Kabina e regjisë e numrit një të Kremlini përbëhet nga personazhe té spikatur té elitës ruse, qé ndajnë me të ambicie gjeopolitike shumé agresive (si pushtimi i Ukrainés), njé prapatokë kulturore dhe operative e mirëpërcaktuar dhe një vizion i vecanté i botës: janë “silovikët”. Le ti njohim më mirë.
Le ta kujtojmé 24 shkurtin 2022 si datén né té cilën, pas më shumë se 20 vitesh keqkuptimesh dhe tymi në sy, jemi përballur me veté thelbin e Vladimir Putinit. Në një shkéndijë té vërteté luciditeti, edhe mbéështetësit më të flaktë më së fundi duket se janë bindur se presidenti rus nuk është strategu i rafinuar, shtetari i aftë dhe i fundit i idhtarëve të një realpolitike që me një konsensus të caktuar mediatik dhe pushteti – për motive të vogla – ka provuar të na shesë në kohët më të vonshme.
Megjithatë, nga viti 1999 – kur një ish agjent i KGB pothuajse i panjohur nga opinioni publik u caktua si kryeministër i Federatës Ruse nga presidenti Boris Jelcin, që e dëshironte fuqimisht si pasues – dhe deri më sot, Putini i ka lënë pak hapësirë ambiguitetit: ndërsa admiruesit e tij derdheshin në lëvdata duke i admiruar gjestet, tani duke mbështetur referendumin – kukull mbi aneksimin e Krimesë dhe duke e paraqitur si një zgjedhje të lirë të qytetarëve, tani duke i theksuar dhuntitë e ndërmjetësuesit ndërkombëtar, cari i shekullit të XXI ka vazhduar të hedhë në fushë metodat e tij shumë më pak ortodokse, midis helmimeve të kundërshtarëve politikë, doras të pajisur me novichok dhe të dërguar në kryeqytetet kryesore europiane për të eliminuar zërat pak më shumë kritike, kryqëzata pakufi kundër gazetarisë së pavarur dhe shkelje të dhunshme të së drejtës ndërkombëtare dhe të sovranitetit e integritetit territorial të Ukrainës, siç ka ndodhur më 2014.
Me pak fjalë, Putin është një autokrat radikal, aq i pamëshirshëm në represionin e mosdakordësisë në frontin e brendshëm sa të avancojë një politikë ndërkombëtare agresive dhe të tepruar në atë të jashtme: nuk ka filluar sot, është physique du rôle që mishëron gjithmonë.
Skizma ukrainase është vetëm guri i fundit i një strategjie që numri një i Kremlinit ndjek prej kohësh jo të dyshimta, duke mos u mbyllur në vetminë e dhomave sekrete, por duke u koordinuar me një kabinë regjie shumë të ngushtë, e përbërë nga personazhe të spikatur të elitës ruse që ndajnë me Putinin ambicie gjeopolitike shumë agresive, një prapatokë kulturore e mirëpërcaktuar dhe një vizion i veçantë i botës, në gjendje që ta influencojnë qasjen e saj dhe adresojnë zgjedhjet e tij politike në një drejtim të mirëpërcaktuar.
Bëhet fjalë për të ashtuquajturit “silovikë”, fjalë me të cilën në zhargonin ruse tregohen ato personalitete politike që kanë të përbashkët një të kaluar në aparatet e sigurisë dhe që përbëjnë një grup influent në rrethin e ngushtë të presidentit Vladimir Putin.
Një rrethanë që nuk duhet të befasojë: siç është e njohur, vetë Putini është jashtëzakonisht krenar për të kaluarën e tij midis radhëve të KGB dhe FSB, dhe sheh tek të ashtuquajturit “çekistë” (term që buron nga policia e parë sekrete, ÇEKA, që tregon anëtarët e komunitetit të inteligjencës) elitën e vërtetë ruse.
Siç evidentohet nga Andreë Roth në The Guardian, bëhet fjalë për personalitete shpesh pak të konsideruar nga kronika e çdo dite, por që ushtrojnë njç peshë të caktuar mbi ecurinë e politikës ruse dhe konfigurohen si figura të spikatura në stafin e Putinit: le t’i njohim më mirë.
Sergej Ivanovov
Një prej njerëzve historikë kyç të aparatit të pushtetit të Putinit: ka qenë ministër Mbrojtje i Federatës Ruse nga 2001 në 2007 dhe zëvendëskryeministër nga nëntori 2005 në shkurtin 2007. Në fundin e viteve ’70, i dha jetë karrierës së vet – e zgjatur më shumë se 20 vjet – në stafin e shërbimit të inteligjencës së jashtme. Në 1976 ka kompletuar studimet pasuniversitare në Kundrëspiunazh, duke u diplomuar në kurset e larta të KGB në Minsk. Po atë vit, u dërgua të shërbejë për drejtimin e KGB së Leningradit dhe Oblastit: në këtë kontekst u bë mik me Vladimir Putinin, duke inauguruar një shoqëri që zgjat akoma sot. Në dhjetorin e 2011 Ivanovi është emëruar Shef i Shtabit të Përgjithshëm, duke u dalluar për rolin e tij të rrallë në ndërhyrjen ushtarake ruse gjatë luftës civile siriane. Në gushtin e 2016 është larguar nga pozicioni i tij, duke u zëvendësuar nga Anton Vaino dhe duke marrë rolin e të Dërguarit Special për Transportet dhe Mjedisin. Shkarkimi i Ivanovit nga ana e Putinit ishte pjesë e një serie zëvendësimesh të besnikëve të vjetër me një numër besnikësh të rinj. Megjithatë, raporti Steele – dosjeja që thellohet për lidhjet midis ish presidentit amerikan Donald Trump dhe Rusisë – pohon se inkurajimi i tij për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara më 2016 ka provokuar një kundërgoditje të paparashikuar kundër Kremlinit, duke u transformuar në një bumerang dhe, kështu, në presupozimin e shkarkimit të tij.
