GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Të gjithë kundër Elsa Lilës, gazetari i del në mbrojtje: E fyejnë ato që ndërrojnë nga 7-8…

16:33 - 22/03/22
në Show Biz
Kohë leximi: 4 min
A A
Të gjithë kundër Elsa Lilës, gazetari i del në mbrojtje: E fyejnë ato që ndërrojnë nga 7-8…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arrestimi i këngëtares së njohur, Elsa Lilës u bë bujë jo vetëm në mediet shqiptare, por edhe në mediet italiane.

Artistja shqiptare u kap nga policia italiane dhe u njoftua se ajo ishte pjesë e një organizate kriminale e cila merrej me shitje të lëndëve narkotike

Burime për “Corriere” gjithashtu zbuluan për autoritetet italiane, se Elsa Lila ishte njeriu i besuar i Arindi Boriçit, i njohur edhe si Rindi, shqiptarit që drejtonte organizatën bashkë me një italian tjetër.

Ky lajm është trajtuar edhe në emisionin “Rrugëtim me Anilën” ku të ftuarit kanë dhënë mendimin e tyre mbi këtë çështje.

Gazetari Milaim Zeka u shpreh se sulmet ndaj saj janë të patolerueshme dhe se moral po bëjnë disa personazhe që ndërrojnë nga 7-8 biznesmenë për një videoklip.

“Po të ishte Shqipëria dhe Kosova një vend normal perëndimor ku ne do mund të merrnim lekë, ne do të flisnim edhe me emër e mbiemër, por ne nuk marrim. Tani u ngritën personazhe të tillë që i ndërrojnë 7-8 biznesmenë për një videoklip 3 minuta dhe ta fyejnë Elsa Lilën është e papranueshme dhe e patolerueshme. Çfarë mund të bëj në rastin konkret? Të paktën shpirtërisht dhe moralisht ta mbështes familjen e saj dhe vajzën e saj. U ngritën atje gazetarucë, njerëz që bëjnë shkrime me pagesë të politikanëve dhe drogaxhinjve të ndryshëm dhe nxorën në pah vrasjen misterioze të nënës së Elsa Lilës. Ku ishin këta gazetarë nuk kërkuan nga drejtësia shqiptare për të kërkuar zbardhjen e vrasjes së kësaj gruaje ku dihet nga 99% se kush e vrau, me urdhër të kujt e vranë, në cilën rrugë e vranë. Ne i dimë këto gjëra, por kur s’kemi b**th për të folur atëherë duhet të heshtim. Jo të çohemi dhe ti hipim në kurriz një njeriu që na ka nderuar me muzikën e saj.”- u shpreh gazetari.

Avokati, Alban Duraj nga ana tjetër tha se ende janë në fazën e hetimeve dhe se prokuroria nuk e ka çuar çështjen në gjyq. Ai gjithashtu u shpreh se përderisa nuk ka ende një vendim për Elsën, ne nuk duhet të jemi të ashpër me të.

“Duke qenë se jemi akoma në fazën e hetimeve, pra prokuroria italiane nuk e ka çuar çështjen në gjyq, nuk kemi një vendim gjyqësor të formës së prerë dhe kodi penal sanksionon që përderisa nuk kemi një vendim gjyqësor të formës së prerë, çdo person nën hetim apo çdo person i pandehur, merret i pafajshëm. Përderisa nuk ka ende një vendim të formës së prerë nuk duhet të jemi të ashpër, jo vetëm për Elsën, por për këdo që ka kryer një vepër penale. Se çfarë do të ndodhë në qoftë se gjykata do të japë pafajësi për Elsën? Prapë do bëjmë emisione për t’i kërkuar falje.”

Elsa Lila është rikthyer për publikun shqiptarë, duke marrë pjesë në projekte të ndryshme. Kujtojmë këtu vite më parë prezantimin e Festivalit të RTSH, ku moderoi për 3 net. Në atë kohë për mediat u cilësua si rikthimi i madh i saj, por menjëherë pas spektaklit, ajo u rikthye përsëri në Itali, me sytë nga fama ndërkombëtare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

Etiketa: Elsa LilaItalikengetare

Lajme të lidhura

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ
Art & Kulturë

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ

14:18 - 05/02/26
“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)
Aktualitet

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)

17:30 - 30/01/26
VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës
Aktualitet

VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës

16:11 - 21/01/26
Para
Çfarë është gripi i shpendëve dhe sa të rrezikuar janë njerëzit?

ZMK jep alarmin/ 500 mijë pula të pagroposura, Stafa: Reagimi i qeverisë i vonuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij
Aktualitet

Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij

08:37 - 06/02/26

Media turke Atik ka publikuar një artikull ku e quan kryeministrin Rama, një "klloun të pakëndshëm" dhe kritikon takimin e tij me...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 06/02/26
Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm

Lubonja: Nëse largohet Berisha, Rama bëhet edhe më i rrezikshëm, duhet bashkim i opozitës

07:56 - 06/02/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Shkurt 2026

07:32 - 06/02/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 6 Shkurt 2025

07:31 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com