GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të dhënat/ 26 përqind e familjeve në Shqipëri kishin kondicioner

17:21 - 29/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kriza energjetike, në këtë vend do të gjobiten ata që mbajnë kondicionerin ndezur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Niveli i jetesës në Shqipëri për vitin 2021 ka pasur rritje të papërfillshme, sipas kushteve të banimit dhe zotërimin e pajisjeve afatgjata. Në nivel kombëtar, sipas pajisjeve, 23.6% e familjeve në Shqipëri kishin mikrovalë në vitin 2021, 26.1% kondicionerë dhe 70.2% pajisje shumë funksionale. Shifrat janë në rritje nga 2020-a, por me ndryshime deri në vetëm 3-4 pikë përqindje. Familjet në Shqipëri zotërojnë më së shumti pajisjet afatgjata kryesore si: televizorë, frigoriferë, lavatriçe, boilerë apo hekur për hekurosje, më shumë së 90%. Për 50% të familjeve në Shqipëri drutë apo qymyri ishin burimi i parë i ngrohjes për vitin e shkuar dhe për 44% energjia elektrike. Pjesa tjetër ka përdorur gazin apo fosile të tjera.

Banesa të mëdha apo të vogla

Nga vjetari i Instat rezulton se më shumë se gjysma, 54.1% e familjeve në Shqipëri jetojnë në banesa të vogla, 51-90 m2. Ndërsa 35% e tyre jetojnë në banesa 91-130 m2 dhe 6.2% në banesa mbi 130 m2. Shpenzimet mesatare mujore të një familje shqiptare për 2021-shin kapnin vlerën e 85 mijë lekëve, me rritje të lehtë nga 2020-a në rang kombëtar. Sipas qyteteve, rritjen më të lartë të shpenzimeve e ka pasur Elbasani dhe Vlora me 8.3 dhe 7.7%. Gjithsesi Tirana ka vlerën më të lartë, 99.4 mijë lekë në muaj shpenzime për konsum. Më të ulëtën Kukësi, me 71.6 mijë lekë.

Nga harta e llojit te shpenzimeve vërehet një ndryshim i sjelljes konsumatore dhe në tërësi një rënie e shpenzimeve dedikuar ushqimeve, pijeve joalkoolike, alkoolike dhe duhanit, (përveç Elbasanit dhe Dibrës që shpenzojnë mbi 50%). Në Tiranë është niveli më i ulët i shpenzimeve mujore dedikuar këtij grupi, 40-42%. Për shpenzimet në nivel qarku sipas nivelit të arsimit të kryefamiljarit, vihet re që shpenzimet më të larta janë regjistruar në kategorinë e kryefamiljarëve me arsim të lartë apo pasuniversitar, ndjekur nga kategoria e të arsimuarve në shkolla të mesme të përgjithshme ose profesionale.

Shpenzimet

Nga përbërja e familjes, një person që jeton i vetëm, në 2021-shin ka shpenzuar mesatarisht 46.8 mijë lekë në muaj për konsum. Një çift, 63.6 mijë lekë dhe më shumë një familje me 5 persona, 101 mijë lekë në muaj.

Numri i lindjeve në Shqipëri është zvogëluar gjatë vitit të kaluar dhe ka pasur 864 lindje më pak se në vitin 2020. Qarku me numrin më të madh të lindjeve ishte i Tiranës, me 9.437 lindje, ndërsa qarku me numrin më të vogël të lindjeve ishte i Gjirokastrës, me 451 lindje. Në vitin 2021, koeficienti bruto i lindjeve në Shqipëri ishte rreth 9.7 lindje për 1.000 banorë. Qarku i Dibrës kishte nivelin me të lartë të koeficientit bruto të lindjeve në Shqipëri, me 13.2 lindje për 1.000 banorë. Qarku i Vlorës kishte nivelin më të ulët të koeficientit bruto të lindjeve, me 6.6 lindje për 1.000 banorë.

Indeksi i fekonditetit

Indeksi sintetik i fekonditetit, ISF, në Shqipëri (sa fëmijë lind një grua gjatë jetës së saj) ka rënë në mënyrë të vazhdueshme: nga 1.48 fëmijë për grua në vitin 2017 në 1.32 në vitin 2021.

Ndërsa në të njëjtën kohë, mosha mesatare e grave shqiptare në lindje është rritur me gati një vit, brenda një periudhe pesëvjeçare: nga 28.4 në vitin 2017 në 29.2 në vitin 2021.

Qarqet me ISF më të lartë në Shqipëri janë të Dibrës dhe të Kukësit, respektivisht me 2.31 dhe 2.26 fëmijë për grua. Qarqet me ISF më të ulët janë të Vlorës dhe Korçës, respektivisht me 0.91 dhe 1.15 fëmijë për grua./GazetaSi

 

Etiketa: kondicionerpak familjeshqiptarë

Lajme të lidhura

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet
Aktualitet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave
Aktualitet

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit
Aktualitet

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit

18:23 - 11/01/26
Para
U vendosën si barrikada, hiqet kamioni i fundit në Veri të Kosovës

U vendosën si barrikada, hiqet kamioni i fundit në Veri të Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni, i cili aktivizohet në MLS për Austin Fc, ka vendosur që të investojë në Shqipëri,...

Lexo më shumë
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com