GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Të harruara nga Covid-19, sëmundjet kardiovaskulare dhe tumorale po marrin më shumë jetë se pandemia

09:02 - 03/06/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Të harruara nga Covid-19, sëmundjet kardiovaskulare dhe tumorale po marrin më shumë jetë se pandemia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përgjatë një viti u mësuam të bashkëjetojmë me virusin covid-19, i cili mori jo pak jetë, por pandemia la mënjanë një sërë sëmundjesh që kanë vdekshmëri edhe më të lartë. Flasim këtu për sëmundjet kardiovaskulare dhe ato tumorale.

Ilir Myftiu ka ardhur në konsultën ambulatore pasi ka kaluar infarkt në zemër. E pret doktoresha, i thotë që do bëj një eko për të parë sëmundjen. Shqetësime më herët nga zemra thotë se nuk ka pasur, deri në momentin kur disa dhimbje të forta në gjoks nisën t’i shtoheshin. “Pata shtrëngim zëmre, nuk merrja dot frymë. Shkova te mjeku dhe zbuluan që kisha kaluar infarkt. Me jetën kam qenë i kujdesshëm por ndodhi papritur”, thotë ai.

Kapja në kohë e sëmundjes i ka mundësuar Ilirit kurim të sigurtë dhe shërim të përshpejtuar.  Doktoresha i thotë Ilirit, “Është vetëm një zonë e vogël, ajo e infarktuar, pjesa tjetër është mirë, e rëndësishme esh teqe te vazhdosh stilin e jetës të shëndetshme që ke”.

Përgjatë vitit 2020 sëmundjet e zemrës u rritën ndjeshëm. Kardiologia Daniela Teferiçi thotë se ka pasur dy faktorë që ndikuan, humbja e kontaktit me mjekun nga pandemia dhe pasojat post covid.

“Trendi i vdekshmërisë ka ardhur në ulje, ndërkohë që në vendin tonë në rastin e gjirit është i ulët, por atë të traktit polmonar është në të njëjtat situata si në vitet e mëparshme”, thotë Teferiçi.

Të larta kanë qenë edhe vdekjet nga sëmundjet tumorale. Mjekët thonë se ndikim të lartë ka edhe mënyra e jetesës. Për të garantuar kurimin e sigurtë të pacientëve sugjerohet një investim më i madh në pajisjet teknologjike.

“Të merren pajisje të reja, të bëhen kontrolle te vazhdueshme dhe të mbahen pastër, të investohen ne pajisjet bio-mjekësore, se është fusha ku të gjithë vendet e avancuara po vejnë theksin”, thotë për A2 Ermand Mertenika, inxhinier bio-mjekësor.

Vdekjet nga sëmundja kardiovaskulare zënë 52,2 përqind të vdekjeve në vendin tonë, ku kanë humbur jetën 14.422 qytetarë, me një rritje prej 23,2 përqind krahasuar me vitin 2019. Po në vitin 2020, vdekjet nga tumoret zunë 13 përqind të vdekjeve, ku humbën jetën 3589 qytetarë./A2News

Etiketa: Pandemisemundje

Lajme të lidhura

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve
Aktualitet

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Para
Në kërkim për një qendërmbrojtës, Allegri hedh sytë nga Milani e Fiorentina

Në kërkim për një qendërmbrojtës, Allegri hedh sytë nga Milani e Fiorentina

TË FUNDIT

Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Aktualitet

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka sekuestruar disa pasuri të shtetasit E.Sh., i...

Lexo më shumë
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com