GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Të burgosurit arratisen nga qelitë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

22:59 - 26/11/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Të burgosurit arratisen nga qelitë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sierra Leone është vendosur në shtetrrethim kombëtar, pasi persona të armatosur sulmuan burgjet, duke liruar të burgosurit. Sipas BBC, të burgosur nga një numër i madh burgjesh u liruan të dielën në mëngjes.

Gjithashtu persona të armatosur kishin sulmuar kazermat ushtarake në kryeqytetin, Freetown. Banorët raportuan se kishin dëgjuar të shtëna nga këto kazerma, të cilat ndodhen pranë rezidencës presidenciale.

Pas sulmit, Ministria e Informacionit deklaroi shtetrrethim të menjëhershëm. Banorët janë rekomanduar “fort” që të qëndrojnë brenda, ndërsa fluturimet drejt dhe nga aeroporti i vetëm ndërkombëtar i vendit janë anuluar.

Rreth mesditës, ministri i Informacionit, Chernor Bah, tha se agresorët ishin shtyrë në rrethinat e Freetown.

Në platformën sociale X, ai shkruajti: “Pjesa më e madhe e qytetit është e qetë dhe nën kontrollin e forcave shtetërore të sigurisë”.

“Pjesa më e madhe e qendrave të vuajtjes së dënimit, përfshirë burgjet e Pademba Road u sulmuan më herët gjatë ditës së sotme dhe në interes të mbrojtjes së jetëve të civilëve, përshirë të të burgosurve, forcat e sigurisë u detyruan që të bënin një tërheqje taktike”.

Burime ushtarake i thanë BBC se disa prej personave të armatosur, përfshirë roja i ish-presidentit Ernest Koroma, janë arrestuar.

Gjatë orëve të mëngjesit, në rrugët e Freetown u shfaqën ushtarë të pajisur me armatime të rënda në një makinë policie, ndërsa të tjerë brohorisnin se planifikonin të “pastronin Sierra Leonen”.

Mbetet e paqartë sa të burgosur janë liruar, por pamjet shkruan BBC, tregojnë shumë persona që arratiseshin nga burgu i Pademba Road. Në një video shfaqej reperi i njohur Boss LAJ, i cili u fut në qeli vitin e shkuar për grabitje, e që sot vraponte i lirë.

Në X, presidenti Julius Maada Bio foli për një rezolutë për “mbrojtjen e demokracisë në Sierra Leone” dhe u kërkoi qytetarëve të qëndronin brenda.

Etiketa: arratisjeburgjesierra leone

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Këto janë 2 shenjat më naive të horoskopit

Hëna e plotë te binjakët, zbulo çfarë ndodh me shenjën tënde

Discussion about this post

TË FUNDIT

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje
Aktualitet

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26

Policia e Lezhë ka reaguar në një njoftim zyrtar pasi makinës së agjentet të krimeve iu vu tritol. Uniformat blu...

Lexo më shumë
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com