GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Të hënën paraqitet Berisha, PD mesazh strukturave për protestë para SPAK-ut

17:55 - 04/01/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Të hënën paraqitet Berisha, PD mesazh strukturave për protestë para SPAK-ut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak pasi Gjykata e Posaçme e Apelit riktheu masën detyrim paraqitjeje me prezencë dy herë në muaj në SPAK të kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili prej më shumë se një viti është nën akuzë dhe i pandehur për aferën “Partizani”, ka ardhur edhe reagimi i PD për protestë para Prokurorisë së Posaçme.

Po e njëjti akt që bëri edhe Partia e Lirisë pas arrestimit të kryetarit të saj Ilir Meta, më 21 Tetor të këtij viti për 3 akuza dhe që qëndron ende në paraburgim.

Një mesazh i shpërndarë (SMS) strukturave të partisë në Tiranë, theksohet se “ditën e hënë, në orën 09:30 të mobilizojmë të gjitha strukturat për të protestuar para SKAP-it”, që e cilësojnë si strukturë “në duart e Ramës, për të përndjekur kundërshtarë politikë”.

Dhe në lidhje me motivin e këtij tubimi anti-SPAK, jepet “mbështetja e të drejtës, ligjit dhe së vërtetës që janë në anën e kryetarit të PD, Sali Berisha”.

Mesazhi i shpërndarë strukturave:

“Të dashur miq!

Ditën e Hënë, në ora 09:30, të mobilizojmë të gjithë strukturat tona për të protestuar përpara SKAP-it, si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Do të jemi aty në mbështetje të së drejtës, ligjit dhe së vërtetës, që janë në anën e Kryetarit të PDSH-s Prof. Dr. Sali Berisha. Ora 09:30, përpara godinës së SKAP-it. Faleminderit!”

Reagimi i Berishës

jë ditë pasi Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ktheu masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ish-kryeministrin Sali Berisha zbulon bisedën me avokatin e tij.

” Mësova më vonë e më duhet të konfirmoj se kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues. Se SKAP-istët të tmerruar nga krimi I tyre kanë kryer një krim tjetër që e keni të vështirë ta imagjinoni. Kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë se Sali Berisha po sulmon SPAK e gjykatën, Irenën me 5 mbiemra dhe Dumanin me 4 banesa, se po sulmon gjykatën dhe në këtë mënyrë tremben dëshmitarët, në një kohë që 130 dëshmitarët e pyetur kanë dëshmuar se nuk kanë marrë kurrë një gjë të vetme nga Sali Berisha. Çfarë do të tremben ata që nuk kanë thënë asnjë fjalë për Sali Berishën e dinë kriminelët e Skrap-it të partisë. Zbatuan urdhrin e Edi Ramës se janë tmerruar nga denoncimet e aferave të tyre e vjedhjeve që kanë bërë. Të kesh 3 banesa me rrogë shteti e të banosh në një të katërt, e kuptoni vetë ju. Merret me mend si janë larë paratë me thasë. Kështu që këtë mësova. Më sqaroi avokati prapa se dje, kur takova gazetarët nuk e kisha të qartë çfarë kishin arsyetuar. Arsyetimi ishte se Berisha po sulmon Irenën me 5 emra e SPAK për trojkën famëzezë të zhytur në krime elektorale. Do I denoncoj gjithnjë e më shumë. Gjykojnë që masat ti vendosim në mënyrë që të imponojmë censurën. Tipike mendësi e Edi Ramës. Edi Rama ka hall se unë po denoncoj vjedhjet e tij familjare e qeveritare, sidoqoftë cështja është në Strasburg dhe do ia paraqesin” tha Berisha.

A do të paraqitet Berisha të hënën pranë SPAK?

E kam bërë të qartë po do të paraqitem. Gjersa është një proces që buron nga parlamenti. Parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta njëri me tjetrin. Bëhen bashkë Irena me 5 mbiemra e Dumani me 4 banesa, e thonë po na I përmend Sali Berisha. Jo do  ua përmend por do ua nxjerr për hundësh ato. Se janë vjedhje 100 %.

A e pengon Sali Berishën e PD kjo masë detyrim me paraqitje?

A e pengon Donald Trump masa e paraqitjes së tij në 5 gjykata çdo javë, përkundrazi i shtoi vota dhe I afroi fitoren. Kjo do jetë dhe për Sali Berishën.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale
Aktualitet

Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale

08:33 - 28/04/26
Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri
Breaking Views

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri

23:21 - 27/04/26
Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën
Aktualitet

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

23:01 - 27/04/26
Para
Grip shpendësh në Vlorë? Dhjetëra zogj të ngordhur në Plazhin e Vjetër

Grip shpendësh në Vlorë? Dhjetëra zogj të ngordhur në Plazhin e Vjetër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe
Sport

Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe

08:47 - 28/04/26

Parisi do të jetë sonte epiqendra e futbollit evropian, teksa PSG pret Bayern Munich në aktin e parë të gjysmëfinales...

Lexo më shumë
Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale

Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale

08:33 - 28/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 28 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:27 - 28/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026

07:36 - 28/04/26
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 28 Prill 2026

07:33 - 28/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com