Nikolai Patrushev
I mbiquajtur “haëk’s haëk”, Patrushev luan rolin informal të Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të Putinit. Si të gjithë silovikët, edhe Patrushev ka një të kaluar në inteligjencë: ish oficer i shërbimeve sekrete, e njohu Putinin në vitet ’70, kur të dy punuan bashkë në KGB e Leningradit. Kryeson Këshillin e Sigurisë nga viti 2008. Intervistat e tij ambige shpesh e kanë paraqitur me portretin e në besniku shumë të aftë nga pikëpamja retorike, gjithmonë o gatshëm ta ngrejë gishtin kundër fuqive perëndimore, fajtore së po arkitektojnë një plan për shkatërrimin e Rusisë. Shtetet e Bashkuara «do të preferonin shumë që Rusia të mos ekzistonte aspak si shtet», ka thënë në një intervistë të vitit 2015. Retorika e tij mbi Ukrainën, që e përcakton si një “protektorat” të Perëndimir, ka zënë vend edhe në diskutimet publike të Putinit. Patrushev ka qenë edhe i akuzuar se ka miratuar ekzekutimin e disa personaliteteve të dëshiruara nga aparati i pushtetit rus. Për shembull, një investigim publik i Mbretërisë së Bashkuar në 2016 ka zbuluar se «operacioni i FSB për të vrarë Alexander Litvinenko – disidenti i vdekur në nëntorin e 2006 për shkak të një helmimi me rrezatime në rrethana misterioze ka mundësi të ketë qenë e mirazuar nga zoti Patrushev». Veç kësaj, disa burime diplomatike i kanë referuar The Guardian se agjentët rusë të akuzuar se kanë tentuar të organizojnë një grusht shteti në Malin e Zi më 2016 janë autorizuar ta lënë vendin me një avion të vënë në dispozicion nga Patrushev. Si aktivitet anësor, kryeson edhe Federatën Ruse të Volejbollit.
Sergei Naryshkin
Shef i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse, Naryshkin është një ish oficer i KGB dhe e njeh Putinin nga vitet ’90, kur të dy punonin pranë zyrës së kryebashkiakut të Shën Petërsburgut. Naryshkin është një besnik i Putinit që e ka ndjekur liderin rus në Kremlin qysh nga fillimi, duke shërbyer si zëvendshef i Zhvillimit Ekonomik nga 2004, më pas si shef i Administratës Presidenciale të Dmitry Medvedev nga 2008 dhe më pas president i Dumës Shtetërore nga 2011 deri më 2016. Kohët e fundit është dalluar sidomos për disa deklarime ambige lidhur me helmimin e Alexei Navalny, duke e paraqitur si një komplot të urdhëruar nga shërbimet e inteligjencës perëndimoreme qëllimin që të «bëjnë të ringjalletë këvizja e protestës në Rusi». Është edhe koordinatori i Russian Historical Society, një shoqatë që merret me promovimin e një interpretimi të caktuar të historisë ruse, natyrisht duke favorizuar objektivat e ekspansionit kolonial.
Alexander Bortnikov
Është kreu i FSB – Shërbimit Federal për Sigurinë e Federatës Ruse – dhe luan një rol kyç në ruajtjen e rendit dhe shtypjen e mosdakordësisë në vend. E njohu Putinin në vitet ‘70, gjithmonë në Leningrad. I biri i tij Denis është zëvendëspresident dhe president i Këshillit Administrativ të bankës shtetërore VTB Bank.
Sergei Shoigu
Me origjinë nga Tuva – një republikë budiste në Siberi që kufizohet me Mongolinë –dhe ministër Mbrojtjeje i Federatës Ruse. Në ndryshim nga të tjerët, nuk e ka një të kaluar në KGB. Megjithatë, është e pamundur të mos përmendet roli që ka luajtur në zvillimet e luftës në Ukrainë – që në korrikun e 2014 ka hapur një procedim penal kundrejt tij me akuzën se ka kontribuar në formimin e “grupeve ushtarake të paligjshme”, që në atë kohë luftonin kundër ushtrisë kombëtare. Evgeny Minchenko, një analist politik që harton çdo vit një klasifikim pushteti të funksionarëve rusë, ka thënë në fillimin e këtij viti se «Në këtë moment, ka vetëm një anëtar të kabinetit që është në “Politburo 2.0” dhe ky është Shoigu». Si ministër Mbrojtjeje, në shumë raste Shoigu e ka shoqëruar Putinin gjatë pauzave të fundjavës, se të dy pëlqejnë të kalojnë kohë në vende të panjohura në fshatin siberian, duke e kaluar kohën në gjueti dhe në peshkim. / Nga RollingStone
Discussion about this post