GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të burgosurit e Rrogozhinës, letër Ulsi Manjës: Kërkojmë amnisti, na janë hequr shumë të drejta

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Të burgosurit e Rrogozhinës, letër Ulsi Manjës: Kërkojmë amnisti, na janë hequr shumë të drejta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme, të gjithë ata që po vuajnë dënimin në burgun e Rrogozhinë si kanë dërguar një letër ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, ku i paraqesin kërkesat dhe ankesat e tyre. Përmes kësaj letre, kërkesa e tyre e parë është që t’iu jepet amnisti, pasi një pjesë e madhe e tyre kanë kryer më shumë se 2/4 e kohë së dënimit por nuk kanë apeluar vendimet e tyre për shkak të kaosit që po përjetojnë gjykatat si pasojë e vettingut. Më tej, ata shprehen se gjykatat po iu shkelin të drejtat me këto vonesa, duke qenë se nxjerrin datat e apeleve pasi kanë kryer dënimin, çka nuk iu vlen dhe nuk i ndihmon aspak ata.  “Drejtuar ministrisë së Drejtësisë. Shpresojmë të na mirëkuptoni në kërkesën tonë, duke gjetur hapësirë në ligjet e Kushtetutës dhe duke ju përshkruar aktualitetin në burgjet e Shqipërisë. Ju jemi drejtuar juve për humanizëm. Shteti ynë është në luftë me korrupsionin, me kovid-19. Gjykatat janë në kaos prej 8 vitesh, gjykata e lartë është jashtë funksionit, dosjet janë shtuar, ne po na mbaron burgu me vendimet e apeleve. Na është hequr me pa të drejtë rishikimi i vendimit në këto gjykata. Nuk ja vlen pritja për kërkesa drejtuar gjykatave sepse kur dalin datat na mbaruar dënimi”, shkruajnë ata.

Sakaq, ata kanë edhe një ankesë për rregulloren e burgut, e cila që prej fillimit të pandemisë nuk i lejojnë ata të marrin pjesë në morte, dasma  apo të takojnë familjarët e tyre në raste festash.  Sipas të dëbuarve, kjo rregullore iu cenon atyre të drejtat, prandaj duhet rishikuar sa më parë.  “Pjesa më e madhe e të dënuarve kanë bërë më shumë se 2/4 e dënimit, gjë qe na jep mundësinë neve t’ju drejtohemi ju për një amisti ose fale të dënimit, njësoj sikur po fitojmë në Gjykatë, kushtin apo shërbimin e provës. Duke ju referuar 1 viti e gjysmë pa takime, humbje të familjarëve nga Covid-19 apo nga sëmundje të tjera, mos prezenca në morte për një vit e gjysmë, rregullore e ashpër, ndërhyrje e lejeve, kufizimi i takimeve të gjata kur është e drejta jonë të bëhemi prindër dhe të krijojmë familje. Ngushtimi në rregullore për shtrime në spitalin e burgut, shtetërore ose privat dhe kjo është realiteti i dhimbsur për fatin tonë të keq. Ju drejtohemi juve si ministri e drejtësisë të mendoni me humanizëm për të dënuarit duke na ndihmuar me amisti ose falje si bashkëatdhetarë”, përfundojnë ata letrën, duke paralajmëruar se do të dalin në greve nëse fjala e tyre nuk dëgjohet.

Etiketa: kerkesaleterte burgosur

Lajme të lidhura

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste
Aktualitet

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste

08:50 - 30/10/26
Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Belinda Ballukut dhe ndryshimet në kabinet
Aktualitet

Zgjedhjet lokale/ Begaj pret partitë për datën! Opozita bojkoton takimin, PS dhe PSD i përgjigjen ftesës

08:34 - 30/10/26
“Tërhiqu dhe dorëzohu”/ Media italiane: Si po i mbyll sytë Perëndimi ndaj demokracisë në Shqipëri?
Aktualitet

“Tërhiqu dhe dorëzohu”/ Media italiane: Si po i mbyll sytë Perëndimi ndaj demokracisë në Shqipëri?

08:32 - 30/10/26
Para
Publikohet traileri i filmit më të ri të “Spider Man”

Publikohet traileri i filmit më të ri të “Spider Man”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste
Aktualitet

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste

08:50 - 30/10/26

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë...

Lexo më shumë
Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Belinda Ballukut dhe ndryshimet në kabinet

Zgjedhjet lokale/ Begaj pret partitë për datën! Opozita bojkoton takimin, PS dhe PSD i përgjigjen ftesës

08:34 - 30/10/26
“Tërhiqu dhe dorëzohu”/ Media italiane: Si po i mbyll sytë Perëndimi ndaj demokracisë në Shqipëri?

“Tërhiqu dhe dorëzohu”/ Media italiane: Si po i mbyll sytë Perëndimi ndaj demokracisë në Shqipëri?

08:32 - 30/10/26
Protestat e opozitës, Maliqi kërkon aksione dhe jo fjalë: Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit

“Shqipëria në rrezik serioz”/ Maliqi: Të shtunën të gjithë në këmbë përballë qeverisë së krimit të drejtuar nga Rama

08:15 - 30/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:06 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com