GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Të japë dorëheqjen”, Balliu për Ramën: Duhen zgjedhje të jashtëzakonshme

12:57 - 14/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Të japë dorëheqjen”, Balliu për Ramën: Duhen zgjedhje të jashtëzakonshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu ka deklaruar se sulmi që po i bëhet protestës së 12 nëntorit është një provë e suksesit që ka patur.

Ai shprehet ndër të tjera së madhështia e këtij tubimi ka tronditur qeverinë dhe mbështetësit e saj.

Balliu thekson se “qeveria sot nuk ka as numrat, as moralin, as arsye për të qëndruar në pushtet”, e sipas tij për këto arsye duhet të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

“Sulmi ndaj protestës së 12 Nëntorit provë e suksesit të saj. Madhështia e protestës tronditi qeverinë dhe mbështetësit e saj. Në studiot dhe emisionet televizive, analistët e qeverisë u sulën si shtazë për të sulmuar protestën dhe të gjithë qytetarët që morën pjesë. Kjo jo vetëm që nuk mërzit qytetarët dhe opozitën, por përkundrazi mbushi zemrat e të gjithëve me shpresë. Nëse protesta do të ishte dështim askush nuk do ta vinte ujin në zjarr por do të shikonin punët e tyre.

Por protesta dha mesazhin e qartë dhe më të frikshëm për qeverinë: sot jeni PAKICË, sot jeni MINORANCË.

Në fakt nëse nesër ka zgjedhje Edi Rama ikën nga pushteti, madje as lojrat me votën se ndihmojnë dot, as bandat se ndihmojnë dot.

Për këtë arsye qeveria turri analistët e saj me dy teza; nuk kishte qytetarë në protestë dhe teza tjetër më qesharake ishte që ishte protestë e organizuar nga Putini.

Teza të tilla qesharake faktojnë mjerimin e qeverisë dhe analistëve të saj të blerë.

Imagjinoni kur të akuzon për lidhje me Putinin krahu i djathtë i Putinit që është Aleksandër Vuçiç!

Tani është detyrë e opozitës dhe e të gjithëve bashkë që fryma dhe fuqia e 12 Nëntorit të mbahet gjallë me një aksion politik që ruan, mbron dhe zhvillon të njëjtin standart të protestës.

Qytetarët duan ndryshim dhe këtë duhet ta ofrojmë, qytetarët duan përballje dhe këtë duhet ta mundësojmë.

Qeveria sot nuk ka as numrat, as moralin, as arsye për të qëndruar në pushtet. Ndaj sot qeveria duhet të japë dorëheqjen dhe ti hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Sëbashku në këtë rrugëtim jo të lehtë, pasi në fund të fundit po përballemi me një regjim, fitorja është e pashmangshme, fitorja është më domethënëse.

Durimi është një virtyt që duhet patur parasysh por durimi i tepërt kthehet në një armë për regjimin. Çdo gjë ka një limit ashtu edhe durimi ka një kufi. Dhe besoj që sot jemi në limitet e durimit dhe në fillimet e përballjes frontale. Vendi është nën një rrezik të madh dhe ne duhet ti dalim ZOT. Opozita ti dalë zot shqiptarëve, demokracisë, të ardhmes Europiane, ti dalë zot Shqipërisë”, shprehet ai.

Etiketa: Klevis Balliuprotesteqeveri

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Arrestohet analisti i njohur në Kosovë, policia jep detajet

Arrestohet analisti i njohur në Kosovë, policia jep detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com