GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të dyshuar me të shkuar kriminale, KQZ mbyll procedurat pa vendim përfundimtar për dy kandidatë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Të dyshuar me të shkuar kriminale, KQZ mbyll procedurat pa vendim përfundimtar për dy kandidatë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vendosi sot përfundimin e procedurave administrative për dy kandidatët Euglen Gjini dhe Ilir Mollaj, që i ishin nënshtruar verifikimeve nga Prokuroria e Përgjithshme, pa një vendim përfundimtar.

Celibashi theksoi se “ka humbur objekti dhe qëllimi i procedurës”, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

“U shqyrtua rezultati i verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Euglen Gjini, kandidat për deputet, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”, Qarku Fier, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025. Vendosëm deklarimin e procedurës administrative të përfunduar dhe pa vendim përfundimtar për Gjini, pasi vlerësohet se ka humbur objekti dhe qëllimi i procedurës administrative të filluar përpara ditës së zgjedhjeve.

“U shqyrtua gjithashtu rezultati i verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Ilir Mollaj, kandidat për anëtar në Këshillin e Bashkisë Mirditë, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Lëvizja e Legalitetit”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023. Deklaruam procedurën administrative të përfunduar dhe pa vendim përfundimtar për Mollaj, pasi vlerësohet se ka humbur objekti dhe qëllimi i procedurës administrative të filluar përpara ditës së zgjedhjeve”, njoftoi Komisioneri Zgjedhor i Zgjedhjeve”, tha njoftoi Celibashi.

Gjithashtu, Celibashi njoftoi se gjatë seancës u plotësuan edhe vakancat e krijuara në pesë këshilla bashkiakë.

“Vakancat u plotësuan në: Këshillin e Bashkisë Tiranë, me kandidatin nga lista shumemërore e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fatjon Bathorja; Këshillin e Bashkisë Dibër, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Aida Murrja; Këshillin e Bashkisë Vorë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë “Fryma e Re Demokratike”, Lavdurije Shahini; Këshillin e Bashkisë Belsh, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, Avni Shtylla; Këshillin e Bashkisë Rrogozhinë me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Republikane Shqiptare, Dhurata Meka”, njoftoi Celibashi.

Etiketa: KQZ

Lajme të lidhura

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?
Breaking Views

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?

20:21 - 02/10/26
Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës
Breaking Views

Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

19:59 - 02/10/26
‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë
Breaking Views

‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

19:41 - 02/10/26
Para
Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, kodi penal kundra çdo standardi europian

Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, kodi penal kundra çdo standardi europian

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?
Breaking Views

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?

20:21 - 02/10/26

Qytetarja në protestën e 125 qytetarë në Tiranë bëri thirrje drejtësisë që të arrestojë Belinda Ballukun. Gjithashtu hodhi akuza ndaj...

Lexo më shumë
Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

19:59 - 02/10/26
‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

19:41 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com