GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Të dhënat e tokave/ AKSHI, 570 mln lekë për WEB ekzistues

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Të dhënat e tokave/ AKSHI, 570 mln lekë për WEB ekzistues
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit vazhdon të shpenzojë milionë me urdhër te qeverisë  për punë të kota. Në vend të fokusohet te skandali i vjedhjeve të dhënave nga hakerat, që po zgjat prej muajsh dhe askush nuk po mban përgjegjësi, askush nuk po tregon se çdo bëhet. Pasi AKSHI është i zënë më të tilla  skema  që vjedhin qytetarët dhe boshatisin arkën e shtetit.

Me datë 9 janar në Agjencinë e Prokurimeve Publike është regjistruar tenderi me objekt Krijimi i programit wEB-GIS për të dhënat e tokës”. AKSHI nuk i dridhet dora fare dhe ka firmosur dokumentin me vlerë 570  lekë të reja.

Në fakt këto para shkojnë për një punë që është bërë, pasi një web që përmban hartat dhe çdo të dhënë për tokat në vend ekziston. E kemi fjalën për portalin Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapsinor.

I cili ka aktualisht çdo të dhënë. Por, edhe nëse  me këtë tender AKSHI  pretendon se do të paraqesë të dhëna të tjera, ato fare mirë mund të implementohen në këtë wEB. Ndër të tjera theksohet se  përfituesi nga ky projekt do të jetë Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Fushë – Krujë. Por, në të vërtetë vetëm firma e këtij institucioni do merret për bazë. Pasi webi për të cilin flitet në këtë  tender duket se do t’i shërbejë më shumë Kadastrës. Duke mos harruar paçavuren që ka gatuar kjo e fundit ndër vite me tokat.

 

Epo nuk do të jetë çudi nëse ky web do të jetë në funksion të satelitëve që ka dërguar Rama në hapësirë. Pasi sipas kryeministrit këto satelitë do të tregojnë edhe kush bën ndërtime pa leje. Kështu do të hyjë në punë webi për të regjistruar të dhënat.

Fituesi

Këtë tender absurd e ka marrë në duar biznesmeni Genci Likoskëndaj përmes kompanisë  “C.C.S. shpk”. Në fakt Genci Likoskëndaj është pronarë në disa kompani. Konkretisht ai ka aksione në kompanitë si më poshtë “C.C.S. OFFICE”, “TETRA SOLUTION”, “CLICK” dhe “eOn”. Me të cilat ka përfituar disa tenderë nga institucionet publike me shifra të majme. Më së shumti Likoskëndaj ka marrë tenderë për shërbime në Autoritetin Portual Durrës.

 

Një prej tyre është tenderi  me numër reference REF-81526-12-09-2020 dhe me objekt “Blerje pajisje në kuadër të zgjerimit të sistemeve ISPS” (barriera tornelo, bollarde, etj). Këtu vihen re dy aspekte të dyshimta. Së pari në garë ka marrë pjesë vetëm TETRA SOLUTIONS, e cila  duke qenë e vetme në garë, ka fituar.

Së dyti, vlera e ofruar është 8,270,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 100 milionë lekë të vjetra me TVSH. Mirëpo kjo vlerë rezulton thuajse identike me vlerën e fondit limit të tenderit, sa 94.29% e tij.  Por pavarësisht këtyre shkeljeve  Likoskëndaj ka përfituar tenderin. Dhe e njëjta situatë është përsëritur me tenderin për ndërtimin e këtij webi të çuditshëm dhe që nuk iu sjellë ndonjë shërbim qytetarëve.

Lexo edhe: Shefja e AKSHIT-t u kap me drogë, media britanike: BE e shqetësuar

 

Etiketa: AKSHIregjistrimte dhena gjeohapsinoretokatWEB SITE

Lajme të lidhura

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses
Breaking Views

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses

20:53 - 05/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
Ngacmimi seksual i punonjëses te Tatimet, PD: Askush s’reagoi

Ngacmimi seksual i punonjëses te Tatimet, PD: Askush s’reagoi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Barazime identike në Fenerbahçe-Roma dhe PSV-Shakhtar
Sport

Champions League/ Barazime identike në Fenerbahçe-Roma dhe PSV-Shakhtar

20:44 - 10/09/26

Dy sfida të rëndësishme evropiane janë mbyllur me rezultate të barabarta mbrëmjen e sotme. Fenerbahçe dhe Roma nuk shkuan më...

Lexo më shumë
I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë

I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë

20:37 - 10/09/26
Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

20:13 - 10/09/26
Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

19:53 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com