GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Të dhënat për Ballën janë më kriminale” Berisha: Ngriti piramidën e krimit, Rama të dorëhiqet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Të dhënat për Ballën janë më kriminale” Berisha: Ngriti piramidën e krimit, Rama të dorëhiqet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pas arrestimit të Jurgis Çyrbes.

Gjatë konferencës për mediat, duke komentuar zbulimet e deritanishme të publikuara në media, ku banda e Shijakut dhe e Durrësit kishin vendosur në listë të sigurtë Çyrben, Berisha tha se, autori kryesor i ndërtimit të kësaj piramide shtetërore në Europë, është Edi Rama.

Berisha ka ka hedhur akuza ndaj ministrit Taulant Balla, si i lidhur me familje mafioze.

Ai ka denoncuar se të dhënat e publikuara nga Sky Ecc janë më kriminale për Taulant Ballën sesa për Jurgis Çyrbjan.

“Taulant Balla me Vate Staken, prokuror në KLP me urdhër të bandave liruan dy terroristë që i vendosën tritolin për ta eksploduar në publik qytetarin Lulzim Kulla”, tha Sali Berisha.

“Jam para jush për të kërkuar publikisht dorëheqjen e menjëhershme të kreut të krimit të organizuar shqiptar në pushtet, Edvin Kristaq Ramës, i cili është autor kryesor i ndërtimit me angazhimin e tij direkt të piramidës më të madhe të krimit në Europë, piramidës më të madhe shtetërore të krimit në Europë.

Të dhënat e bëra publike sot nga mediat për ish-deputetin kriminel, Çyrbja, implikojnë direkt kreun e qeverisë së krimit, Edi Rama.

Sepse është direkt Edi Rama njeriu që ka ngrënë dardhat e Çyrbjes.

Jurgis Çyrbja, i njohur botërisht si përfaqësuesi i klanit mafioz Avdylaj, ka shpërblyer Edi Ramën së bashku me Avdylajn me tonelata dardha të krimbura.

Ka dërguar dy herë mandatin e tij në parlament.

Mos harroni se Çyrbja nuk është peshku i madh, peshqit mëdhenj janë sipër fare, peshkaqeni është Rama.

Rasti Çyrbja është rasti që fakton në mënyrën më të pakundërshtueshme faktin se në Shqipëri vendimmarrës numër Një është krimi dhe vetëm krimi.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sot, sepse ish zëvendësi i tij Arben Ahmetaj ka vërtetuar se nga zyra e tij bëhej koordinimi i bandave, se në zyrën e tij priten bosët kryesore të shtëpive mafioze. Sot kolegët e Erion Velisë në Skapin e partisë njoftuan, bënë publik për akuzat që ka ndaj Ergys Çyrbës dhe të dhënat që kanë marrë me Sky Ecc.

Shumë herë më kriminale janë të dhënat që Sky Ecc dhe përgjigjet kanë dhënë për kriminelin ministër Taulant Balla. Vërtet Çyrbja ka kryer krimin e shëmtuar duke marrë në mbrojtje Altin Hajrin, por mos harroni se Taulant Balla me Vate Staken, prokuror në KLP me urdhër të bandave liruan dy terroristë që i vendosën tritolin për ta eksploduar në publik qytetarin Lulzim Kulla. Balla lëviz si përfaqësues i qeverisë nëpër botë. Shumë më të forta se veprat e kryera nga Çyrbja janë ato të Ballës, i cili në  në regjistrime figuron zëdhënësi i interesave të familjes mafioze, Brajave, Celajt, Rrajat etj”, u shpreh Berisha.

Etiketa: berishaRama

Lajme të lidhura

Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën
Aktualitet

Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

12:54 - 06/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta
Aktualitet

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta

12:36 - 06/08/26
Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut
Aktualitet

Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut

12:07 - 06/08/26
Para

Reagimi/ Çfarë njoftoi Meta në rrjetet sociale para arrestimit?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën
Aktualitet

Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

12:54 - 06/08/26

Edhe banorët e njësisë administrative Fierz në Bashkinë Fushë-Arrëz kanë dalë kundër propozimit për bashkimin e kësaj bashkie me Pukën,...

Lexo më shumë
Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

12:47 - 06/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta

12:36 - 06/08/26
Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut

Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut

12:07 - 06/08/26
Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit

Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit

11:51 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com