GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“‘Të gjithë me prindër të sëmurë’ – Gjykatësi britanik ironizon shqiptarët që përdorin të njëjtin skenar”

në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“‘Të gjithë me prindër të sëmurë’ – Gjykatësi britanik ironizon shqiptarët që përdorin të njëjtin skenar”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një gjykatës britanik ka komentuar me ironi justifikimet e përsëritura nga shtetas shqiptarë të kapur në veprimtari të paligjshme me drogë, duke vënë në pikëpyetje gjendjen e sistemit shëndetësor në Shqipëri.

Rastet u regjistruan në Gjykatën e Lartë të Exeter gjatë dy seancave të ndara më 8 tetor, ku shtetasit shqiptarë Ilber Gjoka dhe Argent Bala u dënuan për përfshirje në krime të lidhura me drogën.

Në rastin e parë, Ilber Gjoka, 30 vjeç, u kap më 16 gusht në zonën e Barnstaple, Devon, duke transportuar kokainë. Gjatë kontrollit, policia gjeti 11 doza kokainë me vlerë 407 paund të fshehura në të brendshmet e tij, si dhe 245 paund para të gatshme.

Në mbrojtjen e tij, Gjoka deklaroi se kishte hyrë në tregtinë e drogës për të paguar borxhe dhe për të ndihmuar babanë e tij të sëmurë në Shqipëri.

Por këtë shpjegim gjykatësi James Patrick e priti me një dozë ironie:

“Duhet të ketë shumë njerëz të sëmurë në Shqipëri.
Është rasti i dytë sot që dëgjoj të njëjtën histori – herën e parë ishte për një nënë të sëmurë.”

Më herët po atë ditë, gjykatësi kishte dënuar shtetasin Argent Bala, i kapur në një fabrikë kanabisi në një zonë industriale në South Brent. Edhe Bala ishte justifikuar me gjendjen e vështirë ekonomike dhe problemet familjare.

Gjykatësi Patrick komentoi me sarkazëm se “Shqipëria duket se nuk ka një Shërbim Kombëtar Shëndetësor”, duke nënkuptuar se arsyetimet për familjarë të sëmurë po bëhen një model i zakonshëm justifikimi nga trafikantët shqiptarë.

Gjoka, që rezulton pa precedentë penalë në Britani, u dënua me 20 muaj burg për posedim droge me qëllim shpërndarjeje. Falë pranimit të fajit në fazat e hershme, ai pritet të vuajë rreth 40% të dënimit, ndërkohë që është e mundur deportimi i tij pas përfundimit të dënimit.

Lajme të lidhura

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj
Aktualitet

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?
Kosovë & Rajon

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

09:08 - 06/10/26
Para
PS në krah të UÇK-së: “Liria ka emër” – Thirrje për protestë gjithëkombëtare në Tiranë më 17 tetor

PS në krah të UÇK-së: “Liria ka emër” – Thirrje për protestë gjithëkombëtare në Tiranë më 17 tetor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj
Aktualitet

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26

Hetimet për vdekjen e 55-vjeçarit shqiptar Mikel Rroku në Torino kanë çuar në arrestimin e bashkëshortes së tij 45-vjeçare dhe...

Lexo më shumë
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

09:08 - 06/10/26
Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale

Ditë vendimtare për Kosovën, çfarë ndodh nëse nuk e zgjedh sot Presidentin

08:45 - 06/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:20 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com