Faktoje tregojnë se kjo deklaratë është e pavërtetë. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave, të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në periudhën janar-mars të këtij viti rezultojnë 45,9 miliardë lekë. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, arka e shtetit ka grumbulluar 45,6 miliardë lekë si të ardhura nga TVSH-ja.

Përllogaritjet tregojnë se rritja e këtij zëri ka qënë vetëm 0,6 për qind dhe jo 16,7 për qind sikurse deklaroi Ibrahimaj. TVSH është taksa që gjurmon qarkullimin e mallrave në ekonomi, pasi ngarkohet me çmimin e shitjes së tyre.

Ministrja që ka në ‘dorë’ buxhetin e shtetit, ka ndarë me publikun shifra të ‘fryra’ për të ardhurat e TVSH-së, tatimit që lidhet drejtëpërsëdrejti me konsumin dhe aktivitetin ekonomik të vendit. Rastësi ose jo, kjo deklaratë u bë vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Propagandë apo gafë?

Faktoje i ka kërkuar Ministrisë së Financave një shpjegim për deklaratën e ministres Ibrahimaj, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi marrë një përgjigje.

Por sidoqoftë, gafë apo deklaratë e qëllimtë propagandistike, për ekspertët e ekonomisë është e pafalshme kur të tilla deklarata artikulohen në publik nga kreu i financave publike të një vendi.

“Ministrja ndoshta e ka krahasuar me vitin 2013!”, ironizon profesor Selami Xhepa teksa shton se deklarata e ministres ka qëllime propagandistike.

“Të dhënat tregojnë se të adhurat në total në tremujorin e parë të vitit 2023 janë rritur me 11.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ndërsa të ardhurat nga tvsh me 0.6%! Ajo që thotë ministria është një statistikë mashtruese e cila ka vetëm qëllime propogandistike…”, pohon Xhepa për Faktoje.

TVSH-ja në vend numëro!

Të dhënat paraprake të ministrisë së Financave tregojnë se në periudhën Janar-Maj, në arkën e shtetit u grumbulluan 257,8 miliardë lekë të ardhura në total nga 233,4 miliardë që janë mbledhur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar treguesve paraprakë, rritja e të ardhurave është udhëhequr nga tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi të ardhurat personale.

Ndëkohë që të ardhurat nga TVSH-ja, treguesi kryesor i ecurisë së konsumit në vend reflektojnë një tjetër situatë.

Sipas tabelës fiskale, të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në pesë muajt e parë të vitit u rritën me vetëm 886 milionë lekë ose 1,2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë që në terma reale të ardhurat nga TVSH rezultojnë me rënie në krahasim me një vit më parë, pasi inflacioni mesatar për pesë muajt e parë të vitit ishte 5,8 për qind me bazë vjetore.  /Faktoje.al/

Etiketa: gafaKryesore1mashtrimqeveriate ardhuraTVSH

Lajme të lidhura

Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat  e Myzeqesë mbeten pa ujitje
Breaking Views

Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat e Myzeqesë mbeten pa ujitje

15:09 - 21/06/26
Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin
Aktualitet

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin

15:00 - 21/06/26
Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana
Aktualitet

Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana

13:20 - 21/06/26
Para
Asosacioni, Petkoviç reagon për komentet në lidhje me këtë temë

Petkoviç akuzon Kosovën se i “mbolli” armët gjatë operacionit në veri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit
Breaking Views

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26

Rreth 2.2 miliardë lekë i janë dhënë me tender të dyshimtë biznesmenit të njohur të naftës dhe gazit, Isuf Berberi....

Lexo më shumë
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26
Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

20:31 - 21/06/26
Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

20:20 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetparibu girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis