GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të burgosurit/ Shqipëria rekord në rajon, 163 të dënuar për 100 mijë banorë

15:20 - 18/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Të burgosurit/ Shqipëria rekord në rajon, 163 të dënuar për 100 mijë banorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendi ynë regjistron numrin më të lartë të burgosurve, konkretisht 163/ 100 mijë banorë krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Madje ne kemi edhe numrin më të lartë të grave të burgosura. Ditën e djeshme Këshilli i Europës ka publikuar së fundmi statistikat penale në 49 vende të Europës, ku mes tyre gjendet edhe vendi ynë. Ky raport jep të dhëna krahasimore mes vendeve sa i përket karakteristikave të popullsisë në burgje dhe këto të dhëna janë deri më 31 janar të vitit 2021.

Shifrat e analizuara nxjerrin në pah fakte mjaft interesante sa i përket vendit tonë. Siç është paraqitur dhe në grafik, Shqipëria renditet ndër vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në raport me popullsinë, me 162.4 për 100 mijë banorë. Kjo shifër jo vetëm na rendit ndër vendet e para të Europës me numrin më të lartë, por na rendit të parët në rajon. Pas vendit tonë, në nivel rajoni, renditet Serbia me 153.4 të burgosur për 100 mijë banorë. Vlen të theksohet se mesatarja europiane për këtë tregues është 116.1 të burgosura për 100 mijë banorë.

Nga ana tjetër një shifër mjaft interesante që na vendos ndër të parët në rajon është ai i përqindjes së femrave të burgosura. Të dhënat tregojnë se Shqipëria është vendi i dytë në Europë me përqindjen më të ulët të femrave të dënuara. Femrat zënë 1.3% të të burgosurve në vendin tonë. Një tregues tjetër që bie në sy është dhe përqindja e totalit të të burgosurve mbi moshën 65 vjeç. Të dhënat e analizuara tregojnë se Shqipëria renditet mes vendeve të cilat kanë përqindjen më të lartë të këtij treguesi, duke u pozicionuar e 9-ta mes 49 vendeve, me 4% të të burgosurve mbi 65 vjeç.

Pëqindja që zënë femrat e burgosura

Sipas të dhënave të publikuara, vendi ynë renditet i katërti në Europë me përqindjen më të lartë të të burgosurve të cilët nuk marrin një vendim përfundimtar. Kjo shifër fiksohet në 50.3%. Sa i përket kohëzgjatjes mesatare të dënimit në vendin tonë, sipas Këshillit të Europës, fiksohet në 15.4 vite, e cila na pozicionon sërish ndër vendet e para në Europë. Ndërkohë në Bashkimin Europian, mesatarja e dënimit fiksohet në 12.4 vite.

 

Etiketa: Burgnivel i lart i te burgosurveRajonshifra

Lajme të lidhura

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat
Aktualitet

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Para
Empoli i shqiptarëve ka harruar të fitojë, rigritja duhet të nisë që në fundjavë ndaj Napolit

Empoli i shqiptarëve ka harruar të fitojë, rigritja duhet të nisë që në fundjavë ndaj Napolit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com