GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Të ikë Berisha! Jetoni në shtetin ‘Rama’ ku edhe sh*rrën nuk do e bëni pa lejen e tij

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Të ikë Berisha! Jetoni në shtetin ‘Rama’ ku edhe sh*rrën nuk do e bëni pa lejen e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku

Të ikë Berisha me 520 mijë votues
Pas aktit terrorist të 11 majit, janë zabërhanosur jo pak bylbyl-zymbyla duke zukatur se tani duhet të ikë Sali Berisha. Janë tej e këndej. Fajin e ka Saliu është poezia e pushtetit. Dhe hazërxhevaplinjtë turren në një paragraf statuti të PD ku gjejnë shtegun e kësaj kërkese. Mafia kombëtare dhe ndërkombëtare ishte e gjitha në fushatë elektorale. Ishte në terren. Ishte aksionere e mbi 30 mandateve prodhuar prej saj. Me regji qendrore KM e pandehur
Si mundet dijepakët të harrojnë e mos kërkojnë largimin e kandidatëve të tillë të së dielës si:
Suel Çelët, Bajrët, Çyrbet, Pojat, Rrajat. Ndokët, çunat e Dubait. Londrës, Holandës, Belgjikës, Taulantët, Ulësinjtë, Beqexhinjtë, Tahirlinjtë, Xhafëlinjtë, Hoxhëzinjtë, shtëpitë e barit, licencat e hashashit. Si nuk lypin zhdukjen nga zgjedhjet të shtabet kriminale të Rilindjes, nëpër dosjet e SPAK. Si është e mundur për votuesit shqiptarë të besojnë në Strukturën e Posaçme dhe të votojnë të pandehurit e saj?! Të dy rastet marrin të njëjtën votë?
Aty ku janë zbardhur nga sky-enchro pafundësi vrasësish e trafikantësh në krah ministrash deputetësh e bashkiakësh në fushatë e në blerje votash me çdo lloj marifeti banditesk. Kjo prej 10 vitesh. Përse nuk i kërkojnë Strukturës së Posaçme prangosjen e horrave elektoralë të kokainës?! Atyre që janë pushtues të pronës e pasurive publike dhe ortakë të Ranës. Atyre mafiozëve hartues të listave të deputetëve të mazhorancës. Gjithë drejtuesit e qarqeve janë të pandehur. Shumica nëse Struktura çohej një mëngjes me kurajën e duhur do të arrestoheshin si të përfshirë në organizata kriminale. Në këtë pellg “kolumbian” si duhet ta zgjidhë Berisha qëndrimin ?!
Të kontraktojë mafiozët e mbetur të paangazhuar nga Rama?!
Të marrë me qera vrasës e grupe bandash të mbetura mënjanë nga hesapet e Ramës?!
Të premtojë se Mafia do të ketë hise në lista deputetësh të Partisë Demokratike e të përfshijë emrat e tyre?!
Të garantojë Mafian ndërkombëtare se Shqipëria do të jetë plaçkë e tyre?!
520 mijë votues besuan sërish “logos Berisha” me gjithë ortekun kriminal përballë. Prodhimet partiake të guzhinës Rama i dhanë një dorë shefit pa bërë as 24 orë opozitë ndaj tij. Madje më shumë turreshin kundër PD. Kohën e mundësinë për të folur ende gjysëm të lirë këtyre zahmetlinjve sërish ua mundëson Berisha me rezistencën ekstreme. Sepse diktatura e ndërtuar nga Rama i kurdis prej kohësh sipas portofolit, mendimtarët pro e kundër. Po të mos kishin shkuar pas Ramës “opozitarët” e rinj zelltarë ekonomie, do të ishim sot pa Ramën. Të ikë Berisha me 520 mijë vetë që mbajtën një shteg demokracie ende në këmbë. Të ikë. Dhe pastaj do jetoni në shtetin Rama ku edhe shurrën nuk do e bëni dot pa lejen e tij.
Etiketa: berishaRama

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!
Editorial

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

12:53 - 16/10/26
Para
Lufta në Ukrainë, Kallas paralajmëron sanskione të reja nga Tirana: Rusia nuk do paqe

Lufta në Ukrainë, Kallas paralajmëron sanskione të reja nga Tirana: Rusia nuk do paqe

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Gjyqtarja Migena Laska bëhet palë me pushtetin, shkel të drejtat e të arrestuarve”
Aktualitet

“Gjyqtarja Migena Laska bëhet palë me pushtetin, shkel të drejtat e të arrestuarve”

20:42 - 19/10/26

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo, deklaron se nënkryetarja e Gjykatës së Tiranës, Migena Laska, është bërë palë me pushtetin duke...

Lexo më shumë
Protestuesit të irrituar hedhin fishekzjarre pranë selisë së PS-së, policia përdor plumba…

Protestuesit të irrituar hedhin fishekzjarre pranë selisë së PS-së, policia përdor plumba…

20:32 - 19/10/26
Shoqërime me forcë pranë selisë së PS, rrethim në hyrje të bulevardit dhe qendrës

Shoqërime me forcë pranë selisë së PS, rrethim në hyrje të bulevardit dhe qendrës

20:13 - 19/10/26
SKANDAL/ Policia futet me maska në oborrin e Katedrales Ortodokse, dhunojnë me shkopa gome dhe shkelma të rinjtë

SKANDAL/ Policia futet me maska në oborrin e Katedrales Ortodokse, dhunojnë me shkopa gome dhe shkelma të rinjtë

20:09 - 19/10/26
Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë

Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë

20:07 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com