GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Të dalë përtej egos personale”, deputetja i kërkon dorëheqjen Bashës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Të dalë përtej egos personale”, deputetja i kërkon dorëheqjen Bashës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është shtuar numri i zërave kritikë brenda Partisë Demokratike që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës. Deputetja demokrate, Ilda Dhori ka kërkuar që Basha të dorëhiqet nga posti i kreut të PD pas rezultatit tronditës më 6 mars, ku PD doli forcë e tretë politike.

“Mendoj se 6 marsi duhet të shërbejë si një leksion i fortë, për të parë e lexuar realitetin, dhe për të marrë vendime konkrete, radikale, secili prej nesh, me qëllimin e vetëm, atë të përbashkimit të të gjithë demokratëve, e pas kësaj të gjithë shqiptarëve, duke parë tek PD alternativën reale për vendin! Personalisht kam kërkuar publikisht, për gjithë secilin pavarësisht pozicionimit përgjatë muajve të fundit, të dalim përtej egos personale, duke filluar nga z.Basha, i cili duhet të dorëhiqet nga funksioni si kryetar i PD, bashkimin e të gjithë demokratëve dhe çuarjen e PD në një proces zgjedhor model, meritokratik, duke respektuar vullnetin e çdo demokrati të thjeshtë”, shkruan Dhori në Facebook.

Ndër të tjera, deputetja e PD shprehet se ndërkohë që demokratët luftojnë me njëri tjetrin, harruan luftën ndaj regjimit të Ramës.

“Duke luftuar me njëri tjetrin dhe karrigen e kryetarit, harruam armikun e vërtetë të shqiptarëve dhe demokracisë, këtë regjim, që po na merr frymën çdo dite në vendin tonë, duke detyruar shumëkënd ta braktisë Shqipërinë tonë, pa mundësi zgjedhjeje. Rezultatet e 6 marsit treguan qartë, se sigla e PD ka humbur vlerën dhe fuqinë e saj”, shprehet ajo.

Më herët, deputetët Agron Gjekmarkaj, Ervin Salianji dhe Ferdinad Xhaferraj kanë kërkuar zyrtarisht dorëheqjen e Bashës nga posti i kreut të PD, ndërsa është më i lartë numri i deputetëve që nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht qëndrimin kundër.

Etiketa: BASHAdoreheqjeKryesore1

Lajme të lidhura

Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim
Aktualitet

Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim

11:11 - 10/11/26
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve
Aktualitet

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26
Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë
Aktualitet

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26
Para
Shenjat e horoskopit që do u ndryshojë jeta në mars

Shenjat e horoskopit që do u ndryshojë jeta në mars

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26

Rreth 500 mijë qytetarë që përdorin çdo ditë transportin publik në vend mund të përballen me rritjen e çmimit të...

Lexo më shumë
Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim

Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim

11:11 - 10/11/26
FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë

Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

10:43 - 10/11/26
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26
U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com